Horror në fshatin Kuturman të Librazhdit, nëna ‘monstër’ mbyt në gjumë foshnjën e saj dy muajshe, duke mos duruar dot të vërtetën e hidhur se babai i fëmijës nuk ishte bashkëshorti i saj që kishte pikasur gjithçka. Krimi makabër ndodhi duke zbardhur dita e djeshme, kurse policia njoftoi se prangosi pas denoncimit të familjes 24-vjeçaren Orjola Lleshi. Policia konfirmoi gjithashtu se fëmija Mateo Lleshi, ishte vetëm 6 javësh, kurse motivet janë të dobëta, ndërsa akuza ndaj saj është “vrasje me dashje”.
Ngjarja
Krimi i kobshëm është denoncuar nga vjehrra e 24-vjeçares që në mëngjes gjeti foshnjën e pajetë në krevat në dhomën e gjumit të nuses. Orjola pretendoi se fëmija ishte mbytur me gji. Por paniku, depresioni i shfaqur dhe disa mesazhe në telefon të zbuluara, zbardhën të vërtetën. Policia e Librazhdit mbërriti në vendngjarje dhe më tej u krye një këqyrje nga ekspertët. Derisa 24-vjeçarja ka pranuar më tej se përdori një jastëk për ta mbytur, pasi fëmijën e kishte me një tjetër person dhe jo me bashkëshortin. Policia bëri me dije se 24-vjeçarja përjetonte gjendje depresive prej disa javësh. Kishte raporte të tensionuara me bashkëshortin e saj që është emigrant ekonomik në Greqi. Ky i fundit i ka kërkuar të bëjë analizat për atësinë e fëmijës dhe e ka paralajmëruar Orjolën me divorc. Bashkëshorti ka dyshuar se fëmija ishte ngjizur në kohën që ai gjendej emigrant në vendin fqinj. Dyshimet duket se janë përforcuar së fundmi, ku dhe 24-vjeçarja ia ka pohuar këtë fakt.
Mesazhet
“Unë fëmijën nuk e kam me ty, por me një tjetër person”. Ky mësohet se ka qenë një nga tekstet e mesazheve në telefonin e 24-vjeçares së arrestuar. Pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për vdekjen e foshnjës për të faktuar shkakun e humbjes së jetës. Por tashmë prokuroria ka në dorë disa prova të forta dhe do presë dëshminë e bashkëshortit të të dyshuarës dhe verifikimin e bisedave telefonike apo SMS-ve të tjera që ai ka. Kurse vjehrra e 24-vjeçares i ka thënë policisë se nusja e kishte ngjizur fëmijën me një tjetër person që ka njohur në zonën e komunës Qendër. Dylbere Lleshi pohon se nipin ia kishte vrarë nusja. “Shkova në arë të punoja. Kur më thirri nipi tjetër erdha për ta ushqyer dhe gjeta nusen në gjendje shoku. I thashë çfarë kishte, por m’u përgjigj të shikoja në dhomë dhe aty gjeta foshnjën e pajetë. Më tha në fillim se e bëri nipi i madh, por më tej se e kishte mbytur pa dashje me gji dhe më vonë e pranoi se e mbyti vetë”, dëshmon ajo.

nuk ta ka fajin fmija moj kokrra e katunares….vrit veten me mir