Një nënë nga Florida është ballafaquar me vrasësin e së bijës në gjykatë këtë javë, dy vite pasi vajza e saj 13 vjeçare ishte qëlluar për vdekje brenda autobusit të shkollës. Mirëpo, veprimi që ka bërë ajo në gjykatë, kur është ballafaquar me vrasësin e të bijës, i ka mahnitur të gjithë. Ajo iu afrua djaloshit të ri, i cili kishte vrarë vajzën e saj pa qëllim dhe e përqafoi fort. “Në 20 vite kam pasur lloj-lloj rastesh në këtë gjykatë. Mirëpo kurrë nuk kam menduar se do të vijë dita kur një nënë do të përqafoj vrasësin e vajzës së saj”, ka thënë gjykatësi Sue Venzer. 16 vjeçari Jordyn Howe në vitin 2012 kishte marrë revolen e babait të tij dhe aksidentalisht e kishte shkrepur duke lënë të vrarë 13 vjeçaren Lourdes, e cila më pas ndërroi jetë në spital. Edhe pse Jordyn është shpallur fajtor, falja nga nëna e viktimës ka bërë që ai të mos futet më burg për këtë gjë. “Ne mund të bëjmë ndryshime për të ndihmuar fëmijët tanë. Jordyn ishte shoku i vajzës sime dhe e di që ajo nuk do të dëshironte më të keqen”, ka thënë nëna e Lourdes.
https://www.youtube.com/watch?v=KHwSjCqyPAU

Po ne shqiperi cfare ndodhe?
Ne Shqiperi ka trima. Mbas 50 vjetve, mbas gardhit ne erresire, me plumb mbas shpine, vrasin gra femije e kush te dale perpara.
Jo vetem per te qeshur.
Harrova tritolin….!!!!!
per kete artikull ka shkruar. megjithate per ne shqiptaret eshte e pakonceptueshem nje veprim i tille. megjithate te perqafosh eshte e pamundur, por te falesh ne distance, kur eshte rasti dhe kushdo qe vret per motive banale apo kushdo qofshin ato!!! megjithate te falesh eshte mire kur eshte e mundur, por fatkeqsisht ne nuk e kemi ne DNA nje gje te tille. shqiptaret te marin jeten
per nje sharje banale dhe jo ta falin kur u ke vrare dike.( dua te specifikoj vrasje aksidentale dhe jo banale)
Apsolutisht jo ,muk do harrohen kurre vrasjet pa dashje ne 21 JANAR!
Vrasjet e 21 Janarit nuk ishin aksidentale, se sala nuk e di se ç’fare eshte vrasja aksidentale per ate ka vetem bjeri pa dashje DIREKT.
Xheste fisnik.Dhe shqiptaret i kan fale dhe i falin aksidentet.FISNIKU FALE. FRUKACAKU TE VRET
vertet xhest fisnik
ne shqiperi 7 breza gjakmarja , dhe macja shtepise .
me fal do me thane me harrue,pra me e fute thelle ne errsiren e kujteses sone qe ajo te mos ndriqohet ma e te mos kujtohet ma. ne qofte se e falim dhe perseri e kemi ne qender te kujteses sone do te thote qe ne nuk kemi falur. perqafimi ashte ajo qe e zyt thelle qe te mos duket ma, kure pyet zemren ajo te orjenton drejte por kundra asaje qe mund te na thote mendja. mendja ashte siperfaqsore sado qe te thellohemi me mendime te ndryshme , zemra tregon thellsine,butsine e dashurine, pra ashte Shpirt. Shpirti ashte mbi te gjithe. E qe te lartesohemi ne Shpirte duhet te zbresim me zemer.