Ylli i Brazilit, Neimar, i ka përjashtuar shanset e Anglisë për të fituar Kupën e Botës vitin e ardhshëm. Të dyja skuadra ndeshet sot në një takim miqësor në stadiumin “Maracaná” në Rio de Zhaneiro. 21-vjeçari ishte në skuadrën që humbi 2-1 në miqësoren e shkurtit kundër Anglisë në “Wembley”, por beson se anglezët nuk përbëjnë kërcënim për të fituar më 2014. “Kam shumë respekt për lojtarët anglezë, sepse kanë arritur gjëra të mëdha me klubet”, tha Neimar për gazetën “The Sun”. “Por, si kombëtare, nuk mendoj se do të jenë kërcënim real në botëror. Ne duam të fitojmë Kupën e Botës para tifozëve tanë dhe dy skuadrat që i shoh si kërcënim janë Gjermania dhe Spanja. Pas tyre është një grup skuadrash, me Argjentinën, Holandën, Italianë e ndonjë tjetër. Por jo Anglia”. Neimar, i cili ka shënuar njëzet gola në 32 ndeshje për Brazilin, sezonin e ardhshëm do të luajë me Barcelonën, e cila fitoi një garë të gjatë me disa skuadra të tjera. Ai ka zbuluar se për të ishin të interesuara edhe disa skuadra angleze. “Ka pasur interesim nga Anglia dhe Spanja. Por familja ime dëshironte që të zgjidhja një skuadër ku jo thjesht fiton trofe, por ka edhe stabilitet. Nuk doja të luaja me një skuadër që ndryshon trajner çdo vit”, tha Neimar. Ish-sulmuesi i Santosit tani është i etur t’i japë kombëtares fitoren kundër Anglisë, e para në stadiumin legjendar “Maracaná” pas rinovimit. Ai beson se në skuadrën e Felipe Solarit ka shumë konkurrencë. “Do të jetë një ndeshje e madhe për ne, sepse duam ta rihapim me fitore stadiumin. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë për vete trajnerin. Ka vetëm 11 vende në skuadër për ndeshjen e parë të botërorit dhe të gjithë lojtarët duan t’i provojnë trajnerit se e meritojnë një nga ato vende”, tha asi i ri i Barcelonës.

Gjel pulastreni.