Nën hetim dy mjekë, fshehën rastet e plagosjeve në Urgjencë

anazapta

Dy mjekë të spitalit të Korçës po hetohen në gjendje të lirë, pasi nuk kanë raportuar në polici tre raste kur pacientët vinin për mjekim pas veprave penale.

Sipas policise së Korçes, në Devoll, filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit: F.K, 51 vjeç dhe F.B, 49 vjeç, të dy banues në Bilisht, me detyrë mjekë, pranë Spitalit Civil Bilisht.

“Proçedimi ndaj tyre filloi pasi, gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë njoftuar shërbimet e Policisë, në tre raste për persona të dëmtuar, si pasojë e kryerjes së veprës penale”- njofton policia.  Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *