Nëna e Leo Messit: E kam parë djalin të qajë për shkak të kritikave

DITA Online

Familja e yllit të Barcelonës ka treguar mbështetjen e saj për Lionel Messin, përballë kritikave që ai ka marrë nga java e kaluar, kur humbi penalltinë ndaj Islandës, në barazimin zhgënjyes 1-1 të Argjentinës, në sfidën hapëse të Botërorit të Rusisë.

Nëna e Messit, Celia Cuccittini, ka dhënë një intervistë për programin “El dia de Mariana” të kanalit argjentinas “El Trece”.

“Unë e shoh atë me shumë pritshmëri, sepse ëndrra e tij është të sjellë kupën, të fitojë Kupën e Botës, sepse është pikërisht ajo që dëshiron”.

Por, duket qartë se familja vuan shumë nga kritikat që adresohen te Messi. Cuccitini, mamaja e Leos, e ka bërë të qartë se e gjithë familja e tij ndihet shumë keq për situatën dhe se komentet e pabesa ndaj djalit të tyre e dëmtojnë shumë: “Familja po e mbështet atë. I pari që dëshiron të fitojë është ai, të sjellë Kupën e Botës në Argjentinë, bashkë me shokët e tij.

Kjo është evidente në mënyrë të qartë. Kemi dëgjuar edhe kritika, thonë se ai nuk e ndjen fanellën e Argjentinës, se vjen në kombëtare me anë të detyrimit. Kjo nuk është kurrsesi e vërtetë. Nëse e shohin atë, siç e pamë ndaj Islandës, vuajmë, ose qajmë të gjitha në këtë kohë. Këto kritika e lëndojnë atë, na lëndojnë edhe neve si familje”.

E megjithatë, Celia thotë se është një nënë krenare. Ajo donte t’i përcillte djalit të saj, Messit, gjithë mbështetjen e saj, bashkë me këshilla të mira, që vetëm një nënë e di se si t’i japë. “I uroj atij fat, që të kujdeset mirë për veten. I thashë të bëjë atë që ai di më mirë, të gëzojë, të luajë si kur filloi në Grandoli.

Duam të jetë i lumtur, që nga këtu familja e mbështet atë. E vërteta është se unë kam 4 fëmijë. I dua të gjithë fëmijët e mi, por ai është një bir hyjnor, djali më i mirë, babai dhe burri më i mirë. Betohem se është një person shumë i mirë. Ai është një person i madh, me një zemër të madhe, që do të jepte gjithçka për ta sjellë në Argjentinë Kupën e Botës”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *