Presidenti, PS: Nëse opozita nuk sjell emrat në dy raunde, propozojmë ne

J L

Grupi parlamentar i PS deklaroi sot se nëse opozita nuk sjell emrat për Presidentin e ri të Republikës me firma mbështetëse në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojë PS.

Sqarimi vjen pas takimit të djeshëm në PD dhe propozimet e deputetëve demokratë për emrin e Presidentit.

“Dy ditë më parë kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë ne nuk do propozojmë kandidat dhe i takon opozitës të propozojë. Propozimi për President duhet të vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne. Takimi ka qenë publik dhe kjo është dakordësuar në prani të mediave”, shprehet grupi i PS.

Më 18 maj, kjo kërkesë u pranua nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, që tha se nëse do të ketë shkelje të rregullave, do të konsiderohet shkelje e marrëveshjes.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *