“Me CEZ dhe avionë standardet e këtyre qibarëve blihen kollaj”

Leda Hysa
Finland EU Foreign Ministers

Në një intervistë për portalin kroat Jutarnji, ministri i Jashtëm hollandez, Stephanus Blok ka deklaruar gatishmërinë e vendit të tij për të asistuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut reformat për sundimin e ligjit.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një mundësi të vërtetë për t’u bashkuar me BE-në. Është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të procedojnë me reformat e sundimit të ligjit për të cilat Hollanda është e gatshme të ndihmojë në të dyja vendet për këtë proces – citohet ai.

Përpara se të hapë negociatat Shqipëria duhet të demonstrojë një angazhim të vërtetë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – shtoi ai.

Portali ResPublica ka një analizë mbi qëndrimin e Holandës, në të cilën bazuar te këto deklarime të z.Blok, shkruan:

“Shqipëria ka shpenzuar shumë energji dhe ka cenuar stabilitetin e vet me reformën në drejtësi, por kjo përpjekje nuk mjafton.

Edhe pse, për aq sa na kanë thënë këtë reformë e kanë mbështetur, madje urdhëruar SHBA dhe BE. Hollanda ka një tjetër mendim.

I bie që Hollanda të asistojë amerikanët dhe BE-në me një qasje kaq origjinale dhe cinike. Për Shqipërinë Blok ka një dhuratë interesante. Krimi dhe korrupsioni janë pasuri intelektuale ekskluzive e saj si temë diksutimi politik.

Jo-ja është patjetër e sigurtë në maj, ndonëse qeveria Berisha na mësoi se me CEZ dhe avionë standardet e këtyre qibarëve të BE-së blihen kollaj”.

 

l.h. / dita

Share This Article
15 Comments
  • Shume mire e ka Hollanda. Le te tregojne veten njehere spak dhe bkh. Te shohim pas hekurave ata qe kane rrjepur kete popull, dhe te futemi ne EU nga dera kryesore. Po te duan nuk vonohen shume sepse faktet jane sheshit.

  • Holanda kerkon qe qeveria shqiptare te luftoje korrupsionin,por kete nuk e pranon vete kryeministri Rama!
    Viktimat e korrupsionit jane qytetaret shqiptare,por qeveria ua ka mbyllur rruget per t’u ankuar,denoncuar te gjitha padrejtesite,shkeljet ligjore qe cojne ne korrupsion!
    Vete kryeministri Rama eshte dorezuar para kesaj situate,bile e nxit ate duke krijuar fantazmen e te ashtuquajtures “bashkeqeverisje me qytetaret”,qe vetem me qytetaret nuk ka asnje pune duke i lene ata ne meshiren e fatit!
    Ne 11.11.2017,ne takimin e perjavshem ne kryeministri me koordinatoret e bashkeqeverisjes,ka deklaruar se,

    -““Ne fakt, Platforma eshte nje inovacion qe ve teknologjine ne dispozicion te cdo individi dhe transformon nje here e pergjithmone zyrat e ashtuquajtura te marredhenieve me publikun neper institucione, duke krijuar nje nivel te ri pergjegjshmerie te shtetit dhe nje nivel komplet te ri marrje pergjegjesie te institucionit. Deri dje nese do merrnim perseri shembullin e zonjes Drizi, zonja do ishte pre e ecejakeve ne te ashtuquajtura zyra te maredhenieve me publikun, do shkruante letra qe nuk do i lexonte askush. Ne rastin qe do shkruante edhe ne kryeministri, do te merrte pergjigjen “drejtohuni tek institucioni perkates”, qe perseri nuk do pergjigjej dhe faktikisht sot do ishte pa pune”!
    Me kete deklarate,Rama jo vetem qe pranon rrenimin e shtetit ligjor,te administrates qendrore dhe vendore,por edhe i fsheh djallezisht keto me krijimin e organizmave ekstra ligjore e antidemokratike si :bashkeqeverisja…”!
    Sot shqiptaret ndodhen para nje administrate militantesh te pa afte e te korruptuar,se shteti ua ka mbyllur gojen te ankohen,vecse ne kryeministri ose ne gjykata!
    Keshtu eshte nxjerre jashte loje administrata vendore,pushtetin e te ciles e voton populli per t’u sherbyer atyre e jo per t’i trajtuar si kliente!
    Ne se “bashkeqeverisja ” do te ishte e efekshme,atehere si spjegohet qe asnje rast korrupsioni nuk eshte denoncuar,kurv korrupsioni ne Shqiperi ka rrenuar tere shtetin?
    Kjo verteton ate se “bashkeqeverisja…” ka sherbyer vetem per te seleksionuar denoncimet per korrupsion e asgje tjeter!

    Ne rastin e skandalit te tenderit te Unazes se Re,kryeministri Rama iu drejtua gazetareve se “Ku eshte ketu korrupsioni?”
    Si nuk e ka kuptuar ky kryeminister se qe te shpallesh fitues ne nje tender shteteror prej 40 milion euro per ndertimin e vetem 2 km rruge brenda qytetit,nje firme fantazem dhe me dosje te fallcifikuar,nuk qenka korrupsion?

    Po pas ketij pohimi skandaloz te kryeministrit,si heshten KLSH dhe Prokuroria e Pergjitheshme,qe nuk e kuptuan thenien e tij se ne kete forme duhet te jene zhvilluar te gjithe tenderat,koncesionet apo PPP para ketij tenderi skandaloz duke sekuestruar dhe hetuar te gjitha dosjet per 6 vjet?
    Si mund ta luftoje korrupsionin nje qeveri dhe nje kryeminister,qe ben sikur nuk kupton se kusht qenka akti korruptiv qe grabit miliona euro nga buxheti i shtetit sikur luhet play station?
    Korrupsioni ne Shqiperi ka rrenje te thella ndaj nuk mjaftohet lufta kunder tij me lojrat e fjaleve te nje kryeministri,qe i ka mbyllur gojen popullit te denoncoje korrupsionin ne te gjithe nivelet e pushtetit!
    Vetem nje shtet qe respekton qyterareet,qe zgjidh ankesat e tyre ne te gjitha qelizat e administrates e jo vetem ne kryeministri,mund ta luftoje korrupsionin!
    Ky shtet qe kemi sot eshte i kalbur deri ne rrenje dhe fajtori kryesor eshte kryeministri Edi Rama!

    • Zoti dentist dukesh qe je shqupist profesionist por vuan nga nje semundje ngjitese.” sindromi arvizu”
      .
      Sepse barazon kundravajtjet e Rames me krimet e Berishes.

      Plotesisht dakord qe Rama te shkoje ne burg..por “me rregull treshi” i bie qe bash-berisha duhet varur ne litar..
      .
      Ja o jaron kqyre nje pjese te vogel nga saga kriminale e berishajve
      Ndjese lexuesve per materialin e gjate…

      Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës
      Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
      Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
      Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
      Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
      Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve
      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
      Kabllogrami, Berisha afera me armët
      Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
      Agjent i UDB
      Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
      Bombardimi i Vlorës
      Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
      SHIK-u famëkeq
      Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
      Zhdukja e Remzi Hoxhës
      Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
      Trafiku i armëve
      Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
      Vrasjet e 21 Janarit
      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
      Vrasjet e Gërdecit
      Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
      Shitja e detit Greqisë
      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
      Skandali me rrugën Durrës-Kukës
      Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
      Grabitja e SHQUP-it
      Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
      Zhdukja e Kosta Trebickës
      13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
      Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
      5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
      Zhdukja e 1.3 miliard USD
      .3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
      Përplasja me SHBA për SHISH
      Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
      Shkarkimi i kreut të SHISH
      Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
      hkarkimi i Ina Ramës
      muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
      Spastrimet në Ushtri
      as kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
      Masakra në drejtësi
      Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
      52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
      Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
      20 ligje klienteliste
      Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
      Shitja e Albtelekomit
      . Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
      Fshesa në administratë
      Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
      Fahri Balliu
      15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
      Minierat
      29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
      Presioni ndaj Financial Times
      2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
      Spotet turistike
      Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.
      Arben Sefgjini
      5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
      Largimi i FMN
      23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.
      Lejet e ndërtimit
      26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
      Ligji i dosjeve
      16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.
      Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
      29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

      etj etj
      .———————
      pra, dakord qe Rama te shkoje ne burg..por “me rregull treshi” i bie qe bash-berisha duhet varur ne litar..

  • Hollandes duhet me i thane se sikur hollanda te bashkpunonte me drejtesine shqiptare do kishim ma shume drejtesi e ma pak korruption ! Kerkojme pra nga hollanda bashkpunim qe te mesojme si basha bleu si student nje shtepi disa qindra mije euros e si kjo nuk cuditi askkend ne Hollande! As noterin , as banken qe i dha kishe nje kredit, as shtetin Hollandez qe nuk u cudit per cfzre ´kolarealé dha ky si garanti bankes ..,
    Kjo do do ishte hjeja qe do ndihmoje shume shqiperine edhe drejtesine, po sifomos luften kunder korruptionit mbasi keni shume arsye se ato pare eshte pare te korruption , qe shteti hollandez po ndihmon me pasttuar atje!

  • Si mund t’i kerkohet Europes te hape negociatat me Shqiperine,kur vete qeveria shqiptare i ka mbyllur me kohe “negociatat” me popullin,sa qe nuk i degjon e zgjidh ankesat e qytetareve asnje institucion vendor e qendror vecse ne kryeministri?
    Ne cilin vend te botes shkon qytetari te ankohet per nje padrejtesi te bere nga zyrtaret e shtetit dhe te mos e degjoje njeri ose te tallet akoma me keq me ate duke i thene se “ankesen tende do ia delegojme atij per te cilin je ankuar ti”,sic ndodh mr pushtetin satrap te Rames?

    Cfare negociatash kerkojne te hape Europa me Shqiperine,kur vete kjo qeveri ka nje administrate te pa afte e te korruptuar?

    Doni fakte?
    -Ja faktet:
    -Para 4 muajsh Babka Boterore ne raportin e saj,per Shqiperine deklaronte se gati gjysma e bizneseve jane informale dhe se 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
    Keto shifra skandaloze,te mjaftueshme per te rrezuar cdo qeveri ne bote,verteton se ketu mungon shteti ligjor ,administrata nuk i nenshtrohet ligjit,por “maliqit” dhe se eshte e pa afte edhe e korruptuar!
    Keto shifra tregojne se sa dem kolosa i eshte bere arkes se shtetit,se keto biznese kryejne kontrabande,nuk i paguajne taksa e tatime shtetit dhe nuk derdhin kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore!
    Per mijra e mijra te punesuar ne te zeze,nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas!
    Ketyre shifrave skandaloze u vine ne ndihme edhe te dhenat qe jep INSTA-i,qe ne Shqiperi 23% e te punesuarve punojne ne biznese private dhe 77% ne shtet!
    Kjo verteton edhe ate se ka deshtuar sistemi politik dhe ekonomik,qe pas 30 vjet kapitalizem,ne Shqiperi akoma shumica dermuese e qytetareve punojne ne shtet e jo ne privat,sic duhet te ndodhte realisht!
    Me keto shifra katastrofike eshte turp,qe nje qeveri te tentoje te futet ne BE,ne vend qe t’i thote popullit hapurse eshte e pa afte ose e korruptuar per te qeverisur!
    Ne se deri me sot kryeministri Rama,autori kryesor i kesaj gjendjeje alarmante ne qeverisjen e vendit,nuk e ka kuptuar deshtimin e tij dhe nuk del askush per t’i thene “NDAL” autoritarizmit te tij agresiv e feudal,atehere popullit shqiptar i mbetet si zgjidhje vetem te marre rruget e emigrimit masiv!

  • Holanda vendi i b,,, q,,,. vendi i droges, Shqiperin e shef si si lojtar shume te fuqishë ne fushen e furnizimit me droga. Ndaleni drogen ne Holand hapet dera per ne BE..Holanda jeton me tregetin e dorges. 50 perqin e poullsis ehte e droguar 20 perqind jeton me shitjee trupit neper cepa te rrugeve. Holanfa nuk e meriton te jete ne BE!

  • Ktyre legenave si Ram mjelloshi e Bash gjumashi nuk i leverdis te hyjm dhe nuk kemi per te hyr kto i hedhin hi syve shqiptarve te gjor dhe kujtojn se gjith europa nuk shohin qe kto po lodhen duke vjedhur sheshit me tender ,qeverria e Ramutit na doli me e degjeneruar se e sali serbit ulkonjat shqiptare qe po cfarosin popullin shqiptar nga shqipria jan PS-PD -LSI ,

  • Po nuk u bllokuan gjithe Koncessionet dhe PPPte e kota qe celesat e hambarit te shqiptareve ja dorzojne Oligarkeve te Rames,qeveria e Hajduteve te popullit,nuk duhet te pranohet jo ne Evrope,por as ne Afrike.

  • @ Holandezi digital – respekte, megjithe keto te dhena (nuk e ve ne dyshim qe i ke te bazuara e te dokumentuara) do te sugjeroja te ngreni padi kunder Sali Berishes, Lulzim Bashes e gjithe personave qe liston. Te drejten e padise ta garanton ligji.
    @ Dentisti bani – mire edhe ju te paraqisni “bemat” socialistave qe dihet jane te se njejtes “cilesi” sasi e numer (same shit ) me ato qe paraqiti i nderuari ‘holandezi digital’ edhe ju mund te ngreni padi.Dhe qe te dy nuk do jeni na krimba forumesh si ne,por do jeni Heronj!!!
    Edhe 1x respekt per holandezin digital!

    • @ astrologu i katunit!
      Faktet qe kam dhene me siper nuk i shpika une,por jane zyrtare si nga BB edhe INSTAT-i,prandaj jane keto institucione qe kane denoncuar keto shifra skandaloze!
      Nga ana tjeter me rastin e skandalit te tenderit te Unazes se Re ishte vete kryeministri Rama,qe ka pranuar se ai tender nuk eshte korruptiv,gje qe pranon se edhe tenderat e meparshem,prej 6 vjetesh te qeverise se tij duhet te jene bere po keshtu si ky i Unazes se Re!
      Cfare duhet me teper qe SPAK-u te sekuestroje te gjitha keto te dhena ne burim,e jo nga komenti im dhe te filloje hetimin qe nga kryeministri Rama?
      Per cfare na duhet heroizmi ne,kur kete nuk e bejne organet e specializuara te shtetit shqiptar?
      Te fala edhe holandezit tend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *