Seifeddine Rezgui ishte nën efektin e kokainës, ndërsa hapi zjarr në një plazh në Tunizi, duke vrarë 38 persona, shumica e tyre britanikë.
Lajmin e bën të ditur Daily Mail.
Sipas tyre, gjatë analizave post-mortore, mjekët kanë zbuluar në gjakun e tij drogën e klasit A.
Policia tuniziane nga ana e saj ka konfirmuar se në trup ai kishte një bombë të pashpërthyer.
Detonatori ishte disa centimetra larg.
Kjo do thotë se masakra mund të ishte edhe më e rëndë.
Ka spekulime se 23-vjeçari ishte aq i droguar, sa nuk ishte në gjendje të shpërthente eksplozivin.
Të mbijetuarit thonë se Rezgui, që thuhet se ka lidhje me Shtetin Islamik, qeshte dhe buzëqeshte, ndërsa masakronte 38 viktimat e tij me një armë AK47.
Një dëshmitar tha: “Në një pikë, ai nxori telefonin, bënte foto të trupave dhe qeshte”.
Sipas Daily Mail, luftëtarët e ISIS marrin kokainë që të ndjehen më të fuqishëm dhe të pamposhtur në fushën e betejës-raporton mapo.





