Në prag të vendimit të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Shqipërinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u raportoi të premten deputetëve të Komisionit të Bashkimit Evropian.
Se çfarë u fol, në takimet e kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble këtë nuk u mësua, sepse ato ishin konfidenciale.
Dy politikanët gjermanë postuan në faqet e tyre të internetit nga një foto me dhuratën qe u kishte sjelle kryeministri i Shqipërisë: nga një kopje të librit për artin e tij, të cilin ai do ta prezantojë të dielën, më 15.09.2019 në Berlin Art Week, së bashku me bashkautorin, artistin Anri Sala.
Por në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Bashkimit Evropian u fol për një libër tjetër: raportin e progresit të Komisionit të BE-së për Shqipërinë, që u publikua në fund të majit, e ku, me gjithë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit, evidentohen “një sërë sfidash” që Shqipëria sipas tyre ka ende përpara.
Edhe ky takim ishte me dyer të mbyllura, por sipas pjesëmarrësve, kryeministri shqiptar, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve gjermanë për vërejtjet e progresraportit.
Për shumë deputetë të CDU/CSU-së plotësimi i disa prej këtyre mangësive është kusht për çeljen e kapitujve të negociatave. Ato kanë të bëjnë me ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar, sidomos atij të drogës dhe vecanërisht realizimi i reformës zgjedhore që do të thotë zhbërje e paktit Rama-Berisha të 2008.
Ky ishte konsultimi i fundit i deputetëve në Bundestag, para se të krijonin opinionin për Shqipërinë, të cilin, sipas të gjitha gjasave do ta hedhin në votë në datën 27 shtator.
Për socialdemokratët dhe të gjelbrit, të cilët e kanë shprehur qysh herët qëndrimin e tyre pro çeljes së negociatave, ky dëgjim nuk solli ndonjë ndryshim në opinion. Deputeti socialdemokrat Christian Petry, tha se partia e tij është duke finalizuar kompromisin me kristiandemokratët dhe kristiansocialët. Sipas Petryt “po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një “Po, me kushte”.
Shefi i komisionit parlamentar për çështje të BE-së, Günter Krichbaum i CDU, një nga politikanët më skeptikë deri tani për çeljen e negociatave me Shqipërinë, nuk u prononcua pas dëgjimit të Ramës në Bundestag.
Por një ditë më parë, ai kishte deklaruar, se nuk e përjashton mundësinë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin në rrugë të ndryshme drejt BE-së.
Nga qarqet e CDU/CSU-së gjithashtu mësohet se dëshira e kancelares Angela Merkel, e cila e thekson vazhdimisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë së toku në procesin çeljes së negociatave.
Shanset duken të mira që kancelarja kësaj radhe t’ua mbushë mendjen edhe kolegëve më skeptikë të saj që ta shohin Shqipërinë me sy më pozitiv dhe të japin “po”-në e premtuar qysh në qershorin e vitit 2018.
e.ll./dita

Kur acarohet gjendja politike politikanet akuzojne njeri tjetrin per korrupsion . Ne populli i thjeshte duam qe te korruptuarit te largohen nga politika dhe te dalin para gjyqit . Shqiperia para se gjithash eshte e jona , pra e popullit dhe jo e Europes . Duam ne krye njerezit e denje .
You wish Is yours, Albania is politican property,Rama Meta Berisha Basha,they are the owner’s,the landlords,you are just cockroaches
You’re the owner?! No baby, you’re just a cockroach,you aren’t politician
Rama :na hapni negociatat.
Merke:me nj kusht . Kur te hipi gomari ne fik.
Reformen zgjedhore nuk e duam, se na prish pune ne peshqeve te medhenj politikane se nuk na voton me njeri .
SPAK dhe BKH nuk e duam se kemi futur duart ne arken e shtetit dhe te popullit rendeshem kundermojme hera hale . Ju do thoni per ceshtjen e pronave, qe eshte nje nga pikat ,detyrat kryesore qe na i kini ngarkuar ,nuk na vjen zeri fare ,se i kemi perlare per vehten tone .,kurse sa per integrimin ne BE akoma nuk e keni kuptuar o njerez te trashe politikane Gjermane ,qe nuk e duam integrimin ,se fillon llogaridhenia ,fillon diktati i ligjit dhe tansparenca e BE . Prandaj na lini rehat ne pashallareve te ketij tranzicioni post komunist ,dhe ne qofte se doni ta mirni vesh , ne ja kemi mare doren popullit I ka rrahur qe kelysh babai i yne Enver e na ndihmoi Saliu , kur sharroi me pushkatim 4 djem te mjere .(Tme falin familjaret )
Prandaj besojme ,se u morem vesh mire o polikane Gjermane ..Jo BE ,keshtu jane interesat e rrumpalles se rrugaceve te KATOVICES Ramizjane .Shqiperia eshte cifligu i jone dhe nuk e rruajme fare per kokpalaret popull dele qorre .
Tash del bare ka thene gomari
“Kushtet” nga gjermanët janë të ralizueshme brēnda muajit po të dojē rama! Mos pengoj reformën në drejtësi, të lejoj spak, bkh, gjykatën kushtetuse dhe gjykatën e lartē ku opozita tashmë nuk ka shanc ta pengojē . Reforma zgjedhore që duan gjermanët dhe osbe odir është ajo që do opozita parlamentare dhe shqiptarët, sistem të ri zgjedhor. Po êshtë rama pro hapjes sē ngocitave së bashku me deputët e opzitēs së re i vê kapak edhe këtij kushti gjerman. Përshpejtimi i reformës, ngritja e spak, bkh dhe dy gjykatave kryesore do të çojë në një nivel më të lartê luftén apo do të frenoj korrupsionin, një tjetër kusht gjerman ky i luftës ndaj korrupsionit , dhe në se rama i do negocitat le të ulet edhe me opzitën e rrugês, dhe të caktojnê datën e zgjedhjeve të parakoshme në pranverê por me kushtin që ato të bëhen me një sistem të ri zgjedhor dhe në momentin ku spak, bkh, gjykatë kushtetuese dhe lartê janê funksionale. Kaq!
Lol, po me kushte ka qene me pare
DMTH
NJE PO PREJ JO-JE.
Ja edhe u hapen Negociatat???
E cfare ndryshon??
Na lodhet me kete propagande te ulet