Nën hundën e Tahirit vlon hashashi

redaktor

Të lëvizësh në këmbë te pedonalja ku e kap rruga “Murat Totani” pranë MPB ku panairet bëhen rregullisht, era e hashashit vjen e të shpon hundët, aq sa pedonalja tronditet dhe njerëzit në vend të kënaqen me erën e luleve, e kalojnë atë 300 metra rrugë me vrap. Më tepër e ndjejnë qentë shtëpiakë që dalin dhe shëtisin me të zotin e shtëpisë. Njerëzit heshtin, por qentë jo.

Ata nuhasin dhe lehin kur kalojnë te hoteli Milenium kur drogamanët futen në hotel. Në hundën e ministrit, brenda një territori të MPB qentë ulërasin jo nga frika e njerëzve, por nga droga që po përhapet me shpejtësi. Qentë e shtëpisë duan ta zgjojnë Ministrin Tahiri nga gjumi, por era e hashashit që po hapet më tepër te Pedonalja e ka vënë në gjumë të thellë bashkë me oficerët e antidrogës.

Kjo është Pedonalja, panairi i hashashit në hundën e Ministrisë.

 

Letër e nënshkruar,

Zaim Korça

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *