26 gusht 1910 – Lind Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për paqe (V. 1997)
Gonxhe Bojaxhiu lindi më datë 26 gusht 1910 në Shkup të Shqipërisë të pushtuar prej Perandorisë Osmane, sot ish -Republika Jugosllave e Maqedonisë. Mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Më pas ajo u vendos në Kalkuta (Indi. Në vitin 1979, kur mori çmimin “Nobel” për Paqe, e gjithë bota mësoi se, Nënë Tereza ishte shqiptare. “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”, ka thënë ajo në këtë rast. Më 19 tetor të vitit 2003, me një ceremoni madhështore, e cila u zhvillua në qytetin e Vatikanit në Romë, Lumturohet. Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë, ajo është personaliteti më i madh dhe më i fuqishëm shqiptar që e bën të njohur Shqipërinë në çdo cep të globit.

mahnites,