Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj është arrestuar për trafik ndërkombëtar droge pas disa orësh aksion nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Operacionale në qytetin e Sarandës.
Gjatë aksionit, FNSH ka arrestuar dhe shoqëruar 8 persona, të cilët dyshohen si persona me rrezikshmëri. Të arrestuarit janë shoqëruar drejt Krimeve të Rënda, nën masa të rrepta sigurie. Ndërkohë, dy femra po hetohen në gjendje të lirë.
Aksioni i FNSH në Sarandë vjen vetëm dy ditë pas super-aksionit në Komunën e Parisit, në Tiranë, ku u arrestua një person me rrezikshmëri të lartë.
Pesë prej të ndaluarve janë: Florenc Llanaj; Adrian Xhibro; Edvin Xhibro; Mikel Jorgji; Armando Zholi.
l.h/ dita

Ministri shendetsise dorgeqje /