Nën hetim çmimet e karburanteve

Dita

Autoriteti i Konkurrencës do të “hetojë” çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve. Lajmi për monitorimin e tregut edhe gjatë këtij viti bëhet e i ditur në raportin vjetor të Autoritet të Konkurrencës për vitin 2015, i cili është dorëzuar në Kuvend.

 Çmimet me pakicë të karburanteve në tregun shqiptar jo vetëm ndryshojnë nga njëri tjetri por janë pothuajse më të lartat në rajon.
Kjo luhatje e cmimeve ka bërë që Autoriteti i Konkurrencës të kërkojë hetimin e tyre.
Lajmi për monitorimin e tregut edhe gjatë këtij viti bëhet i ditur në raportin vjetor të Autoritet të Konkurrencës për vitin 2015, i cili është dorëzuar në Kuvend, raporton ABC.
Tregu i karburanteve ka qenë nën hetim për dy vitet e shkuara nga Autoriteti i Konkurrencës, porse duket se hetimet e këtij viti do të finalizojnë nëse ka spekulim me çmimet nga importi te pakica. sipas raportit:
Nga vlerësimi i çmimeve të shitjes u konstatua se ndërmarrjet e shumicës ndjekin çmimin e blerjes (importit) të karburanteve dhe aplikojnë çmime me marzhe të ulëta, ndërsa ndërmarrjet e integruara të pakicës nuk ndjekin trendin e çmimit të blerjes, duke aplikuar marzhe të larta, kryesisht pas muajit qershor 2015.
Për Autoritetin e Konkurrencës tregu ka karakteristika të qarta të një tregu oligopolitik, me një numër të kufizuar ndërmarrjesh, me produkte homogjene dhe transparencë kostosh, me tri ndërmarrje kryesore, por ku secila ndjek politikat e veta për ta zotëruar atë.
Share This Article
2 Comments
  • KU KA NEVOJE KJO PER “HETIME”

    EDI RAMA, MJAFTON TE MOS U MARRE MILIONAT E EUROVE KOMPANIVE MONOPOLISTIKE TE KARBURANTEVE PER FUSHATE, DHE CMIMI VENDOSET AUTOMATIKISHT SIPAS TREGUT.

    KONKRETISHT, KOMPANITE NUK PO E ULIN CMIMIN, PASI EDI RAMA U KA LENE POZITEN MONOPOL, KJO PASI DUHET TE ZEVENDSOJNE ATO QE DHANE PER FUSHATEN E VJETSHME, DHE TE “MAJMEN” PER FUSHATEN QE PO VJEN.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *