Negociatat në tetor, Rama: Lajm pozitiv nga Europa

Bora Basholli

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë është shtyrë në tetor.

Lajmin e bëri të ditur Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, në një deklaratë për mediat.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një lajm shumë pozitiv nga Europa, ndërsa thekson që duhet t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë.

Postimi i plotë

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston.

Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor.

Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Dhe themi se kemi opozite injorante.Jo mor jo se une budalla quaj ate qe shane nenen e vet dhe jo te shokut.
    Kjo eshte opozita e jone qe vazhdimisht gjuan me gure pullazin e shtepise se vet.

  • Km jone duhet te kuptoje se evropa nuk vendos me kandarin e Albanistanit, dmth me sharrjet baltosjen molotov e djegje etj etj – se per kete mos u merziteni disa vende n’evrope ia kalojne edheShqiperise per keso pune siç u pa ne France me gilets jaunes- te e saj ku u dogjen prefekrura e ministri- po vendos me ligjet regullat qe vete keni vendos e vete nuk i zbatoni si per shembull mos funsionimi i gjykates kushtetuese, konflikti pa rrugedalje nderinstitucionale si konflikti per dekretin, mos zbatimi i procedurave si per paret e Rinasit ( si shetitin ato pare pa informim te policise pa shenim te numerave te biletave etj etj ) qe jane detyrat e institucioneve qe KM udheheq nepermjet zinxhirin komanduese e zbatues! Shkurt e shqip a je ti shtet apo cdo njeri eshte shtet atje siç duket se vendos vete ligj e kanun e nuk respekton shtetin hiç siç ndodhi me bankat , siç ndodh me tenderat etj etj …
    Pra merru me shtetin qe nuk ke forcuar e jo me therrat qe cdo pushtet ne bote ka perpara!

  • po mor po
    “Lajm pozitiv nga Europa”kishte dhe vitin e kaluar,dhe këtë vit një muaj më parë,dhe tashti por gjithnjë “akili,pallsh rama,nuk e kap dot breshkën,europë”!!
    kot nuk i thonë ti shohësh ngjarjet pozitivisht!!
    palloshi ynë nuk thot më MUT,negativisht,por MUT I BUKUR,me pozitivitet!!
    rrofsh o timonier botëror!rrofsh e marrsh ditë nga ditët e idiotëve të tu,si merr berisha e basha!!
    të paçim sa halet!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *