Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në dalje të Komisionit të Jashtëm, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me negociatat me Greqinë. Bushati ka thënë nuk ka marrëveshje për ndryshim kufijsh, por për një proces teknik për mirëmbajtjen e piramidave tokësore.
“Po diskutojmë me palën greke. Opinioni publik është informuar. Kemi një marrëveshje në diskutim dhe 2 projekt marrëveshje një për piramidat dhe një për menaxhimin. Është një komunikim institucional, kemi shkuar përtej detyrimeve që cakton ligji. E kam thënë që s’ka arsye për protagonizëm. Jemi pjesë e një ekipi”, tha ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
I pyetur për rolin e presidentit Meta dhe për firmosjen e një marrëveshjeje, Bushati ka thënë se presidenti e ka dhënë autorizimin dhe se me dosjen voluminoze po merren ekspertët.
“Këtë që ju thoni unë se di. Unë di që shteti shqiptar funksionon mbi rregulla. Presidenti për çështjen e marrëveshjes ka lëshuar një autorizim për Ministrin e Jashtëm, kemi përgatitur aktin e plotfuqisë. Delegacioni përfaqëson interesat e shtetit shqiptar. Ka një dosje voluminoze mbi 1 mijë faqe që janë pjesë e punës së ekspertëve. Për çdo proces të ngjashëm flasim në një zë”, vijoi Bushati.
Bushati ka thënë se nga Partia Demokratike po dezinformon publikun. Ai iu referua deklaratave për Çamërinë, e atyre për pikat e naftës në det.
“Ka shumë dezinformim sidomos nga PD. Flitet për kilometra katrorë det, për zona potencialisht naftëmbajtëse, për fshirje të nocionit të çështjes çame, është e qartë që ka një tentativë të orkestruar për ta mbajtur këtë marrëdhënie në tension. Jemi të vendosur për ta mbajtur këtë deri në 1. Kemi një plus në raport me Greqinë, kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që na thotë qartë çfarë s’duhet të bëjmë. I kemi qëndruar konform këtij vendimi. S’duhet ta ushqejmë opinionin publik me iluzione. Greqia s’ka humbur asnjë luftë me ne, as ne me ata”, tha ministri.
Bushati tha gjithashtu se nuk ka një marrëveshje për ndryshim kufijsh, por nga ana tjetër nuk dha afate. I pyetur për deklaratën e Hahn se negociatat me Greqinë do të mbyllen brenda dy javësh, Bushati tha se ky proces kërkon kohë.
“I vetmi që bën sikur se ka kuptuar është Berisha, s’bëhet fjalë për ristrukturim kufijsh. Janë aktet ndërkombëtare, bëhet fjalë për një proces teknik për mirëmbajtjen e piramidave. Kemi një marrëveshje të ngjashme me vendet e tjera kufitare. Ligji është i qartë. Për çdo raund bisedimesh, në momentin që do të mbyllen negociatat në planin teknik, kërkojmë autorizim nga Presidenti për të nënshkruar marrëveshje. Negociatat s’kanë përfunduar. Nuk e konfirmoj dot që mbyllen brenda dy javësh, procesi kërkon kohë”.
o.j/dita

në të tëra këto brroçkulla që ka folur ministri ynë dhimitër,nuk më duket asnjë e saktë!!të gjitha lumë i i pastër sa ai i lanës!!
““Po diskutojmë me palën greke. Opinioni publik është informuar.—–po ,por nga ministri grek dhe jo nga loloja jonë dhimitër dhe as nga palloshi K/ministër!!— Kemi një marrëveshje në diskutim dhe 2 projekt marrëveshje një për piramidat dhe një për menaxhimin. Është një komunikim institucional, kemi shkuar përtej detyrimeve që cakton ligji. E kam thënë që s’ka arsye për protagonizëm. —–kjo puna e mungesës së protagonizmit nuk po na pëlqen o zagar!!e di përse??sepse ju për çdo pordhë që ju de,për rrugë që keni ndërmënd ti bëni,për armatim që blini,mortaja 60mm,për brekë e kanatjere që ju falin ju bëni protagonizëm sikur të kishit fituar kampionatin botror të shteteve me mirqënjen më të lartë!!përse tashti nuk po bëni protagonizëm??çfar ju pengon??——Jemi pjesë e një ekipi”
“për fshirje të nocionit të çështjes çame,”nuk është dezinformim i PDsë mor dobiç!!janë grekët që po ta thonë nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër!!
pra është pala tjetër që është në bisedime!!
“Nuk e konfirmoj dot që mbyllen brenda dy javësh, procesi kërkon kohë”.????????
deri dje na çatë trapin se po vonoheshin??na çatë trapin se meta ju morri nja dy javë!!deri dje po nxitonit sikur të kishit nemcen pas,sot na dilni me “procesi kërkon kohë”!!
ku fshihet lepuri??
apo në ferrën e kundërt nga ajo që po ju sulmojnë këto ditët e fundit,këta analistët??
tërë këto sulme,aspak normale,për shqipërinë e medjes bythëlëpirëse,partiake,e kanë një prejardhje!!
nuk janë ashtu si po paraqiten!nuk janë “një kritikë miqësore”!
këto janë shantazh i pastër!!
jan shantazh nga ata analistë që nuk e kanë hapur gojën pikërisht për këtë çështjen e marrveshjes me gërkun!!
pisllëk mimistër,mos u përpiq ta quash si propagandë e PDsë!!ata i keni bashkpunëtorë në tradhëti!!
ata po ju ndihmojnë që të shuani çdo lloj zëri në mbrojtje të shipërisë,duke pranuar se dezinvormojnë popullin!!
Marreveshje per mirembajtjen e piramodave??? Ore po qekur problemi paskan qene piramidat?
PD dizinformon ndersa cuni i Sulo kriminelit nuk informon e refuzon te informoje. Kujt ti besojme dhe pse ti besojme? Perse gjithe ky presion per te mbyllur sa me shpejt marreveshjen, duke perdorur edhe shokun Hahn? Ai beri te njejtin presion edhe Greqise shoku Hahn?
Marreveshje per mirembajtjen e piramidave??? Ore po qekur problemi paskan qene piramidat?
PD dizinformon ndersa cuni i Sulo kriminelit nuk informon e refuzon te informoje. Kujt ti besojme dhe pse ti besojme? Perse gjithe ky presion per te mbyllur sa me shpejt marreveshjen, duke perdorur edhe shokun Hahn? Ai beri te njejtin presion edhe Greqise shoku Hahn?
U
kryshit bac !?