Negociatat me Greqinë, Meta letër Ramës dhe Bushatit: Kërkesa e paqartë

DITA Online

 

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot letrën që i ka dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, pas kërkesës që ky i fundit i bëri për të autorizuar plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë.

Meta i kërkon detaje më konkrete Bushatit për negociatat, ndërsa vë në dukje se kërkesa nuk përkufizon qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi.

Ndërkohë në orën 13:00, kreu i shtetit do të ketë edhe një konferencë për shtyp për këtë çështje.

 

Letra e plotë e Presidentit Meta:

 Lënda:                       Mbi kërkesën nr. 2428 prot, datë 13.02.2018 “Kërkesë për autorizim negociatash me palën greke”.

Drejtuar:                  Zotit Ditmir BUSHATI

                 MINISTËR I EVROPËS DHE PUNËVE TË JASHTME

Për Dijeni:               Zotit Edi RAMA

                   KRYEMINISTËR

 

I nderuar Zoti Ministër,

Nëpërmjet shkresës suaj nr. 2428, datë 12.02.2018, u njoha me kërkesën për “Autorizim negociatash me palën greke”.

Presidenti i Republikës, vlerëson angazhimin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme për të nisur negociatat për një marrëveshje të re ndërshtetërore për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë. Bashkëpunimi i hapur dhe i ndërsjelltë është në themel të parimit të fqinjësisë së mirë.

Presidenti i Republikës, është i bindur se delimitimi i hapësirave detare me Greqinë, është në interesin më të mirë të vendit tonë në të gjitha aspektet, si në drejtim të ushtrimit të sovranitetit dhe juridiksionit kombëtar, ashtu edhe në drejtim të sigurisë, dobisë ekonomike, politike, sociale, etj.

Në këtë kontekst, zgjidhja për ndarjen, përdorimin dhe shfrytëzimin racional, efektiv dhe në mënyrë sa më të drejtë e të barabartë të hapësirave detare dhe burimeve të tyre me Republikën e Greqisë, duhet të vijë përmes një emëruesi të përbashkët midis dy vendeve.

Theksoj, se është e detyrueshme që çdo zgjidhje të respektojë parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, detyrimet e vendosura për zbatim nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15.04.2010, kuadri ligjor i brendshëm, aktet ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, si dhe duke patur parësor interesin shtetëror.

Nga shqyrtimi i kërkesës së paraqitur, për Autorizim negociatash me palën Greke, konstatohet se;

  1. 1.      Kërkesa nuk përkufizon qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi.

Shkresa nr. 2428 prot, datë 13.02.2018, që në “Lëndë”, është e paqartë, pasi sipas saj objekti është “Përcillet kërkesë për autorizim negociatash me palën Greke” dhe ky përkufizim nuk parashikon, se cili është objekti konkret për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi dhe nuk reflekton detyrimet që rrjedhin nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 10.04.2010.

Së pari, duhet evidentuar se kjo kërkesë është e përbërë gjithsej nga një kërkesë e vetme (gjithsej 4 – fletë) dhe nuk përmban asnjë dokument shoqërues apo shpjegues bashkëlidhur.

Nga shqyrtimi tërësor i kërkesës rezulton se ajo nuk shpreh në mënyrë të qartë dhe eksplicite titullin e marrëveshjes dhe objektin konkret për të cilin shteti shqiptar kërkon të hyjë në negociata zyrtare me shtetin grek.

Përcaktimi i saktë dhe pa asnjë ekuivok i titullit të marrëveshjes dhe objektit të negociatave, në proceset e diskutimeve negociuese ndërkombëtare me qëllim lidhjen e një marrëveshjeje të kësaj natyre është kushti themelor që duhet të plotësohet, dhe mbi të cilin lëshohet Autorizimi për Plotfuqi nga Presidenti i Republikës.

Vetëm duke përcaktuar objektin e saktë të negocimit, grupi negociator legjitimohet për të zhvilluar diskutime brenda objektit të tij.

Në pjesën hyrëse të shkresës citohet se :

Delitimimi i hapësirave detare me fqinjët nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe mbetet një çështje e rëndësisë prioritare për vendin tonë”.

Ndërkohë në faqen 3 të kërkesës suaj, parashtrohet se:

“Delitimimi i hapësirave detare është përfshirë dhe në paketën e çështjeve të hapura mes dy vendeve të diskutuara në kuadrin e mekanizmit dypalësh”….  “Nisur nga sa më sipër me palën greke është rënë në parim dakord për të negociuar një marrëveshje të re për të delitimuar hapësirat detare sipas një ndarjeje të drejtë për palët. Diskutimet e deritanishme për çështjen e delitimimi të hapësirave detare nevojitet të konkretizohen me negociata mes palëve”.

Në paragrafin e fundit të faqes 3 të kësaj kërkese parashtrohet se :

“Synimi i negociatave teknike me palën greke do të jetë:

  • Negocimi dhe finalizimi i një marrëveshje të re për delitimimin e të gjitha hapësirave detare të përcaktuara për të Drejtën e Detit me koordinata gjeografike; Detin Territorial, Zonën Ekskluzive Ekonomike dhe Shelfin Kontinental”.

Në lidhje me këtë që ju citoni, gjithçka që është vlerësuar nga qeveria se duhet të negociohet nuk mundet që t’i kërkohet autoritetit më të lartë, duke përdorur terma të tillë si “synim”, por qartësisht sipas Kushtetutës dhe ligjeve, kërkesa për Autorizim duhet të jetë e shprehur ekzaktësisht mbi titullin e marrëveshjes dhe objektin e saj.

Për më tej në kërkesën për Autorizim për Negocim, do të duhej të përfshiheshin edhe hartat analoge dixhitale, si instrumente negociuese teknike parësore që pasqyrojnë realitetin gjeografik të hapësirës që delimitohet.

Në paragrafin e parafundit të faqes 4 të kërkesës suaj, citohet edhe një fakt tjetër, ku ju parashtroni se :

“Arritja e marrëveshjes do të shërbente paralelisht dhe për plotësimin e kuadrit ligjor ndërkufitar tokësor me lidhjen e Marrëveshjes për Piramidat Kufitare dhe Marrëveshjes për Zgjidhjen e Incidenteve Kufitare të cilat janë kërkuar për dekada me radhë nga pala jonë, por që nuk kanë patur reagim pozitiv të palës Greke. Kjo paketë marrëveshjesh do të zgjidhte njëherë e mirë problematikat ndërkufitare mes dy vendeve dhe do të rrëzonte çdo lloj pretendimi territorial që mund të ekzistojnë në të dy vendet”.

Lidhur me këtë paragraf të letrës suaj, të sqarohet qartë se për çfarë pretendimesh konkrete territoriale bëhet fjalë?, cila palë i ka shfaqur ato, në ç’mënyrë, në çfarë kohe, dhe a ka qenë kjo çështje objekti i diskutimit eksploratore diplomatike që janë realizuar përpara paraqitjes së kërkesës për negocim dhe kërkohet që nga ju me prioritet të vihet në dispozion të Presidentit të Republikës, i gjithë informacioni që dispononi në lidhje me këtë çështje?

Për më tepër, nga shqyrtimi tërësor dhe analitik i objektit të kërkesës, konstatohet se janë të paqartë elementët konkret të objektit të negocimit.

Gjykata Kushtetuese në pikën 82.3, ka përcaktuar një detaj të rëndësishëm që ndikon në përcaktimin e objektit konkret të negocimit.

Gjithashtu është i paqartë objekti i negocimit, edhe sa i takon pjesës ku puqen hapësirat detare ndërmjet tre shteteve (Itali-Greqi-Shqipëri), pasi kjo mund të kapërcente kufijtë e këtij autorizimi negocimi dypalësh.

Si konkluzion, përcaktimi i qartë i objektit të negocimit dhe vënia në jetë e detyrës së marrë nga grupi negociator që formalizohet në aktin e Autorizimit për Plotfuqi që Presidenti i Republikës lëshon nëpërmjet delegimit është një kërkesë e qartë e neneve 3, 4, 7 dhe 92/ë, të cilat shpjegohen gjerësisht në mënyrë shteruese në Vendimin nr. 15/2010, të Gjykatës Kushtetuese ku ndër të tjera në pikën, 37, përcaktohet se :

“37.Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë.Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim. Në çdo rast, negocimi dhe lidhja e marrëveshjes duhet të bëhet brenda kufijve të përcaktuar në plotfuqinë e dhënë nga organi kompetent. Në këtë mënyrë, për çdo ndryshim, shtesë apo zvogëlim të objektit të negocimeve, përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë të detyruar të kërkojnë marrjen e një plotfuqie të re ose ndryshimin, shtesën apo zvogëlimin e objektit të plotfuqisë së dhënë, duke respektuar parimin e shtetit të së drejtës”.

Në përfundim, duke iu referuar standardit Kushtetues, të hierarkisë së zbatimit të normës, parashikuar në nenin 4, dhe 116 pika 1 të Kushtetutës, dhe mbështetur në parashikimet e pjesës arsyetuese të Vendimit nr. 15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, në krahasim me çfarë parashtrohen në kërkesën Tuaj, rezulton se nuk është përcaktuar qartë objekti i kërkimit për negocim për të cilin i kërkohet Presidentit i Republikës Autorizim për Plotfuqi.

Objekti i saktë i tagrit të përfaqësimit që do të delegohet duhet të  jetë i specifikuar në këtë akt që Presidenti i Republikës duhet të lëshojë, dhe mbi të cilin grupi negociator i mandatuar duhet të veprojë gjatë negociatave.

Paqartësia e objektit konkret të negocimit për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi nga Presidenti, evidentohet edhe më tepër, pasi kërkesa e paraqitur nuk është e shoqëruar as me tekstin e projekt-marrëveshjes dhe as relacionin shoqërues, kërkesë kjo e nenit 6, pika 3, germa “c”, të ligjit nr.43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, ku citohet se:

 “c) në rastet e përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, kërkesa për lëshimin e plotfuqisë i drejtohet autoritetit kompetent për lëshimin e autorizimit nga institucioni që ka iniciativën për lidhjen e marrëveshjes, të shoqëruar nga teksti i projektmarrëveshjes dhe një relacion shpjegues.”

Për më tepër, në kërkesën e paraqitur për autorizim negociatash me palën Greke, në faqen 3, citohet se :

Prej vitit 2014 e deri më sot janë zhvilluar disa diskutime eksploratore, në nivel diplomatik me palën greke për zgjidhjen e kësaj çështjeje…”.

Në përgatitjen e qëndrimeve të palës sonë për këtë çështje janë mbajtur parasysh parimet e Konventës për të Drejtën e Detit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, legjislacioni ynë i brendshëm për kufijtë detar dhe analiza e brendshme”.

Nga sa më sipër, konstatohet aktivizimi edhe i instrumenteve të karakterit teknik përveçse politik në fazën përgatitore që i paraprijnë hyrjes në negociata, e për rrjedhojë dhe kërkesës për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.

Ndaj, është e nevojshme që dokumentet që shoqërojnë kërkesën tuaj, të përcillen pranë institucionit të Presidentit dhe të përmbajnë edhe një informacion shterues mbi materialet apo minutat e diskutimeve eksploratore me palën greke si dhe në mënyrë të veçantë analiza e brendshme e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me këtë çështje, si dhe personat dhe funksionet e tyre, që e kanë kryer këtë analizë.

Si përfundim, nga sa konstatohet më sipër në lidhje me objektin e saktë të negocimit, Presidenti i Republikës, konkludon se:

–      Të qartësohet në mënyrë të mirëpërcaktuar objekti i kërkesës për negocim, duke përmbushur të gjitha mangësitë e konstatuara, si dhe të paraqiten informacionet shtesë të kërkuara.

  1. 2.            Në kërkesën e paraqitur lidhur me përbërjen e grupit negociator referohet se:

 “Pas autorizimit Tuaj, do të ngrihet me Urdhër të Kryeministrit Grupi Negociator”, i cili do të negociojë marrëveshjen e re me palën Greke. Në këtë grup negociator të përfshihen përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Forca Detare, Institucioni i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Brendshme”. 

Në lidhje me këtë çështje, Gjykata Kushtetuese në Vendimin nr. 15/2010, në pikën 36, ka përcaktuar qartë se:

36. Presidenti i Republikës është përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar në marrëdhëniet me jashtë, në kuptim të nenit 86/1 të Kushtetutës dhe ka autoritetin për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare si përfaqësues legjitim i shtetit, sipas nenit 92/ë të Kushtetutës. Nga kjo rezulton se, ose ai vetë duhet të kishte marrë pjesë në lidhjen e marrëveshjes ose, nëpërmjet plotfuqisë, duhej të kishte autorizuar grupin negociator për këtë qëllim.”

Mbështetur në parashikimet e nenit 92/ë, të Kushtetutës, dhe Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15/2010, në të cilin është qartësuar mënyra se si Presidenti e ushtron të drejtën për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare konstatohet se :

–      Përbërja e grupit negociator sa i takon institucioneve të përfshira nuk është e plotë, dhe

–      Mungesa e përcaktimit nominal të delegacionit krijon hapësirë që të mos përmbushë standardet për nivelin e njohurive të kërkuara apo, nuk jep garancitë e nevojshme për integritetin moral dhe profesional për të marrë pjesë në negociata kaq të rëndësishme për shtetin shqiptar.

Nga sa më sipër, rezulton se;

Së pari, grupi negociator që do të realizojë negociatat, duhet të përfaqësojë ekspertizën më të thelluar dhe më të mirë profesionale në të gjitha fushat në interes të negocimit, me qëllim që niveli i përfaqësimit të Shtetit Shqiptar dhe mbrojtja e interesave të tij të realizohet në lartësinë e kërkuar nga interesat e vendit.

Në funksion të realizimit të objektivave të negocimit dhe të ekspertizës, do të duhet të merret në konsideratë dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve të tjerë veç atyre të cituar në kërkesë të tilla si Akademisë së Shkencave, Agjencisë së Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), Universitetit të Tiranës, Akademisë së Albanologjisë, Institutit të Arkeologjisë, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës, etj.

Së dyti, kërkesa për dhënien e Autorizimit për Plotfuqi, siç rezulton nga kërkesat e Kushtetutës, Vendimit nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, ligjit nr. 43/2016, por edhe nga praktika tashmë e konsoliduar në këtë drejtim, duhet të përcaktojë qartë se cila do të jetë përbërja nominale e grupit negociator, pra jo vetëm me emërtesat e institucioneve, por dhe emrat konkret të personave dhe funksionet dhe profesionet që ata përfaqësojnë.

Në kërkesë nuk përcaktohet se kush do të jetë personi që do të udhëheqë Grupin Negociator, gjë që është tepër e rëndësishme nisur nga përvoja jo pozitive në të kaluarën.

Kërkesa për pajisjen me autorizim, duhet të shoqërohet detyrimisht me listën nominale të emrave konkret përbërjes të grupit negociator, shoqëruar me CV përkatëse, që do të krijonte mundësinë e vlerësimit të përmbushjes së kritereve të integritetit moral dhe profesional që krijojnë besimin tek Presidenti i Republikës, për t’i dhënë besimin që ta përfaqësojnë atë në këto negociata.

Për nga rëndësia e kësaj marrëveshjeje dhe njohuritë e veçanta që kërkohen në këtë fushë, Presidenti i Republikës nuk është informuar nëse, deri në këto momente, është këshilluar ekspertizë e jashtme dhe nëse synohet të merret një e tillë gjatë procesit të negocimit për këtë marrëveshje.

Për sa më sipër, në formën e paraqitur, kërkesa lidhur me grupin negociator dhe përbërjen e tij është jo e plotë dhe e pabazuar në Kushtetutë, Vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, praktikës së mëparshme.

Plotësimi i mangësive të konstatuara  në lidhje me grupin negociator dhe përbërjen e tij është kusht i domosdoshëm në vlerësimin e kërkesës për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.

  1. 3.      Çështja e standardeve dhe metodologjisë të përdorshme për negocim.

Në kërkesë fq 2-3, parashtrohet se:

  • Delimitimi i vitit 2009 ishte rezultati më minimal që mund të arrinte vendi ynë me Greqinë;
  • Nevojitet lidhja e një marrëveshjeje të bazuar në një parim të ri delimitimi.Parimi i barazlargësisë shërben si pikënisje për korrektimin e vijës delimituese në favor të palës sonë. Për këtë qëllim nevojitet aplikimi i parimit barazlargësi me korrektim;
  • Delimitimi i ri duhet të sjellë përfitim në hapësirat detare të Shqipërisë. Përfitimi në hapësirën e Detit Territorial, do të ishte më i favorshëm sepse në këtë hapësirë detare ushtrohet sovranitet i plotë në det, tabanin e detit dhe hapësirën ajrore mbi të, ndërsa në Shelfin Kontinental dhe ZEE vendi ynë do të përfitonte zgjerimin e të drejtave sovrane (shfrytëzim burimesh që ekzistojnë në këto hapësira, por jo sovranitet të plotë).

Lidhur me sa më sipër, bazuar dhe në pikat 82.1, 82.2, 82.3, 82.4, 86, 90, 92, 95, 96  dhe 98 të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15/2010, kërkesa e paraqitur do të duhej të shoqërohej me përcaktimin e qartë se në cilën pjesë të hapësirës detare të vijës së delitimit do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte dhe ku parimi i barazlargësisë me korrektim, duke saktësuar gjithashtu se cilat janë momentet konkrete që kërkojnë negocim dhe janë objekt i mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve.

Përmbushja e kësaj detyre do të qartësonte objektivat, metodologjinë dhe parimet që do të përdorte grupi negociator, për përcaktimi e një kufiri detar në përputhje me Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit, praktikën Ndërkombëtare, Kushtetutën, vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha në interesin më të mirë të Shqipërisë.

Saktësimi i hapësirës konkrete detare të përdorimit të parimit të “Ekitesë”, është thelbësor për arritjen e një marrëveshje të drejtë siç ka arsyetuar Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nr.15/2010.

Presidenti i Republikës vlerëson se;

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, detyrimeve të vendosura për zbatim nga Vendimi nr.15, datë 15.04.2010, të Gjykatës Kushtetuese, kuadrit të brendshëm ligjor, akteve ndërkombëtare ku Shqipëria është palë dhe në interes parësor shtetëror, përmbushja e kritereve, kërkesave, të parashtruara e të konstatuara më sipër, përbën domosdoshmëri kushtetuese për marrjen e vendimit për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi, të kërkuar me shkresën nr. 2428 prot, datë 13.02.2018.

 

a.s/dita

Share This Article
22 Comments
  • Bravo qirjo Metaqis .
    Ke shume detyrime ndaj Greqise .
    Bej ate qe duhet sepseee he-hee ti hoqem Maskat
    te te shikoj shqiptari se cili je .mos harro .
    Gerrqia eshte edhe atdheu i arabeve ,turqeve ,somalezeve etj .
    Dhendaxi malaga .

    i joti perjete qirius janullatos .

  • Vleresoj Gazetadita.al! Si ka mundesi qe akoma eshte president i Shqiperise? A nuk e dine te gjithe ne vendin tone te hajduteve,se kush eshte Likja? Floriri i thone! Do te vazhdojme qe Sala dhe Luli hajdte dhe vrases tradhetare te turbullojne jeten e shqiptareve! Pse nuk e padisni Liken per shkelje kushtetute?!S;ka pune hajduti-president te dije listen! Ai vetem miraton kerkesen e ministrit te jashtem per bisedime reth nje ceshtje te caktuar! Tragj-komedia shqipatre vazhdon! Edhe per sa kohe? Per sa kohe eshte ne politike Sala dhe Luli dhe ish garda e hajdteve saliniane! Per sa kohe Meta do te jete jashte burgut bashke me Monen dhe ish ministrat e tyre!

    • o syçkë
      a e lexove të gjithën??
      përse nxitohesh kaq shumë moj syçkë??
      nëse një njeri me mënd do që të mos përfundojë në burg!?nuk firmos me sy mbyllur!!
      këto bisedime bëhen në emër të presidentit dhe jo të K/ministrit!!
      pastaj për ne si popull një përplasje e tillë është me leverdi!!nuk lihet në dorën e një personi e gjithë kjo punë!!
      kështu lali,ti lëmë mënjanë interesat personale që mund të ketë meta,dhe të përfitojmë ne!!
      do të ketë më shumë trasparaencë!!mjafton të lexosh mirë këtë letër dhe do të shohësh se po u zbatuan ato që ka kritikuar gjykata kushtetuese,rreziku i rishitjes do të jetë i afërt me 0!!
      shpresoj të mos jesh një agjithprop i ramës,sepse në të njëjtën moment bëheshdhe i gërkut!!

      • o syçkë
        a e lexove të gjithën??
        përse nxitohesh kaq shumë moj syçkë??
        nëse një njeri me mënd do që të mos përfundojë në burg!?nuk firmos me sy mbyllur!!
        këto bisedime bëhen në emër të presidentit dhe jo të K/ministrit!!
        pastaj për ne si popull një përplasje e tillë është me leverdi!!nuk lihet në dorën e një personi e gjithë kjo punë!!
        kështu lali,ti lëmë mënjanë interesat personale që mund të ketë meta,dhe të përfitojmë ne!!
        do të ketë më shumë trasparaencë!!mjafton të lexosh mirë këtë letër dhe do të shohësh se po u zbatuan ato që ka kritikuar gjykata kushtetuese,rreziku i rishitjes do të jetë i afërt me 0!!
        shpresoj të mos jesh një agjithprop i ramës,sepse në të njëjtën moment bëheshdhe i gërkut!!

  • I lutem komentuesve mos shkruajne brockulla pa e lexuar deri ne fund letren. Ko eshkrese eshte dukshem shruar nga ekpserte dhe kerkesa eshe me se profesionale! Meten nuk e kane qef , gjithashtu edhe une, por po te jeni me te vemenshem, do kuptoni qe eshte ne interes te vendit dhe tregon seriozitet. Ministria e Puneve te Jashteme me kerkesen qe i eshte drejtuar Presidenti, ne rastin me te keq tregon keqadashjen dhe ne rastin me te mire, por gjithnje negativ, tregon mos pregatitje!

    • e drejtë këshilla!
      të lexohet deri në fund!
      dhe jo vetëm!
      të përdoret sa herë është në diskutim ky problem!!

  • Pse ankoheni, e zgjodhi Rama me pikatore… megjithate dakort, le te saktesohen gjerat, packa se synimi eshte tjeterkund, se dikur u quajten sharlatan analistet dhe koloneli kurajoz qe mbronin kauzen e detit.

  • kjo letër tregon se kur duan dhe shqiptaët dinë të shkojnë sipas rregullave!!
    pra në këtë rast,me doreza,mund të themi se mund të ketë një farë sigurie,ose fillim tejdukshmërie!!
    kjo duhet të bëhet më e hapur gjatë gjithë kohës së bisedimeve dhe në asnjë mënyrë të mos mbyllen pa kaluar përpara një komisioni të shoqërisë civile jo të zgjedhur nga politika!!
    e tërë kjo është për variantin më të mirë,për atë të mungesës së një loje politke për të fituar një amnisti private!!

  • Falemnderit Dites per seriozitetin e saj! O ilir! Vetem seriozitet nuk ka ketu! Detyra e presidentit hajdut eshte te thote po! Po te kete seriozitet te kerkoje te vihet ne dijeni hap pas hapi! Por kjo eshte vetem te vere kushte per te mos u denuar! Komentuesit japin mendimin e tyre ashtu si ky iliri e jep te tijen! Por brockulla eshte se Like Floriri eshte president!

    • “Por brockulla eshte se Like Floriri eshte president!”
      por mos harro se ishte ky që po kërkon leje që e vuri në atë vënd!!nuk është se e zuri vetë karriken!!
      kije parasysh një gjë të tillë!!

    • aty nuk firmosi asgjë ky,lali!!
      sot duhet të nënshkruaj!
      e ke parasysh kontratën??
      kush nënshkruan paguan!!
      ku qëndron problemi??
      ty si shqiptar nuk të leverdis të kesh një punë të paqtë!të pastër dhe brënda të gjithë rregullave??
      mua më leverdis shumë!!
      dhe nëse dhe ky e drejdh bythën i kërkojmë dhe këtij që të qëndrojë drejt!!
      kërko më shumë dritë dhe jo errësirë!!

  • Pergjigja e Metes eshte plotesisht e argumentuar dhe ligjore.Ketu nuk diskutohet kush eshte meta por problemi.Shkresa e Ministrit europian te shqiperise eshte per te kaluar rradhen.

  • Kjo eshte nje perpjekje qe tja hedhin topin njeri tjetrit. Ceshtjet jane te ndara. Sipas kesaj letre, marreveshjen duhet duhet ta lidhe presidenca dhe jo qeveria. Vertet presidenti leshton Plotfuqishmerine, por anen teknike e negocion me palen tjeter, qeveria. Pra me kete leter presidenca futet ne menyre te jashteligjeshme(edhe sipas praktikes nderkombetare) ne kompetencar e qeverise. Me kete klase politike qe kemi eshte e veshtire qe te zgjidhesh drejt interesat e vendit, sepse interesat partiake dhe personale jane mbi ato kombetare.

    • interesat e vëndit janë që të mos humbë asnjë milimetër katror!!
      lexoje dhe njëherë vendimin e gjykatës kushtetuese dhe pastaj fol!!
      interesat e vëndit nuk janë të bëhen marrveshje,që nuk do të ketë bir nëne ti ndërrojë më,brënda një jave!!
      këta që po mbron ti duan ti mbyllin deri në pashkë!
      gërku është aq i sigurtë sa i quan të mbyllura!!

  • Deri tek ma matufi shqiptare e ka marre veshte qe pala shqiptare me ate greke do te diskutojne mbi te drejten me ligje nderkombetare per delitimimin e kufirit detar si dhe ate shteterore tokesor ne lidhje me vendosjen e Piramidave.
    Ne kete ceshtje Monika nuk duhet ti fusin shalet per te ngaterruar pune.
    Kerkesa si ma posht me krijon bindjen qe asht e nevojshme per ta ditur dhe konceptuar Shtangisti Floriri:
    “”Për më tej në kërkesën për Autorizim për Negocim, do të duhej të përfshiheshin edhe hartat analoge dixhitale, si instrumente negociuese teknike parësore që pasqyrojnë realitetin gjeografik të hapësirës që delimitohet””.
    Pershtypje.
    Sa bukur i erdhen mendet ne kolltukun e Presidentit me kaq shume vones dhe nuk dinte te belbezonte ne vitin 2009 kur deti fluturonte krahapur diten per diell me firme dhe vule te Lulushit nen hundet e Beriushit.Te pakten te ngrinte zanin per ndonjigja qe nuk shkonte.Apo duhet ta falim per kete jo vigjilece nga qe ishte duke u marrun me shenimet ne tefterin bllok se nga shkuan disa qindarka duke krijue firo ne xhepin tij te dashur.
    Vrejtje.
    Gjithe keto kerkesa qe i behen sot diplomacise shqiptare kryesisht perfaqesuesit Z.Bushatit dhe Kryeministrit Rama jane nji kritike e forte per lojrat ne interresin antikombetare qe kryenin ish gangrenit te vendit Berisha ne kundershtim me kushtetuten duke e ba fakt te burgosun faljen e detit grekut me shterngim duarsh te dy seksereve Bakojanis dhe Lulushit.
    Konkluzioni.
    Meta me qendrimin sot,denigron me fakte te patundeshme shkeljen e Kushtetutes nga Berisha dhe Lulezim Basha.Te cilet nese Vettingu gjallon duhet ti vihen hekurat.Bazuar ne paditn e pa dashur qe i ban Meta Firmosjes komplet te msheftessise tinzare prej hajdutit te paskrupullt.Pa kaluar me gjithe keto ligjerata te rruges egnacia.Te cilet sikur te kishin marre gomarin ngarkuar me fiq ne bacene tyre, jo per ti shitur,por per tia falur dikujte si dashamires pa perfitim.Nji cope mall nga malli i gjithe kombit.

  • Shkresa e Presidentit eshte e sakte dhe korrekte .Prenoncimi i min Jashtme eshte vetem kinezeri e xik Xake . Mos harrojme NORVEGJIA eshte vendi i dyte ne bote qe ka nafte ne det ,dhe per kurjozitet vetem per 1 milje e gjysem kane fituar nafte ,ku jane me kufi me ANGLINE ;ku Anglezet kane kerkuar ne det ,por skane rastise as ne rrekera te vogla . Me djeg personalisht ,se pala greke keto dite , po rri shume urte ,dhe pa dyshim ,ky shalgjati me ate buz qumshtin Bushat e kane dekraduar kete pune ne disfavor te interesit tone shqiptar ..

    • “Me djeg personalisht ,se pala greke keto dite , po rri shume urte ,”
      fjala e kacisë në parlamentin grek “se ne do të flisnim vetëm pasi të ishin përfunduar marrveshjet”,tregon më shumë se shumë!!
      tregon se pisllëku është i tmerrshëm për ne!!
      ki parasysh s po nuk dëgjove zërin e gërkut,ke ngrënë brrylin!!
      tradhëtia është e jashtëzakonshme,jo vetëm për detin,që është një tradhëti materiale,por më e madhe është në hapsirën që po i lihet “minoritetit”(që do të thotë invazionit gërk)!pra faza e dytë pas janullatosit!fazë e dytë që do të detyrojë shtetin shqiptarë të ketë “kuota” të caktuara greke në administratë dhe politikë!!”kuota” që në jugun e shqipërisë do të kërkohen gjithnjë e më të larta!!aty do të fillojë,ose më mirë do të ndryshojë financimi i 300euroshëve!deri dje i paguante shteti gërk sot do ti paguaj taksapaguesi shqiptar!!
      përfytyrojeni një person që nga shteti gërk do ti sigurohet një vënd pune në administratën shqiptare!?
      çfar do të bëjë??
      shumë shumë më tepër se 300shat!!do të ketë në dorë shumë e shumë gjëra,për ti përdorur në dëm të shqipërisë dhe në interes së gërkut!!
      AKOMA NUK KEMI PARË GJË!!

  • O ti i “DITA”_s sa te paguan Meta me Monen te mbash anen e tyre? ptu [tu ptu, rrace e qelbur

    • të dy dihet se kush janë!pikërisht si thua ti!
      por ti nuk e paske kuptuar që je rracë idiote!!
      kërko dritë idiot dhe jo ersirë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *