Nëna e Leonardo Da Vincit , e padukshmja

Leda Hysa

MOIKOM ZEQO

Pjesa e parë

Fama e madhe e Mona Lizës ka shtypur, ka refuzuar, ka lënë në terr dhe në mosdije gati të plotë nënën e vet Leonardo Da Vinçit.

Më te vërtetë Nëna e Leonardo Da Vincit ka një rëndësi kolosale dhe përcaktuese për gjithçka.

Po të mos ishte kjo femër  gati tashmë e panjohur ahere nuk do të ishte dhe vetë Loenardo, po të mos ishte Leonardoja, nuk do të ishte as vetë Mona Liza.

Leonardoja lindi nga nëna e tij pa imitur lindjen e Krishtit, pra sipas rregullit të përgjithshëm biologjik, ndërsa Krishti është një përjashtim biologjik. Mona Liza lindi nga Leonardo Da Vinçi, gjithashtu si përjashtim i rregullit biologjik.

Mona Liza nuk është fëmija i ngjizur seksualisht Leonardos me ndonjë grua.

Leonardoja për Mona Lizën është dhe baba edhe nënë duke qenë tërësisht mashkull, ndonëse ky dallin nuk ka asnjë lloj rëndësie.

Nëna e Leonardos e lindi fëmijën e saj si miliona fëmijë të tjerë të botës.

E ëma e Leonardos quhej Katerina.

Ajo qe një vajzë fshatare,  shumë e bukur, por e padjallëzuar, për më tepër ajo ishte e martuar me një burrë emri i të cilit tashmë nuk dihet më, por që jetonte edhe ai në qytezën e vogël Vinçi, qytezë midis Firences dhe Empolit.

Babai i Leonardos sinjor Pierro Da Vinci, ishten noter, pinjoll nga një familje noterësh dhe latifondistësh, të cilëtr mbanin mbiemrin Vinçi  sipas vendbanimit.

Janë në mister të plotë të tëra rrethant se si  Pierro Da Vinci u njoh dhe ju vardis Katerinës së martuar.

Mos ndoshta midis tyre pati një dashuri të befasishme, mos ndoshta kemi të bëjmë me një domosdoshmëri vulgare të një rastësie hyjnore?

Apo ndoshta kemi të bëjmë thjehst me një marrëdhënie rutinë seksuale me Katerinën?

Katerina mbeti shtatzënë, por ajo mbeti përsëri gruaja e martur e të shoqit, i cili për arsye gjithshtu pafundësisht misterioze e njohu fëmijën e lindur nga Katerina si fëmijë të një tjetri, pra një djalë i jshtëligjshëm por që noteri donzhuan, kurajoz dhe i mëshirshëm Pierro Da Vinçi nuk ngurroi dhe nuk çau fare kokën, por zyrtarisht e regjistroi djalin e tij me mbiemrin e vet.

Katerina vazhdoi të ishte gruaja e ligjshme e një burri me mbiemër tjetër, kurse Leonardoja gjithë jetën qe fëmija i ligjshëm i saj, i cili mbajti mbiemrin e të jatit të tij.

Dëshmia e vetme për femijërinë e Leonardo Da Vincit jepet nga dokumenti zyrtar, mban datën 1457 dhe i përket kadastrës së qytetit të Firences, ku në listën e pjesëtarëve të familjes Vinçi, figuron dhe Leonardo, fëmijë 5 vjeçar, i paligjshëm i sinjor Pieros.

I jati i Leonardos sinjor Piero u martua me një farë Dona Albiero. Dona Albiera qe nga një derë më e lartë, thuhet që edhe ajo qe e bukur, por fataliteti është fatalitet, kështu që ajo që është e ligjshme është më e mirë dhe akoma më e pakuptueshem se sa ajo që është e paligjshme.

Dona Albiero qëlloi shterpë dhe nuk lindi asnjë fëmijë, megjithë dëshirën e pafund të sinjor Pieros .

Çuditërisht marrëdhëniet e Leonardos me njerkën nuk kanë qenë shumë të këqia, meqenëse ai ishte djali i një gruaje tjetër, mund të mendohet që leonardoja të urrente njerkën.

Dokumentet e pakta hedhin dritë  të vetëtimtë mbi portretin e Katerinës, janë gjithësej dy tri shënime të shkurtëra të vetë Leonardos.

Mesojmë se nëna e Leonardos, Katerina gjithë jetën qe fshatare e varfër,  në 1493 erdhi në Milano për ta parë të birin e saj 41 vjeçar, por gjatë kësaj vizite në Milano, ajo befas u sëmur. Leonardoja i shqetësuar në kulm u kujdes, e dërgoi në spital, por kjo nënë si një figurë e padukshme u bë akoma dhe më e padukshme sepse në këtë takim të fundit krejt të kundër ndonëse të ngjajshëm me takimin e babait të Leonardos dikur, ajo vdes pikërisht jo tek fëmijët e saj të ligjshëm por tek ai i paligjshmi. Leordoja e varrosi nënë  e tij me nderime.

Në ditarin e tij kanë mbetur dhellogaritë e shënuara për shpenzimet e varimit të Katerinës, gjithsej 116 fiorinda një shumë e konsiderueshme për kohën. Këshut gjëja më luksoze te Katerina, qe varrimi i saj. ( 1990

ESTETIKA INTEGRALE

Në një botë inegrale na duhet një estetikë integrale, një maksimum i universalitetietit të estetikës, duke përjashtuar realativizmin si sintezë e dogmatizmit shumë absurd me impresionizmin mjaft skeptik, pa e përplasur socioestetikën me psikoestetikën, ekuilibri midis objektives dhe subjektives është sfera e gjallë e ndryshueshme po edhe e pashmangshme e estetikës, sepse nëse ka një raport midis estetikës dhe artit kjo është njësoj ose përafërsisht si raporti midis artit dhe natyrës, midis artistit dhe krijiit, midis librit dhe lexuesit dhe tablosë dhe shikuesit, arti është stilizim i mendimit mbi natyrën dhe jo vetë natyra, kur Hamleti shpall, se për natyrën arti është një pasqyrë kjo është e saktë vetëm nëse i besojmë çmendurisë se tij jo te stimuluar (të stilizuar) shton Wilde, për Delakruanë natyra është leksion, po jo libër, material, po jo konstruksion, , arti është të shprehurit, estetika është të ndjerët, pastaj të kuptuarit, arti rezervon një pasuri të pakufishme të ardhmërisë, nëse arti është transformim i materies natyrore nga ana e njeriut, ahere arti është vetë njeriu i shtuar natyrës; misticizmi estetik, revolucioni apokaliptik i mesianizmit ebraik, platonik, kalvinist, marksist, zbulesat e mbishqisave, e supershqisave kanë të bëjnë me pikturat dhe imazhet që nuk i shohim, që mbase nuk do t’i shohim kurrë, teoria është si botanika, që me interes të barabartë studiuon herë portokallin e herë kaktusin, herë bredhin dhe herë lulëkuqen, teoria e artit është një lloj botanike aplikative po jo për bimët, po mbi veprat njerëzore; në materien e artit jeta e përditshmërisë është një herezi, ngaqë është më tepër një evolucion dhe dogmë, çdo vepër arti është rezultat i një akti të vrullshëm, revolucionar, stili është dhunë estetike, modelim i parapëlqyer, jo liri, po e kundërta e lirisë, veprat janë skllevërit e artistit që vetëquhen liri, që mistifikojnë lirinë, pra, stili është alibi krijuese, është detyrim, shpesh mizor, paracaktim, dhunë elegante dhe mikluese mbi sintaksën e fjalëve, të ngjyrave dhe të tingujve, stili është më tepër një urdhër, se sa një lutje, më shumë përgjigje se sa pyetje,, dogmatizmi i vjetër është apologji e traditës, që nuk vdes, dogmatizmi i ri apoteozë e trillit, që ngutet të vdesë nesër, por të mos harrojmë. (1994)

BUKURIA SI BRETK

Volteri ka thënë, se nëqoftëse e pyesni një bretk se ç’është bukuria, bretku do të thotë: bretkosa; po të zhduket dashuria nuk ka as art, nëse hiqet arti ahere dashuria do të jetë vetëm nevojë fiziologjike (Remy de Gourmont) ka shumë gjenialë të sëmurë, po jo të gjithë të sëmurët janë gjenialë, kur të mos ketë më luftë vlerash nuk do të ketë art,, sa shumë pikturë ka te një emër i vetëm i trifishtë i Homerit, te emri i Hermokaikoksanthos, dmth Hermes (Mërkuri te romakët), Kaiko (lumë në Myzi) dhe Ksanthos (i verdhë), artisti e urdhëron Zotin, Zotin, filozofi Platon e kritikon Homerin, se ky duke kujtuar, se bën një lutje përkundrazi jep një urdhër, kur thotë: “Këndo menine o Hyjneshë…”, arti është një lojë intelektuale, një duel me të panjohurën, sodomizmi politik mund ta masakrojë, po edhe ta ringjallë artin, në politikë kush kontrollon të tashmen kontrollon dhe të kaluarën, në art e tashmja nuk e kontrollon kurrë të kaluarën cuius regio, huius idioma (religio). ( 1995)

ONUFRI, KISHA PA MARSEJEZE

Dialogu i famshëm i Ginas me Maximin mbi Monarkinë dhe i Sartoriusiut dhe Pompeut mbi Luftën Civile le të zëvendësohet nga dialogu i Homerit me Hegelin për përparësinë e mitizuar të artit dhe i Leonardo da Vinçit me Salvador Dalinë për mustaqet mashkullore mbi buzët femërore të Mona Lizës, Salus Albaniae in literus nostris, Salus mondi in pictus nostris, kallikroacia është sundimi i bukurisë, ose bukuria sunduese, sipas Aristotelit, mbiemri është e dashura e emrit dhe jo gruaja e tij, arti është e dashura e realitetit dhe jo gruaja e tij, nëse poeti shtetar Lamartini qe Marsejeza e kënduar në kishë, Onufri qe një kishë pa Marsejezë, në 24 mars 1300, kur Dantja qe 35 vjeç e nisi shtegtimin për të parë pikturat e poshtme, “undergaound”, të Ferrit, ai dëshmon (Kënga VII) vargun “Pape Satan Pape Satan aleppe”, që nuk i përket asnjë gjuhe të gjallë a të vdekur si dhe (Kënga XXXI) vargun “Rafel may Amek izobi almi” të dhënë në gojën e mbretit Nembrot për të treguar gjuhën parake, përpara prishjes së Kullës së Babilonisë (të paraprirë dhe të kushtëzuar trishtueshëm nga prishja e gjuhës së vetme), shurra, shurra, është lumi i nxehtë dhe kundërmonjës i Gragantuasë dhe tërë hartat gjeografike, ose hidrologjike janë të padenja për të. përveç perandorisë së egër dhe të mëshirshme të ironisë dhe të sarkazmës, volentem ducunt fata, nolentem trahunt, ka vetëm një drejtim në art: gjenialiteti i gjithëpushtetshëm. ( 1995)

KOLOMBI I RREME

Kandinski është Kolombi i Rremë i kërkimit të “pikturës së prapthi”,  asgjë nuk është më anormale se sa ngjashmëria e artistit me njeriun normal, ndoshta Leonardo Da Vinçi, Mikelanxhelo qenë të çmendur në liri, ata qenë të çmendur, por dinakërisht s’kanë lënë përshtypjen e të çmendurve,, të çmendur që iu fshehën çdo dyshimi, anormale me maska normalesh, me shumë qënie shpirt se sa qenie trup, ajri i epokës sonë është helmuar, ka ardhur fundi i shekullit, monumentet prej mermeri po kalbëzohen, vinë era kërmë, kompjuterat janë plot sëmundje nervore, rrëmujë, anarki, Benedeto Kroçe: Shekspiri s’është progres në krahasim me Danten dhe Gëtja në krahasim me Shekspirin, Pikaso, Pikaso, ki ndrojtje, mos u mburr, rënqethu përpara artistit kanibal, prehistorik që pikturoi me figurat e demave madhështorë shpellat e Altamirës, përpjekja për t’i interpretuar dukuritë në kohë të artit si shkallë të progresit, apo të regresit është një mekanikë e mediokritetit, estetikë barbare, Rafaeli s’është më i përparuar se Xhoto, apo Botiçelli më i mirë se Uçello e Mazaçio,nëse ka vetëm një gjeni, s’ka pse të ketë shumë gjenij, gjenialiteti është përherë e më shumë kolektiv, individët gjenij përbëjnë popullin e madh të gjenijve që vetëm shtohet dhe nuk pakësohet, se primitivi nisi me figurën e siluetës, me skemën lineare, pastaj u formua përfytyrimi i planit, i sipërfaqes dydimensionale, pastaj u la pas (a thua?) skemat0izmi alegorik bizantin, lindi përfytyrimi i hapësirës së plotë sferike dhe Xhoto, filluan format reale, Uçelo theks00on perspektivën, Mozaçio hije dritën, dmth, paraqet objektete në tre dimensione, stili barok u ngrit kundër statiskës së hapësirës, e bën hapësirën aktive, duke i kushtuar vëmendje anatomisë së njeriut dhe të kozmosit, ithtarët e pas barokut me dinamizmin e formës e zëvendësuan vijën e drejtë me të përkulurën, por duke i dhëne qëndrueshmëri lëvizjes, lindën plastikën statike, Leonardo da Vinçi e zhvilloi fort perspektivën dhe sfumaturën magjik. ( 1995)

PASQYRAT TAUTOLOGJIKE

El Greko nuk i përqas figurat pikturike me skulpturat, fut kinetikë në pikturë, Velaskezi përdor nuancat në pasqyrimet e hapësirave – këtë prirje e zhvillojnë Rubensi, Rembrandi, Goja, Davidi, Delakrua, Domje, Sezan… Balmonti: më pëlqen që në botë ka vuajtje. Ato unë i qëndis në një ornament përrallor, çdo kryevepër e paleolitit, shumere, babilonase, egjyptiane, bizantine, ka një doza shëmtimi në vetvete, ky shëmtim ka qenë një shenjë lugte e krijuesit për të drerjtën e tij, që të thotë në një mënyrë të re diçka të re, të stilizosh do të thotë të deformosh, pasqyrat nuk njohin stilin, janë shperpe për gjenezën e artit, pasqyrat janë të neveritshme, tautologjike, rutinore, kush e hulumton dhe e vërteton purizmin e artit, pse Sinjaku klithte që prapa subjekteve harrohet piktura, pse Vlaminku pohonte se tabloja që ka nevojë të shpjegohet dhe të kuptohet me arsye dhe fjalë nuk ka asgjë të përbashkët me pikturën, pse Matisi akoma më skajshëm shprehej se ai që kërkon t’i kushtohet pikturës më përpara duhet ta presë gjuhën, interesant, ja, riti i pagëzimit, ja artistëzimi i ngjashëm si krishtërizimi, me tempullin e arteve figurative bëhesh prift i madh duke prerë gjuhën (organin gjenital, pjellor të poezisë, letërsisë, gojëtarisë – çuditu po deshe o i padituri dhe i përkori Zigmund Frojd!), ashtu si Origjeni që për të arritur ekstazën hyjnore u vetëkastrua e preu fallosin e tij të urryer, kafshëror, të pangopur etj., Bllejk: arti është vepër e jetës, kurse shkenca – punë e vdekjes, kujt i përket urtësia më e lartë – shkencës, apo artit? Aristoteli: kanë një rrënjë-urtësinë, kurse Teknika është Mëma e gjithë Arteve. ( 1995)

GRINDJA E SHKENCES DHE ARTIT

Platoni:shkenca dhe arti janë në grindje, Kits: Njutoni e shkatërroi poezinë, duke e thërmuar ylberin thjesht me spektrin e tij optik, Kits, Kits, harrove pikturën, te ylberi nisin logjika, paradoksi, truri dhe kafka e pikturës, ylberi është afresku kozmik i frymëzuar i Zotit, Zotit, sozia e hershme e Van Gogut, homocentrizmi i artit e ka krijuar idolatrinë dhe njëkohësisht e kërcënon këtë idolatri të qëmotshme, primitive dhe moderne, zbukuruese dhe maskë fshehëse, zanafillë e tempujve dhe feve e mitologjive, Kandinski: shpërbërja e atomit!(?), ky zbulim më hutoi, më ra si grusht kaq i rëndë sa mund ta krahasosh me fundin e botës, për një çast para syve të mi kolonat e fuqishme të shkencës fizike qëndronin të rrëzuara dhe të bëra hi e pluhur, gjithë sendet filluan të duken jo të qëndrueshëm, humbën fortësinë, struktura u zhduk, përcaktueshmëria s’qe më madje as si maskë e kotë, unë s’do të isha habitur aq edhe sikur gurët të ngriheshin në qiell dhe të fluturonin, jetoj në një botë hijesh aq abstrakte, gjithësia materiale nuk është më komode e familjare për njeriun, arti u bë abstrakt në atë masë që bota u bë abstrakte, materies s’i ka mbetur asgjë, çdo aspekt qëndrueshmërie bëhet iluzor, shkëmbinjtë, pemët, deti, shtëpitë, akti seksual, lindja e fëmijëve, statujat, vullkanët, gjurma e Armstrongut kozmonaut në sipërfaqen e Hënës, Dielli, komëta Hallej, ylli misterioz i Betlehemit, lindja dhe kryqëzimi i krishtit, nënë Tereza, mbytja e “Titanikut”, Hiroshima dhe piramidat e Egjyptit, Mozarti dhe muri stërvigan i Kinës, kulla Eifel dhe lulëkuqet janë fantazma të vetvetes së tyre, ah, Kandinski, Kandinski edhe ti u shpërbëve në hiç, fantazma është megjithatë materiale për syrin, është shpirti material, është shpirti që refuzon padukshmërinë, shpirti që bën flirt të neveritshëm me trupin. ( 1995)

VUAJTJA E LLAMBES ELEKTRIKE PER PAGJUMESINE E KAKTUESEVE

Dyshimi madhështor dhe absurd i A. Hauzer, se piktura modern(iste) është ndikuar nga kinematografia ndoshta duhet përmbysur, tjetërsuar, kinematografia nuk i përmbahet vallë parimit të simultanizmit, paraqitjes së figurës, ose objektit nga shumë pika vështrimi njëherësh?, piktura e gjeometrisë euklidiane a është edhe pikturë e gjeometrisë llobaçevskiane?, fillesa estetike nuk është as morale, as imorale – po neutrale, cila matematikë estetike, apo estetikë matematikore buron nga numrat pitagorike, nga Kanoni i Poliktit, Prerja e artë e Dyrerit, vija sinusoide e bulurisë së Hogartit? a është estetika një linguistikë e përgjithshme?, pse Llotmani pyet për kodin e artistit dhe kodin e publikut vetëm si mospërputhje gati absolute?, për vuajtjet e njerëzve artisti a duhet të interesohet aq sa edhe për “vuajtjet e llambës elektrike, për pagjumësinë e kaktuseve dhe ëndrrat e koraleve”?, trupi i ngrohtë i një gruaje a nuk është i njëjtë me motorin e ngrohur në veprim – kafshë e vërtetë instiktive, zoologji teknologjike?, Bretoni bënte sikur besonte në bashkimin e dy gjendjeve të kundërta: gjumit dhe të realitetit në një superrealitet, terrori verbal na shpie drejt revolucionit imazhinist, o, vizatime të inspiruara nga muzika, e komunikueshmja me të pakomunikueshmen janë sintezë e kundërshtuar, e paradoksuar. (1995)

 

UNIVERSI I MBJELLE ME FEMRA NUDO

Për Andrea Mozon bota e jashtme nuk është objekt, po subjekt, për Maks Ernst kulti i realitetit rakitik, bën ndarjen midis dy realiteteve, atij të përmbajtjes dhe atij të formës, për Pol Duvo universi është i mbjellë me femra nudo, sinteza e perceptimit s’është gjë tjetër veçse trampolinë për të kaluar në irealen (a thua?), zbulimi i natyrës primitive të njeriut nuk është një arkeologji psiqike, tablotë kimerike kanë hiperbolën e esenciales, surrealizmi afrohet me filozofinë indiane “tri gjendjet e gjumit”, vizionet objektizohen, kurse materja subjektivizohet, nëse ka kufij midis konkretes dhe abstraktes ahere si janë këta kufij abstraktë apo konkretë, gjysëm konkretë dhe gjysëm abstraktë, apo as konkretë dhe as abstraktë, pra, diçka e tretë, jo hibride, sepse çdo gjë hibride rrjedh nga të ngjashmet dhe të ngjashmet janë më tepër se sa duhet konkrete, të prekshme dhe të diskutueshme, kurse ajo që është midis, pse më mirë, më saktë sipër mund të mos jetë as konkrete dhe as abstrakte, vizatimi nuk është plotësim, shërbëtor i përulur i ngjyrës, po as ngjyra nuk është plotfuqi e vetvetes, pafundësi, monadë mistike, përrallore, këngëzim, pakapshmëri e papërcaktuar, Salvador Dali: ditën ne kërkojmë tablotë e humbura të ëndrrave, kjo është arsyeja që kur gjejmë rastësisht një imazh të fragmentuar të ëndrrës ne besojmë në njohjen e botës së ëndrrave, pra, të zgjuar kërkojmë të arrijmë atë thesar të gjumit, se edhe Hamleti i pavendosur nuk e vret veten se dyshon se mbase kushedi se çfarë përbindëshash apo universesh kimerikë shihen ne me të madhin me me të patjetërsueshmin gjumë-vdekjen e bekuar dhe të urryer, Hamleti do të grindej me Salvador Dalin, po edhe Dali do të hakmerrej duke e pikturuar me flokët e Ofelisë në gjoksin e zbuluar dhe me sytë e Ofelisë, apo të Mëmës Mbretëreshë te veshët, misteriozja dhe groteskja do ta humbisnin karakterin e tyre të pazakontë, të huaj nga njerëzorja, nëse (thotë Eluari) gjithçka mund të krahasohet me gjithçkanë, krijojnë barazvlefshmëri, po ky detyrim nuk është një infinit, se mrekullia ka të bëjë me supernatyroren, çfarë fshihet mbrapa sendeve kjo është çështja, të kalosh në mbinatyrë është të jesh dhe të mos jesh Leonardo Da Vinçi… ( 1995)

( VIJON NE NUMURIN E ARDHSHEM )

Share This Article
1 Comment
  • na duhet pak Oxigjen ne kte Bote mbytur nga Smogu i injorances ,
    per tu zhytur ne thellesi te jetes …

    (dhe i Madhi Moikom na e afron ate ktu ,gjithmon i palodhur ,miqesor i kendshem .Rrofsh Moikom )

    Edhe dicka …

    duke lexuar fragmentin mbi Salvo Dali-n,
    ne luften e tij te brendeshme me endrat -tablot e humbura ,
    zemerimi tij me Hamletin duke e pikturuar me floket e Ofelis ,gjysem femer ,
    kuptova perse Dali kishte si inspiracion nji si Am.Lee

    Gjeniu paska qen pak i devijuar nga Realiteti

    duket qarte se idhulli i tij ka qen Leo Da Vinci

    Cfar energjie zgjoj ne Boten e piktures Monaliza e tij

    c’Mister inpirues ?!

    Vazhdoj te ndjek me kenaqsi i nderuar ,pasionin tend komplex e mjaft interesant . Klm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *