Edhe Holanda si Franca, tre mocione bllokuese për Shqipërinë 

Edona Llukacaj

Qëndrimi i Francës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë  deri të paktën në vitin 2020 e pasi vendi jonë të përfundojë reformat është përforcuar edhe nga Holanda.

Paraditen e të enjtes në parlamentin holandez, tre deputetë kanë depozituar tre  mocione bllokuese për çeljen e negociatave BE- Shqipëri. Mocionet i kërkojnë qeverisë të votojë kundër në mbledhjen e 17-18 Tetorit, madje edhe kundër çeljes me kushte siç propozon Gjermania. Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Strasburg, Holanda nuk do të përfaqësohet ne rang ministri pasi shefi i diplomacisë holandeze do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin.

Holanda do të përfaqësohet në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit.

Megjithatë ka ende shpresë që qeveria e Holandës në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE të mbajë një qëndrim më të moderuar nga ai i parlamentit.

Holanda është shprehur se nuk do të vendosë veto nëse Gjermania dhe Franca do të thonë po./ TCh

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Sa kohe qe ne shqiperi vazhdojne te jene aktiv ne politike kriminele dhe te korruptuar qe nuk jane denuar ende si edvin rama sali rama berisha ilir qelbesira meta dhe lulush bq basha keto shtete kane te gjithe te drejten e botes te mos na hapin driten jeshile

  • Urime opozies shqiptare,nese vertet eshte per te uruar.se ka arritur qellimin e eprcaktuar me “program” antikombetar e antishteteror e,Per keq ndihmuat,po kur ishit ne qeverisje,prap per keni punuar shume, shqiperine dhe shqipt aret I sollet ne sit uate kaosi,i var fruat,i vodhet,i shtypet dhe I vrate.Tash me gjitha forcat,mos leni Shqiprine ne integrim nderkombetar.Kjo vertet eshte “merite” e juaja opozitare.

    • Hahaha foli edhe nje bythelepirese e pushtetit.
      Me nje fjale e ka fajin opozita kur deshton qeveria qe e ka timonin dhe tepsine te gjithe vete. Sipas kesaj llogjike te dhjere kur deshtonte PD e kishte fajin PS????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *