Nëna denoncon në polici se i ndërruan fëmijën e porsalindur

Bledar Lumani

Policia e Tiranës ka marrë një denoncim nga një nënë, e cila thotë se i kanë ndërruar në maternitet fëmijën e sapolindur.

Gruaja me inicialet Ç.M shprehet se ia kanë ndërrur fëmijën, dhe i kanë dhënë një të vdekur.

Sipas saj, mjekët i kanë thënë se fëmija i ka vdekur gjatë lindjes.

Për këtë arsye tashmë policia ka nisur hetimet për këtë çështje.

Mësohet se trupi i foshnjës së sapolindur është dërguar për ekspertizën mjeko-ligjore, e cila do të verifikojë AND-në dhe shkaqet e vdekjes së fëmijës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *