Neimar i ka dhënë fund pas një viti historisë së dashurisë me bukuroshen braziliane Bruna Marquezine. Aktorja 18-vjeçare e dha lajmin nëpërmjet përfaqësuesve të saj, ndërkohë që i ka hequr të gjitha fotot me futbollistin, të publikuara në adresat e saj në rrjetet sociale. Për të konfirmuar lajmin, ylli i Barcelonës publikoi në adresën e tij në Twitter një foto ku dallohet qartë një tatuazh në pjesën e majtë të qafës me mbishkrimin “Gjithçka kalon”.