Negociatat, Mediu: Lu tha se po më nxirrni pa më dhënë gjysmë gote ujë

Elton Tafaruci

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në “Tonigt Ilva Tare” në Ora News ka zbuluar disa detaje “pikante” gjatë negociatave midisi kreut të PD-së Basha dhe ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.

Mediu: Ambasadori Lu është një negociator shumë i mirë. I jashtëzakonshëm. Elementët e presionit kanë qenë brenda. Ambasadori Lu i përdori të gjithë elementët e presionit deri tek një qëndrim i hapur i Departamentit Amerikan të Shtetit kundër opozitës nëse nuk do të pranonte propozimin e Ramës në qoftë se ne nuk do të pranonim.

Ne kishim marrë një garanci. Roli ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka një shprehje të fundit të ambasadorit Lu, po e nxjerr. I kërkoj ndjesë. Ore na tha: Po më nxirrni pa më dhënë gjysmë gote ujë. Zt.Basha i tha se të kemi dhënë një lumë të tërë. Të kemi dhënë mbështetje totale për paketën e propozuar.

Tare: Ishte një marrëveshje nën presion?

Mediu: Ishte në bindje të plotë për të bërë atë që ishte më e mira për vendin. Unë nuk jam naiv të besoj se zgjedhjet do të jenë plotësisht të lira.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk je naiv z. Medi ,por je pjesmarrës aktiv i Çadrës krimit ,i bllokimit për tre muaj të bulevadit dhe të breshërisë së propogandës luftënxitëse .

    Trim mbas beteje dhe bujarë mbas buke bëhet kushdo.!.
    Por ama ti ke mbajtur gjallë si patericë , krimet e S.Berishës ,dhe shumë gjak ke derdhur në Gërdec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *