Nëna e italianit 28-vjeçar që vdiq pas operacionit në Tiranë kërkon drejtësi

redaktor

Nëna e italianit Luca Olivotto, 28 vjeç, i cili vdiq para 2 vitesh, pasi kreu ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë shqiptare, kërkon vënien para drejtësisë së përgjegjësve. Silvia Olivoto thotë se përgjegjës për vdekjen e saj janë dy mjekët Tullio Simoncini dhe Roberto Gandini, për të cilët ka nisur një proces gjyqësor në Shqipëri, pasi akuzohen për mjekim të pakujdesshëm. Mes të tjerave nëna e të ndjerit tha se “Kam ardhur në Shqipëri pasi më ka thërriur gjykata të dëshmojë çka di për ngjarjen ku djali im humbi jetën. Përgjegjës janë mjeku Tullio Simoncini dhe Roberto Gandini, ata na siguruaun se djali do shërhohej dhe gjithcka do shkonte mirë, por pasi na morën njëherë 20 mijë euro dhe njëherë 12 mijë euro djali ndërroi jetën. Unë kam besim tek drejtësia shqiptare, por ata veç mjekimit të pakujdeshshëm dhe na mashtruan. Ka dhe të tjerë persona që lidhen me këtë mashtrim”. Sipas saj, mjekët mjekonin dhe 6 pacientë të tjerë, ku sipas italianes, disa kanë ndërruar jetë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *