“Nejmar në Madrid? Jo, vë bast krahun”

redaktor

Në Katalonjë, njerëzit janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

I këtij mendimi është qendërmbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, i cili e ka lidhur këtë cilësi të popullit katalanas edhe me klubin “blaugrana”. I pyetur për spekulimet e shumta lidhur me largimin e shokut të tij të skuadrës, Nejmar, te Real Madridi apo te Mançester Siti, Pike ka thënë se do të vinte bast krahun apo dorën se kjo nuk do të ndodhë.

Nejmar është ende në bisedime për të zgjatur marrëveshjen e tij aktuale në “Camp Nou”, ndërsa ka pasur spekulime të mëparshme se presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, qëndron pas tij.

Madje, patrioti i tij, Roberto Karlos, ka deklaruar se francezi Zinedin Zidan mund ta bindë 24-vjeçarin për të kaluar në “Bernabeu”.

Gjigantët e Madridit ishin të interesuar për nënshkrimin e ish-sulmuesit të Santosit që në vitin 2013, me shtypin spanjoll që ka raportuar në janar se “Los Blancos” vazhdojnë ndjekjen e tyre. Madje, Reali pati ofruar edhe më shumë se Barcelona për Nejmarin.

Por, Pike është i sigurt për vullnetin e sulmuesit. “Unë do të vë bast një krah, ose një dorë, që Nejmar nuk do të bashkohet me Real Madridin. Atij i pëlqen Barcelona shumë, është në dashuri me klubin dhe mendoj se do të qëndrojë këtu për shumë vite”, – është shprehur shtatlarti spanjoll.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *