Në pritje të vendimit të Gjermanisë për negociatat, nesër Shqipërinë do ta vizitojë deputeti i CSU në Bundestag Florian Hahn, njëkohësisht ai është edhe zëdhënës për BE dhe zgjerimin.
Në Tiranë zyrtari gjerman do të ketë takime me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, kryetarin e PD, Basha, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit të PS, Balla.
Pas pak ditësh Gjermania pritet që të marrë vendimin për hapjen e negociatave ose jo për Shqipërinë. Vizita e tij në Shqipëri, vjen pak ditë pas asaj të Ramës në Gjermani, ku takoi Angela Merkel dhe loboi që Berlini të japë dritën jeshile për negociatat.
Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden nga qeveria shqiptare deri në fund të qershorit.
l.h/ dita

perse deputetet gjerman jane perfaqsuesit e Buxelit ?!
loje Hipokritesh .
Pyeteni sa kushton bileta e Shqiperise per ne Be
sipas Lobyistave Gjerman ?
Dhe s eky ka ardhur si Lobyst te kerkoj valixhet me Euro Shqiperise ,
APO thjeshte se e ka nis mama KLLOCKA MRIKELL
rri urt Sa t’ fusim komen
😉
Rrofshi o ” cun i lagjes ,, !
…..Po Sirine kur do t’a bejne pjese te BE, se rreth 2 milione i kane ne Gjermani dhe vende te tjera dhe gjuha arabe eshte bere gjuhe e dyte ne BE.
cojeni ti knoj pulave te Pularise ,
me rrit prodhimin e koqe vezeve 🙂