Neimar i ka kushtuar Barcelonës shumë më tepër nga sa ka deklaruar klubi katalanas, i cili i ka fshehur shifrat e vërteta të këtij operacioni. Sikurse zbulon “El Mundo”, presidenti Sandro Rosell ka paguar jo 57, por 95 milionë euro, për të blerës brazilianin nga Santos, baras me 38 milionë euro më shumë nga shifra e deklaruar. Këto shifra janë të pasqyruara qartë në kontratën e nënshkruar mes klubit katalanas dhe lojtarit, e cila tashmë është vënë në dispozicion të drejtësisë spanjolle. Në marrëveshje ekzistojnë tre komisione disamilionëshe që shkojnë për familjen Neimar, por që deri tani janë mbajtur të fshehura. Mësohet se familja e futbollistit ka përfituar rreth 8.5 milionë euro në zëra të ndryshëm, pa të drejtën e kompensimit. Dy milionë euro iu paguan babait të futbollistit që të kërkonte të tjera lëshime nga Santosi, skuadra ku luante Neimar para transferimit. Katër milionë për reklamat publicitare me kompanitë braziliane dhe 2.5 milionë të tjera familja Neimar i ka dhuruar teorikisht për bamirësi për fëmijët jetimë të Sao Paolos. Në kontratë ka edhe një klauzolë, sipas së cilës Neimar duhet të përfitojë të paktën 54 milionë euro bruto përgjatë kohëzgjatjes së kontratës së tij te Barcelona, pak rëndësi ka nëse skuadra fiton ose jo trofe. Sipas “El Mundos”, babai i futbollistit përfiton gjithashtu si komision pesë për qind të 54 milionë eurove, e barabartë me 2.6 milionë euro. Pas lajmit, Rosel ka reaguar menjëherë në një konferencë për shtyp, duke thënë se Neimar ka kushtuar aq sa është deklaruar më parë dhe se gjithçka tjetër që del në media është trillim.

Paguhen shifra astronomike per nje majmun brazilian favelash.
Nuk me duket normale per futbollin.