Nëna… (një ditë pas 8 Marsit)

anazapta

Në mbrëmje u kthye ai ne shtepi

i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.

Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’

do ngjise ai traktet kudo ne qytet.

 

– Pas mesnate sonte, o nënë, më zgjo!

– Mir’, biri nënës, fli, bir! – tha ajo.

Ai si i vdekur ne gjume ra pastaj

dhe nena mbi te s’i ndan syte e saj.

 

Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te

“Fli, biri i nenes, se ora s’eshte Një”

Akrepi leviz, me ngadale leviz

pas perdesh, pas xhamash, e zeze nata pis.

 

Në ëndërr ai – buz’qesh e po sheh,

një fushë të bukur, një qiell pa re.

Dhe nëna e tij me t’bardha vallzon,

ne fushe te sahatit me dore tregon.

 

Akoma akrepi s’ka shkuar në Një,

ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma flë.

Por befas ne fushe u degjua larg

një krisme perreth: trak-trak, trak-a-trak!

 

Dhe nena u zhduk si n’mjegull atje,

Sahati i thyer seç ra permbi dhe.

I mbytur ne djerse u zgjua ai

“O nene”, dhe doren e vuri ne gji.

 

Atje trakte s’ka. “O nene ku je!”

Pas perdesh, pas xhamash po gdhin ditë e re.

“O nene!”, por nena nuk eshte me perqark

diku mitralozi troket: trak a trak!

 

Dicka neper mendte atij shpejt i erdh’

u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.

Në dor’ revolverin, ne rrugen e shkret’

vrapoi n’erresire, kudo ne qytet.

 

“O nene, o nene, o nene, ku je!!!!”

Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.

Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,

“Ndal!” ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!

 

N’agim afer pyllit, në an’ të një prroi

pas drureve ai  – u ul e vajtoi.

…Që biri te flinte i qete gjer n’agim,

mesnata për nënën s’do ketë mbarim….

 

Vargje në adresën: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *