Nëna lejon milionerin 53-vjeçar t’i përdhunojë vajzën e mitur, në këmbim të parave

Leda Hysa

Një nënë në Amerikë ka pranuar që një burrë të përdhunojë vajzën e saj 15-vjeçare, në këmbim të parave! Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, lejoi që William Hopper 53 vjeç, milioner dhe pronari i një jahti nga Matheës Country i SHBA-ve, të përdhunojë vajzën e saj, madje ajo lejoi që ai të realizonte dhe foto gjatë aktit, në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.

Menjëherë pasi u njoh me ngjarjen, policia ka bërë të mundur arrestimin e William dhe nënës së të miturës. Por burri i mohon akuzat dhe pretendon se në gjithë këtë ngjarje është thjeshtë një viktimë.

Ndërkaq dëshmia e vajzës nuk është marrë nga gjykata, pasi e mitura ndodhet në gjendje të renduar psikologjike, shkruajnë mediat e huaja.

Hooper dhe nëna e vajzës akuzohen për trafikim njerëzor dhe priten të marrin një dënim përfundimtar në 30 mars, të muajit të ardhshëm. Nga krahu tjetër, policia ka sekuestruar jahtin luksoz të 53-vjeçarit si provë materiale, pasi në mjetin lundrues besohet se janë kryer aktet e turpshme.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Kjo eshte Amerika!Ky eshte sistemi gjyqesor ku te pasurit kane frike sepse nuk e koruptojne dot.Kete demokraci kerkon Amerika te perhape ne bote ku njeriu te jete I lire dhe I sigurte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *