Negociatat me PS, Bamir Topi: Jemi të orientuar drejt bashkëpunimit

Dita

Negociatat me Partinë Socialiste po vijojnë dhe ende asgjë nuk ka përfunduar. Kështu u shpreh nga qyteti i Korçës Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, ku uroi besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

“Çdo parti orientohet drejt bashkëpunimit”, tha Topi, duke shtuar se FRD-­ja ka demonstruar forcën e saj. Kryetari i FRD ka folur edhe rreth dekriminalizimit të parlamentit, duke u shprehur se edhe pse tingëllon shumë rëndë, parlamenti jonë ka brenda kriminelë.

Sipas tij problemi qëndron në faktin që parlamenti është ndërtua mbi bazën e një Kodi Zgjedhor që i ka dhënë hapësira të shumta të cilat nuk i takojnë dhe kjo bën që deputetët të kenë një sjellje arrogante. “Ne jemi në linjën e pastrimit të politikës dhe kjo nis nga partitë politike, pasi atje është filtri”, theksoi Topi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *