Nënë Tereza kishte “shuma të mëdha parash” në Bankën e Vatikanit?

entela

Nënë Tereza kishte aq shumë kursime në Bankën e Vatikanit sa nëse do t’i tërhiqte ato, institucioni IOR (menaxhues financash brenda selisë së shenjtë) mund të falimentonte, sipas një gazetari italian.

Libri i fundit i Gianluigi Nuzzit “The Original Sin” shpalos detaje nga jeta e brendshme e Vatikanit, dhe flet mbi kryepeshkopin amerikan Paul Marcinkus, president i Bankës së Vatikanit.

Marcinkus u caktua president i bankës së Vatikanit nga Papa Paul VI në vitin 1970

Në atë kohë Nënë Tereza besohet se “kishte shumë para në llogari”.

“Nëse vetëm Nëna Terezë do të mbyllte llogarinë apo do t’i transferonte paratë, instituti do të ishte në rrezik”, – shkruan Nuzzi, sipas gazetës italiane “La Stampa”.

Ai shton se zbulimi i llogarisë së Nënës Terezë është dëshmi e qëndrimit të gjatë të Marcinkusit brenda çështjeve të Vatikanit.

“Është një fuqi bllokuese në Vatikan që pengon reformat e Papa Françeskut sikurse bëri me Benediktin XVI – ekzistonte edhe me Marcinkusin. Ekziston akoma. Llogaria e Nënë Terezës në bankën e Vatikanit është dëshmi që këta njerëz ishin dhe janë akoma. Atyre iu besoi edhe Nëna Terezë, që siç thuhet, hyri në Institutin për Punë të Religjionit përmes një dere të dytë”, ka shkruar më tej Nuzzi.

Lajmi në meidan italiane mund të lexohet duke klikuar: KËTU 

e.r. /dita

 

Share This Article
1 Comment
  • po ç’ka ka per t’u çuditur ? ne rast nami si altruist, behen te gjithe dore leshuar, qe nga “brek grisuri” deri dek “bossi” . a keni pare se si meshkuj me kollare dhe “seks bomba” te parfumosura ndalin e u ofrojne leke sharlataneve “besimtar”, kur i bjene daulleve per ..ramazan ?? ( ne vend qe t’u futin ndonje hu bythes, per prishje qetesije) .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *