Nëna e një motoçiklisti 22-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë vendosi të publikojë videon e aksidentit për të sensibilizuar të rinjtë. Beverli Klark, nëna e Ljuis Klarkut, i cili vdiq më 30 gusht 2015 fatkeqësisht e pa me sytë e saj vdekjen e të birit, pasi grupi i motoçiklistëve po e xhironte udhëtimin.
