Raundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit të armatosur nuk do të mbahet ditën e sotme.
Sipas TASS, raundi i ri i negociatave ruso-ukrainase do të zhvillohet në Belovezhskaya Pushcha të Bjellorusisë. Megjithatë, raportet e fundit të mediave pohuan se Rusia është “gati” të fillojë diskutimet me Ukrainën të mërkurën në mbrëmje.
TASS raportoi duke cituar burimin të thoshte, “Jo një anulim; orari u zhvendos; informacioni zyrtar do të vijë së shpejti”, raporton Republicworld.
Sesioni i parë i negociatave u zhvillua në rajonin Gomel të Bjellorusisë më 28 shkurt.
Palët gjetën disa pika ku mund të projektoheshin qëndrime të ngjashme dhe ranë dakord për të vazhduar procesin e diskutimeve, sipas shefit të delegacionit rus Vladimir Medinsky.
Por për të pasur bisedime reale mbi një armëpushim, sipas Presidentit ukrainas Volodymiy Zelensky, Rusia duhet të ndalojë bombardimet.
a.m/dita

Bisedimet jane sa per te shtyre kohen! Putini eshte i vendosur ti shkoje budadallekut te vet deri ne fund, Fati i ukrahinasve eshte vetem tek armet e tyre, tek vendosmeria, qe mund te rritet ne ditet e ardhme, si dhe tek nje pjese e mire e popullit rus, qe u zhgenjye nga ky aksion muskujsh i Putinit dhe qe nuk ka per ti ndalur demostratat