Ne nuk e dimë pse mendojmë që njeriu i prirë për shkatërrim duhet jetë vetë djalli. Ne jemi të bindur se ai nuk mund të ketë kurrfarë dinjiteti dhe se vula e Kainit që ndodhet në të duhet për këdo të jetë e dukshme dhe e dallueshme. Natyra të tilla diabolike ekzistojnë, megjithëse shumë të rralla. Njerëz të tillë duke përfituar pushtet dhe influencë paraqesin kërcënim real për shoqërinë/Erih Fromm
Erih Fromm, filozof dhe psikolog, në studimin e vet “Anatomia e destruktivitetit njerëzor” thekson: “Kam dashur të pasqyroj gabimin e përhapur, i cili s’na lejon të dallojmë në mjedisin tonë Fyhrerët e mundshëm qyshse ata të na tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë”.
Potretizimi psikoanalitik që ai i ka bërë njërës prej figurave më destruktive të shekullit të XX, siç është ajo e Hitlerit, na krijon mundësinë të njihemi me këndvështrimin e Frommit mbi nekrofilinë si shfaqja më direkte e destruktivitetit irracional të shkatërrimit në emër të shkatërrimit. Fromi e shqyrton nekrofilinë si një tipar të rrënjosur në natyrën e njeriut, se ai është një shprehje e programit instiktiv të sjelljes së tij. Sipas tij, nekrofili mendon dhe vepron në emër e në funksion të pasionit të tij për shkatërrim e shfarosje.
Frommi arrin në konkluzionin se njerëzit rrallë zotërojnë prirje kaq të fuqishme shkatërrimtare, të atilla siç i kishte Hitleri, por edhe sikur këta njerëz të tillë të kenë 10%, kjo është plotësisht e mjaftueshme që duke përfituar pushtet dhe influencë ata të paraqesin një kërcënim real për shoqërinë.
Psikologjia sociale thekson se kur një grup apo një masë e tërë njerëzish përfshihen nga gjithfarë ndjenjash shqetësimi, agresiviteti e urrejtjeje, atëherë në krye të tyre ata nxjerrin personat që këto ndjenja i kanë të shprehura më qartë. “Sigurisht – thekson Fromm – jo çfarëdo personi destruktiv mund të bëhet Hitler, në qoftë se ai nuk i ka dhuntitë përkatëse. Por ai mund të bëhet një SS efikas. Nga ana tjetër, Hitleri nuk ishte gjeni dhe aftësitë e tij nuk ishin të mbinatyrshme. Në të vërtetë unikale ishte situata social – politike, në të cilën ai mundi të ngrihet gjer në lartësi të tilla. Nuk mund të përjashtohet, që, midis nesh jetojnë qindra fyhrere potencialë, të cilët do të mund të vijnë në pushtet, në qoftë se do të bjerë ora e tyre historike”-përfundon Erih Fromm.
Dhe kjo profeci e tij u vërtetua në Shqipëri. Ora historike i ra Sali Berishës. Nuk e shohim të domosdoshme të sjellim prova dhe fakte që tregojnë agresivitetin dhe dhunën e ushtruar nga nekrofilët e PD dhe Saliut, ose Sal-Ui, ndaj pronës private dhe publike, grupeve të caktuara sociale dhe kundër kujtdo që nuk ishte dakord me veprimet e tyre. Të gjithë janë dëshmitarë të shkatërrimit të pyjeve, fabrikave, uzinave, çerdheve, kopshteve, shkollave, qendrave shëndetësore e kulturore, spitaleve, kinemave e teatrove, e çdo gjëje tjetër që lidhej me jetën sociale e ekonomike të njerëzve. E i gjithë ky shkatërrim u justifikua në emër të antikomunizmit, duke e gënjyer dhe mashtruar popullin me “Çekun e Bardhë”, me “pamporët amerikanë, të ngarkuar plot e përplot me mall e dollarë për popullin shqiptar”. Po çfarë fitoi në të vërtetë populli? “Terapinë e Shokut” dhe anarkinë totale kudo në institucionet shtetërore e publike duke i katandisur në atë gjendje siç janë sot, të shkatërruara e të korruptuara.
Kreshendoja e veprimeve të tij destruktive dhe të dhunshme, duke filluar me 2 prillin e ‘91, të ngjashme me atë të djegies së Raishtagut gjerman, përndjekja e diskriminimi i ish komunisteve me ligjin e famshëm 24/1, identik me nenin 55, urrejtja dhe masakrimi i socialistëve më 28 maj ‘96, i ngjashëm me atë të çifutëve të inspiruar nga Hitleri, veshja me të zeza e 3000 nënave shqiptare nga absurdi i piramidave i bekuar prej tij dhe urdhëri për bombardimin e Jugut më ‘97, kryengritja e armatosur më 14 shtator të ‘98, së bashku me skandalin e xhenazesë së A.Hajdarit të harruar në mes të sheshit, nga padurimi për të rrëzuar qeverinë, Gërdeci me 26 të vrarë e qindra të plagosur e dhjetëra shtëpi e biznese të shkatërruara e tokë të minuar, vetëm e vetëm që Familja të fitonte disa miliona dollarë më tepër e inspiruar nga vetë Sal-Ui-ja dhe e zbatuar nga Fatmir ministri dhe larot e tij, të shpëtuar nga drejtësia, 21 janari, 2011 me 4 baballarë të vrarë në mes të ditës dhe në mes të bulevardit dhe qindra të plagosur të tjerë, ende i pandëshkuar, pa zënë në gojë dhjetra vrasje e zhdukje njerëzish, kundërshtarë apo dëshmitarë të këtij mareshali nekrofil, apo vjedhje, shitje e koncesione të paprecedentë, vetëm për të fituar e për të zgjatur pushtetin e tij, e së fundmi me thirrjen nekrofilike në Parlament për armatosje të popullit e revolucion për të përmbysur Edi Ramen, thirrja e fundit kundër ndërkombëtarëve për Reformën në Drejtësi, – e gjithë kjo do të shërbente për vërtetimin e diagnozës karakterologjike, e bëre mbi bazën e këtyre ngjarjeve.
Nga ana tjetër, sikur ne te mos dinim asgjë rreth jetës së tij deri në vitet ‘90, shumë detaje të karakterit të tij, që dalin më pas, nëpërmjet sjelljeve të tij dhe dëshmive të njerëzve më të afërt të tij, na shtyjnë në mendimin mbi formën e rëndë të nekrofilisë që janë shkaku i vërtetë i veprimeve dhe thirrjeve për destabilizimin e vendit. Me të drejtë, i madhi Arben Duka shkruan se “çfarë i ka bëre Shqipërisë /nuk ia ka bëre asnjë armik /ndaj në çdo fletë të historisë /ti je Mallkimi më Biblik”.
Kudo që të hedhësh sytë do të gjesh gjurmët e fatkeqësive të tij. Armik i miqve të vet më të mirë, i frikshëm për të afërmit, shpërfillës i ligjeve, me përjashtim të atyre që bëjnë dëm, i shqetësuar edhe nga era më e lehtë, armiqësor dhe agresiv ndaj fjalëve dhe punëve të mira, gjithmonë i gatshëm të godasë e të veprojë vetëm me dhunë.
Socialistët dhe të gjithë ata që nuk ishin dakord me veprimet e tij, nuk ishin objekti i vetëm, mbi të cilët kishte drejtuar pasionin e tij për destruktivitet. Nuk do të mëkatonim kundër së vërtetës, në qoftë se do të thoshim se ai njëkohësisht urren edhe Shqipërinë edhe shqiptarët. Ai i urren të gjithë, përpos Familjes së tij. Se nuk ka si shpjegohet gjithë kjo gjëmë biblike, që i është bërë Shqipërisë, gjatë qeverisjeve të PD.
Asnjë gjë tjetër nuk të ngjall neveri se sa pamja e dhunshme e fytyrës së tij: E zbehtë kur i ikën gjaku, e kuqe dhe e përgjakur kur vërshon hakmarrja; dhëmbët që kërcasin, fjalët e paqarta, që ndërpriten nga klithma, buzët që herë dridhen e herë shtrëngohen.
Gjithmonë, sipas From-it, demagogjia është një tipar tjetër karakterial i nekrofilit. Po t’i analizoni me vëmendje fjalimet e tij, do të konstatoni se ato nuk janë të ngarkuara me hollësi gjykimesh intelektuale apo morale, si ato të Nanos apo Ramës apo të tjerëve. Ato janë vepra të një demagogjie të rrugës, por jo të një njeriu të fisnikëruar, humanist e qytetar. Ai grumbullon e stis fakte, që vërtetojnë tezat e tij, i plazmon ato njëra me tjetrën me hamendje dhe nxjerr tekstin plotësisht bindës për njerëzit që nuk priren nga arsyeja, por nga emocionet dhe instiktet. Dhe shpeshherë deputetët e tij “gëbelsiane”, e duartrokasin dhe e lajkatojnë. Për këto lloj speciesh humane, Ajnshtajni, kaq shumë i neveriste sa që i revoltuar deklaronte: “Trurin e kanë të tepërt, shtylla kurrizore u mjafton. Kjo njollë murtaje e civilizimit duhet hequr menjëherë”.
Ky njeri është i dashuruar me veten dhe qytetarin digjital, në mënyrë tragjike. Aktrimi është një karakteristikë tjetër e një nekrofili. Besoj se e keni vënë re mënyrën e komunikimit të tij: tjetër me të tijtë, tjetër me ambasadorët, një tjetër me parlamentarët evropianë e tjetër me kongresmenët amerikanë. E kështu i mashtron të gjithë, deri në atë shkallë sa që kur vret njerëz e quajnë “burrë shteti”, nuk do të votojë reformën duke nxjerrë arsye të mosarsyes, e pavarësisht se deputet i thjeshtë, përsëri i puthin dorën e luten.
Si një aktor i vërtetë, me këtë rol ai fsheh pasionin për shkatërrim e destruktivitet. Ky rol, lidhet me origjinën e kushtet në të cilat është rritur. Ambicioz e egoist për t’iu larguar asaj, me marifete të ndryshme synoi përfshirjen në shtresat më të sigurta të shoqërisë komuniste. Prandaj u bë anëtar partie, iu vardis fëmijëve të Enverit, Hysniut e të afërmve të tij, pastaj pas vdekjes Simonit, Ramizit etj. Admirimi që i shkaktonte kjo shtresë, është një fenomen i njohur psikoanalitik. Për t’u ingranuar aty, pa pikë mëshire dhe keqardhje, vullkan që vlon nga nxitjet primitive, u tregua besnik i rreptë i partisë (kujto shoshorët e të tjerë). Dhe kur papritmas këto ambicie u bashkuan me realitetin social-politik të rënies së komunizmit, Sal-Ui filloi të luajë me jetën e shqiptarëve.
Nuk më ngelet gjë tjetër, veçse ta përfundoj këtë shënim me fjalët e Senekës: “Ty, që shpirti të është bërë i pashërueshëm dhe jeta një varg krimesh, ty, që nuk kërkon arsyet që nuk i mungojnë njeriut të keq, ty, që e keqja ta përligj çdo të keqe që bën, ty që ke gëlltitur aq shumë padrejtësi, sa ato kanë hedhur rrënjë në zorrët e barkut tënd dhe nuk mund të shkulen prej andej përpos bashkë me to; ty, pra, që vuan prej kohësh nga kjo çmenduri që është fatkeqësia jote dhe e të tjerëve, njëkohësisht. Ah, more fatkeq: kur do të ndjesh pendesë? Që të mos pësosh fatin e merituar të Kserksit, i cili i mundur, i shpartalluar, duke parë kudo shkatërrimin e pasurisë së tij, mundi të shpëtonte vetë, duke u futur në mes të kufomave të ushtrisë së tij”.

Pushtimi i urryer turk,regjimi antipopullor i satrapit Zog,diktatori i eger Enver Hoxha,monstra nekrofil Sali Berisha.Po tani kush e ka rradhen?
Edvin Bythaman Rama.
Te lumte mendja dhe pena ! Analize e shkelqyer, do Zoti ta kuptojne intelektualet e Shqiperise ,Ata me firmat e tyre duhet te bejne nje peticion te fuqishem ne perkrajes te reformes ne Drejtesi , larg politikes.
Sali Berisha ishte me formim mjek dhe nuk ia kishte haberin ekonomise. Nuk i duhen atribuar atij te gjitha gjerat e keqija qe ndodhen ne Shqiperi ne fillim vitet ’90. Ne rastin e “terapise shok” dhe “çekut te bardhe”, merita i takon ‘profesorit te madh’ Gramoz Pashko. Pse nuk ia njohin kete, apo meqe ai ka vdekur dhe se ishte i nomenklatures para vitit 1990 si Nano, Ruli etj qe ishin profesore te ekonomise, por pa dyshim edhe beniamine te R.Alise per te realizuar projektin e tij, pra lenien e vendit ne doren e komunisteve “te moderuar” ku padyshim ne krye ishte Sali Berisha?! Per te tjerat ‘vepres’ se Berishes nuk i hiqet asnje presje. Ngelet ajo qe e kane thene me kohe si e keqja me e madhe e Shqiperise postkomuniste.
I nderuar Bureto..mos u bej burrec.
Sali Bisha ka qene dhe eshte nje Pit Bull i doktrines antishqiptare dhe anti-amerikane te reklamuar nga Elez biberaj dhe will rajerson qe me 2 prillin 1991 rrezimn e qeverise se stabilitetit dhe marrjen pjaes te famekeqit Rajerson ne votimet e 1992 duke abuzuar ne menyre te ndeshkueshme me antikomunizmin qe kishte vdekur qe para dhjete vjetesh qe ne dhjetor 1981 kur vrau veten Mehmet Shehu.
”””””””””””””””
AJO QE ESHTE FATALE SOT QENDRON NE FAKTIN QE AMERIKA ZYRTARE NE VEND TE KERKOJE FALJE PER VEPRIMET DHE MOS VEPRIMET E SAJ DUKET SIKUR ME REFORMEN E DREJTESISE PO BEN NJE “DIRTY JOB” PIKERISHT PER TA MBROJTUR ATE ……ESHTE NJELLOJ ME MENGE PERVESHURIN ARVIZU ME VOTAT E HEDHURA GABIM QE TE GJITHE PRISNIM TE KRYQZOHEJ BASH-KRIMINELI LUL…E HENGRI EDI RAMA.
NJELLOJ SI ME MASHTRIMIN SPEKTAKULAR TE EKSPERTIZAVE TE FBI TE 21 JANARIT QE I PRUNE GJASME PER TE DENUAR SALI QENIN..POR U POSHTRUAN DHE U PERDHOSEN TE VRARET DHE JETIMET E MASAKRES BULEVARDIT KU NJE FIGURE TE NDYRE PO BEN DHE EDI RAMA.
se me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike. Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj. Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria. Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore. Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë.Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret.
Njeriu eshte e vetmja gjallese, e cila mund te shnderrohet ne nje vrases dhe shkaterrues te llojit te tij, pa patur as perfitimin me te vogel biologjik. Veçori tipike e njeriut eshte, se “Ai” mund te nxitet nga impulse te brendshme per te kryer tortura dhe vrasje, dhe se pas cdo krimi atij mund t’i shtohet akoma me shume ndjenja e kenaqesise.Erich Fromm
Nje analize e trajtuar me plot profesionalitet nga autoret, por duan apo s’duan “viktorianet”, sjellja e provave dhe fakteve te pakundershtueshme (brenda dosjeve te mykura te krimeve te komunizmit ka pshm. plot te tilla…), te cilat duhet te nxjerrin qarte agresivitetin dhe dhunen e ushtruar ne vazhdimesi prej nekrofileve shqipetare, nuk mund te behet ne menyre selektive.
Ndersa gjyqi i Nürnbergut i ndeshkoi ne kohe aktet cnjerezore te nekrofileve hitleriane, ndersa krimet e tyre asokohe vazhdojne edhe sot e kesaj dite te ndeshkohen, barbarizmat e nekrofileve arnaute jo qe nuk jane ndeshkuar, por as qe ka ndermend te ndeshkohen.
Shtrydhe sa te duash cibanin, por po s’e shkule nga rrenjet, ai vetem qelb do vazhdoje te rrjedhe.