Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Athinë. Një nënë hodhi vajzën e mitur nga ballkoni i katit të pestë aty ku dhe banonte dhe më pas u hodh dhe vetë.
Ngjarja është shënuar rreth orës 16:30 në Prokopiou Katsantoni Street 10.
Kyriaki Tsortanidou 42-vjeç dhe vajza e vogël vetëm 4-vjeçe Foteini Spyridaki, u transportuan nga ambulanca në spitalet Gennimata dhe Aglaia Kyriakos, por fatkeqësisht nuk i shpëtuan dot vdekjes.
Sipas dëshmisë së banorëve, nëna fillimisht hodhi fëmijën dhe pastaj ka vendosur një karrige, ka hipur mbi të dhe u hodh dhe vetë.
Gruaja mësohet se kishte probleme psikologjike. Ajo ishte e martuar dhe burri i saj ishte larguar nga shtëpia disa minuta para ngjarjes.
Ngjarja ka shokuar fqinjët e viktimave që panë me sytë e tyre këtë tragjedi por pa mundur ta ndalonin.
b.b/dita
