Nën tingujt e pianos dhe kujtimet e një nëne, kështu u përcoll në banesën e fundit Sabrina Lekaj

Elena Tase

Funerali i shqiptares së vrarë nga i ati në Australi nisi me një video ku shihej Sabrina Lekaj duke luajtur në piano. Më tej vijoi me fjalimet e nënës dhe vëllait të saj, të cilët prekën zemrat e të gjithëve.

Nëna e vajzës kujtoi momentet e bukura që kishin kaluar bashkë, duke shtuar se ndonëse jo fizikisht, shpirtërisht Sabrina do të jetë gjithmonë në zemrën e saj.

“Vajza ime e dashur, ti nuk na ke lënë, do të jesh gjithmonë këtu me ne. Ishe aq e bukur, aq e zgjuar dhe ke prekur kaq shumë njerëz. Jemi të pikëlluar nga humbja e Sabrinës, por ne duam që të kujtojmë kohët e bukura që kemi kaluar.

Dua të kujtoj natën e parë që kaluam bashkë pasi të mora nga spitali. Dua të kujtoj ditën e parë kur të mora nga kopshti kur më the: Mos hajde të më marrësh para orës 3. Dua të kujtoj të gjithë ditët e bukura, kujtimet e këndshme.

Sot, është mundësia për t’i dhënë lamtumirë, por nuk do të ketë kurrë lamtumirë e dashur vajza ime, derisa ne të takohemi sërish bashkë. Do të mbaj gjithmonë në zemrën time”, u shpreh nëna.

Sabrina ishte studente ekselente, me mesatare 9.9 dhe mbi të gjitha ishte edhe një pianiste e talentuar.

Pikërisht me një video ku shfaqej duke luajtur në piano, nisi dhe ceremonia mortore e saj.

“Më kujtohet kur për herë të parë të dërgova në kursin e pianos dhe i the mësueses: A mund të vij dhe nesër? Më kujtohet diplomimi yt, kur kalove orë të tëra për të rregulluar flokët”, vijoi më tej Romina Lekaj.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *