Nën hetim për shpërdorim detyre, Prokuroria çon në gjyq ish-Kryebashkiakun

Ornela

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dërguar për shqyrtim dosjen në gjykatë për ish-kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, Gjon Ndue Marku, pasi akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.

Sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë rezulton se Gjon Ndue Marku gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie gjatë viteve 2011-2015, ka lëshuar një licencë si dhe një certifikatë për transport udhëtarësh në kundërshtim me detyrën.

Njoftimi i Prokurorisë:

Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi përpara disa ditësh kishte marrë si të pandehur për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” , parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ish-kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, shtetasin Gjon Ndue Marku, ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një liçensë si dhe një çertifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Nje nga talljet e medha.Nese ka nje njeri ne politike me emrin njeri ai eshte Gjon Marku.
    Nje zoteri i vertete.
    Ama akuze i paskan gjetur!
    Dy mandate kryetar bashkie ,akoma dhe sot njeri e burre i ndershem,babaxhan burre.

  • Vettingu vettibgu. Rroshi me denim qesharak, Gjushi vazhdon i qete vjedhjet e abuzimet ne driten e diellit, Qazim Sejdini qe e la kthyer Elbasanin ne “Far West” , Dhjeliaj qe po tenderon e po ben njemije te pabera me parate publike e me taksat vendoree, lejet e ndertimit, ketà hetojne kete per nje licence. Hajde shtet hajde!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *