Nëndrejtoresha e shkollës godet drejtoreshën

Dita

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një shkollë te mesme profesionale në qytetin e Fierit.

Nëndrejtoresha e shkollës “Petro Sota”, shtetasja J.M., 34 vjeçe ka goditur Drejtoreshën e kësaj shkolle, K.N., 36 vjeçe për motive të dobëta.

Sipas policisë shkak për këtë konflikt është bërë një debat i çastit mes dy titullarëve të shkollës gjatë ditës së sotme.

Policia ka dërguar për ndjekje penale nëndrejtoreshën e shkollës ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *