Negociatat në Kretë, Rama: Kapitull të ri në marrëdhëniet me Greqinë

DITA Online

 

Kryeministri Edi Rama foli sot edhe negociatat në Kretë mes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut grek, Nikos Kotzis.

Rama deklaroi se pas fazës së parë të negociatave me Greqinë do të hapet një kapitull i ri mes dy vendeve.

Kryeministri tha se mes vendeve po hapet një kapitull i ri dhe se është koha për t’u parë sy më sy me fqinjët dhe për të zgjidhur problemet.

“Greqia për ne është një partner strategjik dhe duam të kemi një traktat dhe jo probleme që pengojnë marrëdhëniet tona dhe ecurinë e një partneriteti strategjik. Ne na vjen mirë që më në fund palët janë në tryezë dhe diskutimi nuk bëhet me deklarata në distancë. Na vjen mirë që të gjitha çështjet trajtohen në mënyrë racionale. Është një proces që vazhdon dhe jo i lehtë, por është një proces që vjen si rezultat i durimit dhe qetësisë që na kanë shpërblyer në fund me këtë mundësi për t’u parë sy më sy dhe për të folur hapur për çështjet që na shqetësojnë.

Duke inkurajuar ministrin e jashtëm dhe skuadrën për të ecur përpara në këtë rrugë dhe duke ofruar mbështetjen për këtë rrugë, kam besim se këto çështje do adresohen deri në fund dhe mes dy vendeve do hapet një kapitull i ri. Do bëjmë gjithçka që kjo situatë krizash të kthehet në një situatë mundësish. Shqipëria ka partneritet strategjik me Italinë, Turqinë dhe Greqinë”, tha Rama.

Share This Article
3 Comments
  • pare menyren alla rama te zgjidhjes se krizave, si pakti i zgjedhjeve Rama-Basha, propozimin per karrigen e Presidences, propozimin e per Ambasador te Natos visho ajazit, apo miratimin e menjehershem kerkesave te papergjegjshme nga opozita per fonde buxheti, eshte me se e qarte ideja per c’lloj marreveshje e ka llafin ky zdapi qe shfrytezon socialistet per t’u ulur ne karrige kryeministrore.

  • Kapitull i ri di te thote marreveshje ne pozicion te barabarte dhe cdo ceshtje te eshtrohet me reciprociet:
    1. Te drejtat e shqiptareve ne greqi pa dallim feje dhe kthimin e te debuarve mysliman ne vatrat e tyre, te jene te njejta me te drejtat e grekeve ne Shqiperi.
    2. Respektimi i gjuhes greke ne Shqiperi duhet te jete i njejte me gjuhen shqipe ne greqi dhe gjjuha e ashtuquajtur arvaite te quhet gjuhe shqipe.
    3. Kreret e klerit ne Shqiperi te jene te lidur Shqiptare sikurse ne greqi te lindur greke. Etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *