Negociatat, Flecknestein: Shqipëria të bëjë detyrat e shtëpisë hap pas hapi

Leda Hysa

 

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein mbërriti mëngjesin e së hënës në Tiranë ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar në Tiranë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.

Fleckenstein u shpreh Shqipëria “Duhet të bëjë detyrat e shtëpisë, hap pas hapi”.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Ndërsa ministri Ditmir Bushati deklaroi se “duke u nisur nga precedenti që BE-ja ka vendosur me Malin e Zi dhe Serbinë, e dinim që do të ishte një vendim me afat kohor”.

“Një vit kohë mendoj se do të jetë i mjaftueshëm për punën përgatitore, që më pas të nisin zyrtarisht negociatat”, u shpreh Bushati.

Romana Vlahutin theksoi se vendi ka humbur shumë kohë në të shkuarën, por është e rëndësishme që Shqipëria ka bërë punë të madhe me reformën në gjyqësor.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *