Negociatat për MSA, Fule viziton sot Prishtinën

anazapta

Komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fule, do të vizitojë sot Kosovën për t’u takuar me liderët kosovarë e për të të biseduar për hapjen e negociatave për një Marrëveshje Stabilizim Asociimi.

Në seancën speciale të Kuvendit të Kosovës, ai pritet të mbajë një fjalim.

Fule mbërrin në Prishtinë nga Beogradi, ku ka theksuar  se është e domosdoshme të zbatohet marrëveshja dhe të gjitha pikat për të cilat është rënë dakord me Prishtinën.

Ai tha se është propozim që çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës të trajtohet në kapitullin 35, i cili do të ishte hapur nga fillimi deri në mbarim të negociatave me Serbinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *