Negociatat, ERE: Nëse CEZ nuk reflekton, s’ka kuptim rinovimi

anazapta

Enti Rregullator i Energjisë bëri të ditur se ka nisur negociatat me kompaninë CEZ shpërndarje, për të cilat është pajtuar një studio ndërkombëtare. Për këtë arsye ERE ka shtyrë në kohë vendimmarrjen për rinovimin e licencës së CEZ-it.

ERE nënvizon se në përfundim të procesit të negociatave do të merret një vendim për licencën e CEZ-it. Sipas Entit, nëse kompania e shpërndarjes nuk reflekton, nuk ka kuptim rinovimi i licencës.

ERE përfaqësohet në negociata nga konsulenti amerikan i cili tashmë ka përvojë në vendin tonë, “Pattom Bogs”. Negocimet me kompaninë çeke do të zgjasin 30 ditë, që nga data 16 kur ERE nisi procedurën për heqjen e licencës së CEZ-it, pas ndërprerjeve masive të energjisë që kjo kompani bëri në ujësjellësit e disa qyteteve.

Aktualisht importi i energjisë, që arrin në rreth 9 mln kah, po sigurohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila garanton se do të ketë energji pa ndërprerje për konsumatorët. Konsumi aktual i energjisë është rritur për shkak të uljeve të temperaturave, duke shkuar në 21 mln kwh. Pjesa tjetër e energjisë, krahas importit prodhohet nga hidrocentralet vendase.

(balkanweb)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *