Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje Fredi Bejlerin, i cili është në hetim për akte terroriste. Rihapja e hetimit për masakrën e Peshkepise në vitet ’90 nxori në skenë emrin e tij.
Masakra u mor përsipër nga organizata terroriste, MAVI. Bejlerit me herët iu refuzua nga KQZ kandidimi për Bashkinë Himarë.
I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha ai tha: “Erdha në prokurori që të mbarojë baltosja dhe poshtërimi ndaj figurës sime për një çështje që nuk kam asnjë lidhje. Në ditë dhe në muajin që është bërë veprimi unë kam qenë në Qipro. Dhe autoritet greke dhe ato shqiptare kanë provat që të ndalojnë poshtërimin e figurës time për veprimet e mia politike”.
Çfarë provash iu depozituan prokurorët për këtë çështje?
Bejleri: Asnjë provë.
Ka të dhëna që tregojnë se iu jeni marrë në hetim për këtë çështje…
Bejleri: Nuk jam marrë në hetim.
I pyetur se çfarë mund të thotë se 1 vit pas kësaj masakre u ndalua nga autoritet greke së bashku me disa persona të tjerë, Frdi Bejleri refuzoi të përgjigjej.
l.h/ dita

Perse meret ne pyetje ky? Ky per ngjarjen e Peshkepise eshte denuar ne Greqi. Çfare do prokuroria te dije pas 25 viteve kur ky terrorist dhe shoket e tij qe i di gjithe Shqiperia? Ky ka gjithe te drejten te behet kryetar bashkie kur prokuroria e Nanos, Majkos, Metes, Saliut dhe Rames e kane lene te lire per gjithe keto vite. Tani ketyre u vjen keq pse ky gjarper do te kafshoje ! U vjen keq dhe i thone: ” Pse o gjarper do te kafshosh kur ne nuk te kafshojme?” Dhe gjarperi Bejler u pergjigjet: ” Une kafshoj se keshtu jam lindur. Jam gjarper”
Ne kemi politikane te shitur qe nuk mund te rrine ne karrike pa perkrahjene shovinisteve.Se te kishte patur shtet ky kriminel sot do kishte shume vite qe do ta kishte vrare veten ne burg.
Sali Shiqere Berisha ka harruar ta denoje Fredin!
Deri tani, si perfaqesues i te djathtes, ka qene i zene me kthimin e pronave te pronaret dhe demshperblimin e ish te perndjekurve!
Tash, bashke me Flamur Noken, Greta Kocin e Agim Docin, do ju theje dhembet grekeve e serbeve!