“Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Kështu është shprehur eurodeputeti Eduard Kukan në një prononcim për ATSH, lidhur me atë çka e pret Shqipërinë pas marrjes së rekomandimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Ai tha më tej se e ka mirëpritur dhënien e këtij rekomandimi pozitiv për Shqipërinë, duke shtuar se tashmë vendi duhet të vijojë reformat për çeljen e negociatave.
“Unë e mirëprita dhe mbështes rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave”, shtoi Kukan.
l.h/ dita

Hahaa ,
se si em duket Ceku mne rolin e nji mashtrusi !
Komik ,
klloun,
vetironik ,
karagjoze.
Komunisti Eduard Kukan inkurajon enveristin Edi Rama per te prangosur socialistin Saje Qorri dhe “Peshqit e Medhenj” pas tij qe te eci perpara reforma ne drejtesi,
CFARE GALLATE BOLSHEVIKE!
Ja nje nga frazat tipike shabllon qe perdorin zyrtaret e Brukselit. Gjithmone me “Duhet” brenda.
Edhe Ezopi do ta kish zili gjuhen e tyre!