Një nënë 54-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Ngjarja është konsideruar si e rrallë, duke patur parasysh edhe moshën e nënës që ka sjellë në jetë fëmijën. Lajmi është publikuar në rrjetin social “Facebook” nga mjekja gjinekologe Anika Dokle, vajza e deputetit Namik Dokle. “Sot erdhi në jetë MIA! Një ndër ato raste që të mbetet gjatë në mendje. Nëna e saj është 54 vjeç. Hare dhe emocion! Kësaj i thonë JETË!”, – shkruan Anika Dokle në profilin e saj, ndërsa falënderon edhe Prof. Astrit Bimbashin. Më herët, pedagogia në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë, është shfaqur aktive duke kritikuar gjendjen e sistemit shëndetësor në vend.
