Nënë Lizat dhe qeveritë, dy mëkatarë përballë njëri-tjetrit, një vështrim për “llojin e bukës së ngrënë para 40 vitesh” dhe maskarallëkun sot

redaktor

 

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

“Drejtësia nuk qëndron në të qenët i paanshëm midis të drejtës dhe të gabuarës, por në gjetjen e të drejtës dhe mbrojtjen e saj, kudo qoftë, kundër së gabuarës” / Teodor Rusvelt

 

Protesta e fundit e disa banorëve të lagjes “5 Maji” në Tiranë u bë objekt i shtypit dhe medias vizive për disa ditë.

Midis protestuesve u veçua Nënë Liza (Liza Marku), një grua e moshuar mirditore e ardhur nga Rubiku para më shumë se dy dekadave, fëmijët e së cilës kishin mundur të ndërtonin një shtëpi trekatëshe, pa leje dhe në një tokë të huaj, që pretendohet se i është blerë dikuj ashtu “fshatçe”, dikujt që nuk posedonte asnjë dokument zyrtar si pronar i saj.

Nënë Lizën, si simbol i protestuesve që do iu prishen shtëpitë nga pushteti i sotëm për të ndërtuar disa pallate “për të dëmtuarit nga tërmeti i nëntorit 2019”, disa media e mallkuan ndërsa të tjera, ato kundërqeveritare e thirrën me ngazëllim nëpër studio televizive duke e paraqitur herë si heroinë dhe herë të tjera si viktimë e pushtetit.

Po ta shohësh me gjakftohtësi rastin në fjalë, ai përmban të dy anët e medaljes: Edhe figurën e shqiptarit të pas 1990 që s’pyet për ligj e rregull, por edhe qeverisjet e padenja që shqiptarët kanë pasur “fatin e keq” t’iu nënshtrohen gjatë tridhjetë viteve të “shtetit demokratik”.

Banorët protestues, disa me prona të dokumentuara dhe të tjerë pa kurrfarë dokumentesh, kanë protestuar pasi nuk janë dakord me mënyrën dhe procedurat e shpronësimit që ka ofruar qeveria aktuale. Nënë Lizën, me disa protestues të tjerë, refuzoi t’i takonte kryetari i bashkisë së Tiranës, por i priti Kryeministri Rama.

Çfarë rezulton nga kjo “odise” që njohim deri tani?

Shtypi proqeveritar arriti deri aty sa e etiketoi Nënë Lizën politikisht duke shkruar se “Nënë Liza ngjan një komuniste e thekur në formimin e saj. I akuzon policët se po sillen ‘si xhandarët e Zogut’ dhe, më pas, thotë jo pa simpati, se ‘Enver Hoxha nuk të linte të flije jashtë, ta jepte një shtëpi’ ” (M. Baze)

Nga ana tjetër, një zonjë e quajtur Aranita Brahaj, që paraqitet si gazetare dhe studiuese shkencore, duke u përpjekur të bëhet avokate e Nënë Lizës, politikisht dhe jo juridikisht, na thotë se:

“Zaptuesit vijnë nga zonat më të shfrytëzuara të vendit, ku njeriu punoi minator apo gjeolog në minierat e bakrit e kromit… Arka e shtetit mbushej me GDP e minierave të Mirditës e Pukës. Ekonomia kombëtare fillonte me këto rrethe. Industria, mirëqënia, strehimi… çdo e mirë e ekonomisë së padrejtë para ’90 lidhej me kontributin e njerëzve dhe nëntokës së Pukë- Mirditës… Në këmbim, minatori i Veriut merrte të drejtën për të ngrënë vetëm bukë misri dhe fëmijët i vdisnin nga anemia e misrit. Dhe, misri nuk ishte ai i cilësisë që kemi sot… Në vitet ’70 e ’80 më të pasurit e nëntokës e kishin të ndaluar nga regjimi kriminal socialist t’i ushqenin fëmijët me bukë gruri”.

Në përpjekje për ta skualifikuar dhe denigruar kundërshtarin apo të padëshiruarin, prej tridhjetë vitesh është bërë e modës etiketimi “komunist”, me shpresë se duke vepruar njëlloj si me sportistët që shpallen “përdorues dopingu” dhe largohen nga gara, edhe kundërshtarin apo të padëshiruarin, ka apo s’ka të drejtë, etiketimi e hedh në “knockout”.

Po kështu, sjelljet dhe veprimtaritë e paligjshme dhe antishoqërore, të manifestuara gjatë këtyre viteve, i atribuohen së kaluarës ose justifikohen po me anën e saj.

Unë e kuptoj se pasuria e vënë për tridhjetë vjet duke shitur “dokrra hini” që ngjajnë me fishekzjarret për ditëlindjen e sundimtarit të radhës, apo paratë e siguruara nga gjithfarë fondacionesh me burime të errëta, i eksitojnë përfituesit e tyre, por studiuesit pohojnë se paraja është sa eksituese, aq edhe verbuese, sidomos në gjykimin e së vërtetës dhe të drejtës.

E vërteta dhe e drejta lidhur me rastin në fjalë janë larg dëshirave dhe konkluzioneve, si të avokatëve ashtu edhe të përçmuesve të protestuesve. Nënë Liza (më saktë, familjarët e saj) është realisht njëra nga dhjetëra mijëra ligjshkelës të këtyre 30 e kusur viteve, të cilët e kuptuan sistemin e pas 1990 si liri për të bërë ç’të duan dhe për t’u sjellë si të duan, pavarësisht së drejtës dhe normave të bashkëjetesës sociale.

Keqkuptimet e tyre u ndihmuan fuqishëm edhe nga propaganda e pamoralshme dhe e papërgjegjshme e një pjese të madhe të politikës shqiptare dhe skalioneve mediatike, si mbështetëse të kësaj politike.

Propaganda në fjalë, jo vetëm e mallkoi (dhe vazhdon ta mallkojë) pronën e përbashkët dhe atë publike, por ia paraqiti qytetarit shqiptar si “pronë e askujt” dhe, duke u konceptuar si e tillë, kjo pronë (toka dhe ndërtesa) u bë pre e zaptimeve dhe grabitjeve, qoftë nga banorë të zonave të thella jourbane, po ashtu edhe nga zengjinë të rinj të lidhur ngushtë me të gjitha qeverisjet e papërgjegjshme të kësaj kohe.

Puna erdhi deri aty sa, përveç zaptimeve individuale, politika miratoi edhe një ligj kriminal (Ligji 7501/1991) me të cilin toka iu rimerrej pronarëve realë dhe iu shpërndahej njerëzve pa tokë sipas numrit të frymëve. Ndërsa regjimi politik i para 1990 ua kishte marrë pronarëve dhe ua kishte dhënë në përdorim personave të tjerë, “regjimi demokratik” ia mori pronarit legjitim dhe ia dha atij që s’i takonte, as me ligj, as me Kanun dhe kundër moralit shoqëror.

Po pse u bë kjo gjë? Për keqardhje, për humanizëm apo si vizion zhvillimi? Asnjëra prej këtyre por, thjesht dhe vetëm, për vota, pra për pushtetin e pak individëve apo grupe individësh politikë.

Zaptimet e pronave në fjalë, sidomos të tokave, dhe ndërtimet pa leje dhe pa plane e miratime urbanistike nuk mund t’i gjykojnë as mendjet e nxehta dhe as mendjet e lehta mediatike. Banorët e zonave të largëta kanë banuar e jetuar atje me shekuj të tërë dhe për këtë nuk janë përgjegjës as regjimi monarkist dhe as i ashtëquajturi “komunist” i shekullit të 20-të. Atje janë vendosur dhe i kanë lënë paraardhësit e tyre dhe, në fund të fundit, të jetuarit atje nuk ka qenë dhe as nuk është kataklizëm.

Por, a kishin dhe a kanë të drejtë banorët e atyre zonave të lëvizin dhe jetojnë ku duan ata? Sigurisht që po, por jo në mënyrën që zgjodhën shumica e tyre. Lëvizjet e brendshme të popullsisë, përveç lëvizjeve barbare, janë kryer dhe kryhen sipas normave ligjore të shoqërisë dhe në mënyrë të tillë që nuk cenojnë interesat e pjesës tjetër të popullsisë.

Mbrojtja që gazetarja Brahaj iu bën zhvendosjeve të tilla të popullsisë është e gabuar moralisht, historikisht dhe ligjërisht. Duhet mësuar një herë e mirë se pasuritë nëntokësore të një vendi nuk janë dhe as mund të jenë pasuri vetëm e atyre që banojnë në sipërfaqen mbitokësore ku ndodhen pasuritë në fjalë, por janë pasuri e gjithë popullsisë që jeton brenda shtetit nën juridiksionin e të cilit ato ndodhen.

Përveç kësaj, të ardhurat e siguruara nga bakri dhe kromi i nxjerrë nga nëntoka e zonës Pukë-Mirditë kanë qenë të konsiderueshme, por ato janë përdorur nga buxheti i shtetit të kohës në shërbim të të gjithë popullsisë së vendit, duke përfshirë edhe Pukën e Mirditën.

Nga ana tjetër, nuk është fare e vërtetë se ekonomia kombëtare fillonte me këto rrethe dhe se mirëqënia e strehimi lidheshin vetëm me kontributin e njerëzve që punonin në ato dy rrethe. Për punën e kryer (punë vërtetë e vështirë, si kudo në botë) punëtorët dhe personeli janë paguar me paga që shkonin 2-3 herë më të larta se punëtorët e tjerë të industrisë kudo në Shqipëri, pa folur për kooperativistët nga Jugu në Veri.

Kjo industri e “regjimit kriminal socialist” ka qenë shumë herë më e drejtë dhe e moralshme se industria e sotme e “regjimit të shenjtë kapitalist” shqiptar, pasi e para paguante punëtorin dhe të ardhurat i përdorte për të gjithë shoqërinë ndërsa e sotmja e paguan (mjerueshëm) punëtorin dhe shumicën e të ardhurave i marrin një grusht individësh, kryesisht të ardhur nga bota e krimit.

Unë nuk e di as moshën dhe as nga është gazetarja Brahaj, por të bëjnë përshtypje “përrallat” që tregon në përpjekjet e saj për t’iu bërë avokatinë në grup zaptuesve të pronave të pas 1990. Nuk është fare e vërtetë se minatorët e gjeologët e kishin të ndaluar nga regjimi të ushqenin veten dhe fëmijët me bukë gruri dhe se “fëmijët iu vdisnin nga anemia e misrit”.

Shkenca nuk njeh anemi dhe vdekje nga ngrënia e bukës së misrit (madje, sot në Perëndim rekomandohet më shumë përdorimi i bukës së thekrës, tërshërës dhe misrit se asaj të grurit) dhe është e sigurt se përdorimi i miellit të misrit është shumë herë më i parrezikshëm se përdorimi i miellit të drogës, siç ndodh sot.

Ndërsa i pari nuk mbahet përgjegjës për vdekjet askund në botë, i dyti është vërtetuar si burim i vdekjes së qindra mijëra njerëzve çdo vit në botë. Në fund të fundit, raportet e dikuj sot me ligjin dhe të drejtën nuk mund të vlerësohen e përcaktohen nga lloji i bukës që ka ngrënë para dyzet vitesh.

Po të ishin këto kriteret e vlerësimit të sjelljeve të njerëzve, atëherë kushdo mund të shpikte një pretekst për të justifikuar shkeljet e ligjit.

Më bëri përshtypje një mjek me emrin B. Jakaj, i ftuar në “Dritare TV”, i cili, përveç disa pohimeve të drejta që bëri lidhur me rastin në fjalë, hiqej si ekspert i asaj çfarë ndodh në Perëndim me shkelësit e ligjit, duke pohuar se: “Në vendet perëndimore, në Evropë nuk të nxjerr kush jashtë, edhe po të nxorën të japin më shumë se të takon. Pse nuk shohim ne njerëz të përlotur në këto vende?…”

Paraqitja e Perëndimit në mënyrë idilike për shumë gjëra, kryesisht nga njerëz që s’e njohin fare atë, është ende në modë në Shqipërinë tonë. Përpjekja për t’i paraqitur zyrtarët shtetërorë të perëndimit të përlotur nga keqardhja, të mallëngjyer sa herë iu duhet të veprojnë kundrejt ligjshkelësve, është një nga mashtrimet e shumta që i bëhen popullit shqiptar paprerë nga politika dhe shërbëtorja e saj e nënshtruar, masmedia.

Së pari, shumicës dërmuese të popullit në ato vende as që iu shkon në mendje të pushtojnë tokat apo banesat e huaja dhe as të ndërtojnë pa leje, pasi e dinë të sigurt veprimin e ligjit dhe shtetit mbi ta. Nëse ndodh një gjë e tillë fajtorët ndëshkohen nga gjykatat dhe banesa prishet, madje duke iu ngarkuar shpenzimet e prishjes vetë ndërtuesit.

Mikun tim M.K., që jeton në Perëndim, s’e lejuan të hynte në shtëpinë e ndërtuar me leje derisa riparoi shkallët e brendshme pasi i kishte bërë 3 cm më të larta se e lejonte Kodi i Ndërtimit. Në mediat perëndimore mund të gjesh mjaft raste të prishjes së plotë të ndërtesës pa leje apo prishje të murit anësor të saj vetëm pse pronari e ka bërë 70-80 cm më të gjerë ndërtesën nga projekti i miratuar.

Më shumë se ç’të takon nuk të jep kush askund, përveç rasteve të bujshme korruptive.

Faqja e parë DITA, 21 shkurt 2022

Dhe tani, le të shohim anën tjetër të medaljes. Deri këtu besoj se e kemi të qartë se Nënë Liza (si simbol i gjithë zaptimeve dhe ndërtimeve të paligjshme të kryera në Shqipëri), është një ligjshkelëse dhe, me kriteret e një shteti ligjor, asaj i prishet banesa dhe nuk përfiton as dëmshpërblim.

Në katrahurën tridhjetë vjeçare të zhvendosjesve të popullsisë brenda vendit, zaptimit të pronave dhe ndërtimeve pa leje, përveç individëve, autorë të drejtpërdrejtë të shkeljes së ligjit, një përgjegjësi edhe më të madhe se ata mbajnë politikanët kryesor shqiptarë të të gjithë krahëve.

Nëse qytetari është përgjegjës vetëm për veprimet e veta, politikani që kërkon të bëhet (dhe realisht bëhet) përfaqësuesi ynë, udhëheqësi ynë dhe mbrojtësi ynë, ka një përgjegjësi shumë herë më të madhe morale, politike dhe ligjore për lejimin dhe, akoma më keq, për nxitjen e shkeljeve të tilla masive të ligjit.

Nëse njerëzit zhurmëmëdhenj dhe punëpakët që morën përsipër qeverisjen e vendit pas 1990 do të kishin qenë të përgjegjshëm, “Nënë Lizat” do të vinin nga periferia në zonat kryesore urbane vetëm duke blerë prona dhe duke ndërtuar sipas ligjit.

Nëse qeverisjet, kryesisht e sotmja, vendosën t’i legalizojnë (ta bëjnë të paligjshmen të ligjshme) të gjitha zaptimet dhe ndërtimet e kryera, atëherë këtu nuk mund të përjashtohet asnjë “Nënë Lizë”.

Në këtë kuptim nënë Liza është një fajtore e cila duhet shpërblyer me drejtësi dhe pa vonesë. Ndërkohë që nuk kuptohet përse ka ende ndërtesa të palegalizuara kur ne kemi parë shumë herë Kryeministrin Rama duke dorëzuar dokumente legalizimi.

Aspekti tjetër mjaft i rëndësishëm është: Ç’janë këto projekte dhe ndërtime për të pastrehët e tërmetit tani, pas gati dy vjet e gjysëm nga ndodhja e tij?! Përse zgjidhen si vende ndërtimi hapësira tashmë të banuara, prishja dhe rindërtimi i të cilave rrit ndjeshëm shpenzimet buxhetore të shtetit, kur mund të zgjidheshin hapësira të pabanuara dhe, ndoshta, me tokë shtetërore?!

Çfarë faji kanë shumica e shqiptarëve, që nuk kanë shkelur asnjë ligj, që paratë e taksave të tyre të përdoren për dëmshpërblimin e ligjshkelësve?!

Duke vepruar si deri tani, politika shqiptare ka krijuar dy lloje qytetarësh: shqiptarin ligjzbatues i cili, edhe të drejtat e veta (siç është kthimi i pronës së trashëguar) i kërkon nëpërmjet rrugëve ligjore, dhe shqiptarin “e fortë”, ligjshkelës, i cili atë që dëshiron dhe që s’i takon e kërkon dhe e realizon duke mos përfillur asnjë ligj.

Shteti modern dhe ligjor krijohen duke respektuar qytetarin e llojit të parë dhe duke iu bërë pengesë të dytit.

Fatkeqësisht, qeveritë shqiptare kanë qenë kryesisht në krah të qytetarit ligjshkelës, prandaj edhe numri i këtyre lloj qytetarësh sot është tmerrësisht dhe dëshpërimisht i madh. Zaptuesit të pronave dhe ndërtuesit pa leje i legalizohet vepra e tij, madje me pompozitet dhe ceremonira, ndërsa trashëgimtarit të pronës i nxirren dhjetëra pengesa.

Ndërsa qeverisja berishiste i detyroi pronarët të bënin greva dhe ushtroi dhunë ndaj tyre, qeverisja aktuale i ka penguar dhe i pengon pronarët e vërtetë të marrin pronat e veta, me veprime “të buta” dhe të kundërligjshme, siç janë pengesat e nxjerra nga ATP-ja dhe grenzat e institucionit të Avokatit të Shtetit, të cilët në mjaft raste ua zgjasin pa fund kthimin e pronave duke apeluar apo rekursuar pa asnjë argument ligjor vendimet e gjykatave që iu kthejnë pronat trashëgimtarëve.

Kryeministri pret në zyrë ligjshkelësit, por nuk e kemi parë të takojë apo t’iu zgjidhë hallin pronarëve realë. Duket që takimi me këtë kategori nuk është në agjendën e tij.

“Të fortët” tjetërsojnë pronat shtetërore dhe private dhe proceset penale zgjasin pambarim. Rrjedhimisht, ne sot nuk shohim në burg asnjë nga ligjshkelësit, ndërsa pronarëve realë iu duhet të presin thuajse një dekadë derisa gjyqet maratonë të përfundojnë ecejaket nga njëra gjykatë në tjetrën.

“Luftëtari ” i madh i korrupsionit z. Lulzim Basha, që pret mbas derës për t’u bërë kryeqeveritar, thërret sot në tryezat e ” luftës kundër korrupsionit ” ish – zyrtarë të tij si Fran Frrokaj, i dënuar nga gjykata me 4 vjet burgim pikërisht për korrupsion dhe falsifikime dokumentesh në veprimtaritë kriminale të tjetërsimit të pronave.

Në këto kushte, sjellja e qeverisë kundrejt shtetasve që do iu merren pronat në lagjen “5 Maji” të Tiranës nuk është fare normale. Qeveria është dashur të bënte studimin e hollësishëm, të përcaktonte fondet dhe mënyrat e dëmshpërblimit për shpronësimet, të nënshkruante kontratat përkatëse me individët e shpronësuar dhe pastaj të niste procesin e prishjes së banesave.

Në shtetin e shekullit të 21-të nuk mund t’i kërkohet qytetarit t’i besojë verbalisht shtetit apo “t’ia dhurojë” shtetit pronën dhe pastaj shohim e bëjmë. Në shtetin modern vlejnë vetëm kontratat e shkruara (verba volant, scripto manent *) dhe jo fjala e besës sipas Kanunit.

Shpronësimet nuk mund dhe nuk duhen bërë as sipas orekseve të pronarit dhe as sipas tekave qeveritare por thjesht dhe vetëm sipas çmimeve të tregut, qoftë për tokën, ashtu edhe për banesat.

Prandaj, sot ne kemi dy mëkatarë përballë njëri-tjetrit: “Nënë Lizat” dhe qeverisjet shqiptare. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis tyre bëhet vetëm me marrëveshje të shkruara dhe transparente, përndryshe mëkatet do të vazhdojnë dhe prej tyre do ta pësojë vetëm “populli jomëkatar”.

 

****

*Verba volant, scripto manent – (lat: Fjalët i merr era, shkrimi mbetet)

Share This Article
31 Comments
  • 1. Ne kete analize te balancuar e pa tendenca Z.Viktor Malaj ka bere nje prezantimserioz te situates qe nuk duhet te neglizhohet.

    Pra:

    2. Nuk eshte problemi apo zgjidhja “keshtu apo ashtu” por disa “here keshtu” dhe disa “here ashtu”.

    3. Po te ishin zgjidhjet kaq te thjeshta, vetem “keshtu” apo vetem “ashtu” te gjithe problemet do ishin zgjidhur.

    4. Nuk duhet te kapemi pas “nje ekstremi” dhe te neglizhojme “ekstremin tjeter” Nuk duhet te hecim me dogma ku me nje “PO te Vetme” apo me “JO te Vetme” do zgjidhen me mijra raste me nje hapje goje, me nje urdher.

    5. Duhet te analizohen gjerat hap pas papi, ku cdo rast eshte i “ndryshem por dhe i ngjashem”.

    6. Nderkaq, “kjo metodike”, nuk duhet te zvarritet per intervale te gjata kohore, kur individet mund te mos jene me ne kete bote.

    7. Shqiperia do drejtuse ne cdo institucion qe te jene te dedikuar, analizuse te thelle dhe mos ti thjeshtojne gjerat ne ekstrem, me nje “PO apo JO” te vetme.

    8. Por, kuptohet se nuk mund ti zvarrisish proceset “ne pafundesi” Mos harroje historin Nastradinit qe donte ta mesonte gomarin te rronte pa ngrene.

    9. Gomari pelliste se donte ushqim. Nje dite nuk po pelliste me. Por pas disa oresh ngordhi.

    10. Nastradini tha: Kjo bote eshte e pa drejte. Sot qe u mesua te rroje pa ngrene gomari me ngordhi.

  • Shume dakord me shkrimin. Ne Shqipri akoma nuk njihet si memtalitet Prona dhe Pronari. I forti ben ligjin ndersa shteti polici nuk i vjen ne ndihme pronarit te vertete.

    Zoti Malaj, jam shume kurioz se pse nuk po shkruani per skandalin e djegesave. Vjedhja dhe korrupsioni duket qarte dhe asnje nuk po pergjigjet. Ne se shkruani per kete teme , ju ia largoni vetes etiketimin ndaj jush si gazetar i njeanshem.

    • Nuk po shkruan , o Gjergji , sepse shumica e akuzave te komisionit parlamentar , po dalin bllofe e te pa verteta , si ceshtja “babale” e Salianit . Zoti Malaj , eshte gazetar serioz dhe nuk merret me shpifjet dhe perrallat e PD-se . Ndersa Rama dhe qeveria , eshte shprehur “kush ka ngjyer gishtat dhe doren , te pergjigjet para drejtesise , mos fshihet as prapa qeverise e as prapa partise” .

  • Natyrisht, që ashtu është z. Malaj. Një shprehje thotë se « çfarë do të mbjellësh, atë do të korrësh ». Kjo farë u mboll nga kjo klasë politike, veçanërisht nga PD-istat e Berishës dhe tani shohim pasojat. Këto janë pasojat e rrumpallës pas vitit 1990, por edhe tani, ku më lehtë është që të bësh një veprim të paligjshëm duke dorovitur, se sa një veprim të ligjshëm, duke të nxjerrë lloj lloj pengesash. E keqja është se nuk duket asnjë politikan që t’i shërbeje me ndërgjegje njerezve. Basha nuk është njeriu i duhur nga opozita, por edhe këta të PS-së kanë kusuret e veta, si Rama ashtu dhe Veliaj. Për kë duhet votuar kur të gjithë nuk janë të saktë. Nuk ka alternativë tjetër për të zvogluar pasojat 30 vjeçare. Gjëndja është pesimiste!

  • Kjo rrumpalle eshte mekati i politikes 31 vjeacare te ketij tranzicioni post komunist . Djemte e Ramiz Alize te veshur prej tij , te gjithe me pardesy te bardha , per kete teme ,jane ne unison te plote , nuk i leviz as pika e as presja .Vini re opozita nuk flet fare . Lulzim Basha ,me qe pretendon per kryeminister dhe si i perkedhelur keto kohet e fundit nga Amerika , nuk po ndihet fare . Kurse Edi Rama ,pa pike turpi mer dhe e pret ne zyre nena Lizen . Shkelsen e ligjit , hajduten e truallit . Kurse nga ana tjeter po ky Rama komunisti ne shpirt , nuk foli as edhe nje here me pronarin legjitim ..Pronaret jane te vdekur per Ramen . Rama ka alergji pathollogjike kondra pronareve , i urren ata ., Do i thoja Rames , se ctaksirat kemi ne qe e zbatojme dhe e kemi zbatuar ligjin ,pse te paguajme ne me taksat e tona ,per shkelesit e ligjit . Ne nuk kemi zaptuar sikur nje milimeter toke .. Po ashtu edhe pronaret , e kane dy here me keq , pervec ky anti prone Edi Rama , e para eshte se nuk ja kthen pronarit legjitim truallin qe i takon ,, por i vret edhe per here te dyte pronaret e trojeve , keta duhet te pagojne prap me taksat e tyre , te gjitha Nena Lizat ne te gjithe teritorin Shqiptar . Bravo o Rame . ??!! Te zgjuar te ka pjelle nena ty o kapedan ??!!. Keta politikanet tane duhet ti hedhesh jo ne det , por ne oqean ti hane peshkaqenet e balenat dhe pak e kane . Drejtesia ka vdekur ,edhe keta duhen djegur me benzine per se gjalli .Ne qofte se nuk jane te zote , te qerohen keta politikane , tju hapin krahun te rinjve , kemi shyqyr zotit shume te rinj qe kane studiuar ne iniv perendimore prestigjioze . Doja ti thoja popullit ,te mos presin integrimin e Shqiperise ne BE . Dihet BRUKSELI e ka lene detyre shtepie ceshtjen e zgjidhjes te pronave .Politikanet e Katovices o popull nuk e duan Shqiperine ne BE , kuptoheni dreqi ta marre nje here te pakten o popull . Keta nuk e durojne dot i frigohen po te inkuadrohet Shqiperia ne BE , se i tremben ligjit dhe transparences se ligjit te BE . Nuk jane budallenj , por perkundrazi .. I dalin te palarat qe kane bere ne shesh te mejdanit .: Ceshtja e proneve dhe te mos , demtosh nena Lizat
    rregullohet , bile pa dhimbje dhe pa psaoja dihet , por nuk ka predispozite keta arbuter neokomuniste moderne hajduter .Zoti i nderuar Viktor :Ju jap personalisht te drejte kur thoni me te drejte ,se e bejne rumpalle , perkrahin politikanet nena Lizat per te mare vota , e drejte , por keni haruar i nderuar z Viktor te trumbetoni se me rastin e nena Lizave ,justifikojne edhe trojet qe kane vjedhur per veten e tyre keta hajduter te pa cipe politikane . Kane shkuar deri tek repartet e marinave detare ne bregdet ne troje shteterore qe i kane vjedhur per vehten e tyre . O te dhjefsha NATON , ne qofte se NATO i le keta hajdute brutale hajdute ordinere pa i denuar .
    Kurse per ate gazetarin ,qe citoni ju i nderuar Viktor doja ti thoja atij , se nuk e ka haberin fare per perendimin ,kur thote se ne perendim nuk te perze njeri nga shtepia . Jo more jo Hajde ta provoj te mos ja pagoje qirane pronarit ,siku nje dite tja vonosh po te nxjerin me ceremoni .. Mos i ngateroni gjerat . Perendimi ndihmon me asistence per qirate , por pronari privat i do dhe i mer kokerr me kokerr leket e qirase .Kur nuk mer vesh o gazetaruc , mos te komentoje si …ot ?
    Doja ti kujtoja edhe nje rast qe e kam perjetuar vete ne perendim : Ndertoi nje shtepi te re X . Ne fund beri nje mur 60 cm te larte , gardh se haq te lejojne ligjerisht ne perendim . Punim guri special punim dore komplet . Kur vjen Y ,komshiu nga puna ,mat gardhin me shtepine e vet , dhe del se i kishte hyre ne rrisk 3 cm ne bacene e vet X. . A e di cfare ndodhi , X i lutet Y ,aman te keqen mos shko ne bashki , se pervec qe do ma prishin , do e prish une vete neser ne mengjes . Se nuk dua te pagoj gjoben e majme qe do me vendosi bashkia qe te kam shkateruar nervat ty . Te lutem .Te nesermen , u regullua 3 cm tamam ne vendin e duhur .Ta mari vesh ai gezetari , ta marin vesh te gjitha nena Lizat ne te gjithe Shqiperine , ta mari vesh mbi te gjitha Rama , si rregullatori i gjithe teritorit mbare Shqiptar , se per kete pagohet me taksat tona ,e me soj e sorollope te tije deputete parlamentare , qe jazek i qofte ,as edhe nje nuk e ngre zerin ne parlament
    ceshtjen e pronave , e kane frike Ramen , i ben zbor kur te doje dhe bile i ben zbor dhe i ve ne rresht per nje edhe ne gjume . O Rame , zbato o laro kushtetuten nenin 41 & 181 te saj . Dhe ta kesh te qarte o Rame , kete kemishen qe kam veshur une ne trup , ska pidh nene tma mari , por une , po te dua e mbaj per veheten time , ose e shes , ose e djeg , por ti smund tma maresh . Mos se e ngjallet Enverin prape o Rame ??!!, ske te drejte as ligjore e as morale . e as Nena Lizar e gjiithe Shqiperise . Jane mbi 12 000 viktima deri me sot vetem per cshtjen e pronave ..SPAK , drejtesia e re ,duhet te nderhyje , te zbatoje kushtetuten per ceshtjen e pronave , , dhe mos ti boshatiset vatani nga rinia e saj , se late name o neokomuniste , keni dekata te tera qe as edhe nje firme e huaj perendimore nuk ka investuar ne shqiperi . Nuk ka pune firme e huaj o Rame komunisti anti prone te shkoje te komiteti ekzekutiv i velise tend , por ata duan pronarin ,e te jene per jete te jeteve te qete ligjerisht .

    Faleminderit dhe respekte z Viktor per kete shkrim .

  • Gjykim i drejte i z.Malaj.
    Ne kete rast nuk ka pse viktimizohen hajdutet we tokave,.
    Edhe ata qe kane blere tek hajdutet.Gjithkush qe blen badiava pa letra,e merr persiper vete rriskun,njesoj sikunder Cubi qe nguli i pari hujte dhe Tabelen TOKE E XANUN.
    Kush ka pare disa vite me pare bastisjet e kampeve te arixhijve ne Itali,rrafshimi me Fadroma i barakave te vendosura ne fushat brreth Romes,apo nje aksion i policise per te prishur nje shtepi 2-3 kateshe ndertuar pa leje ne Rome,me nderhyrje edhe te helikoptereve,qe sherbyen per te neutralizuar pronarin e armatosur qe do vriste e do priste dhe gruan qe do ti vinte flaken vetes maje catise e te tjera skena te kopjuar nga zaptuesit shqiptare.
    Ne boten kapitaliste europerendimore nuk te lejon kush te ndertosh kuturu,TA PRISHIN DHE TE HEDHIN NE RRUGE.
    As patavrat nuk te lejne ti marresh.
    Ne rastin me te mire ,neqoftese je i pastrehe te shenojne emrin per te perfituar ne blloqet e banesave sociale,,edhe ato me pagese me kredi TE BUTE,,po qe extrakomunitar perfundon EXIT.

    • Nuk perfundon aspak “exit” , po qe se je extrakaomunitar . Ne Itali , ne shumicen e banesave sociale , banojne extrakomunitaret me dokumenta te rregullta , shume pak italiane . Nje prej tyre jam edhe une .

  • Artikull i sakte dhe prej gazetari profesional.Na nere malli tashme te lexojme nje shkrim te shkruar ne menyre professionale,te mbeshtetur mire ne argumenta dhe pa sharje e shpifje.Te lumte pena or mik…

  • OK,VM:Të lumtë mëndja dhe pena V.Malaj.Shkrim për të mësuarë Ata që i kan bërë gjëmën pronës në Shqipëri që në 90-tën.I pari S.R.Berisha 1992-2013.Katraura urbane e inicuar prej tij në emër të lëvizjes së lirë..për VOTA nuk ka kthim.
    -Dje,dëgjova në DRITARE R.Xhunga një qytetar nga fshatrat e Tropojës,sot në Kanada.Pasi pati probleme me pronën në Shkodër,ja mbathi në Greqi e Kanada dhe jeton shumë mirë me familjen duke punuarë në ndërtim me pronar Polak.Punë që nuk preferohet nga RINIA TEK NE.
    -Më bëri shumë përshtypje rrëfeja e tij:
    1.S.Berisha në 30 vite i ka bërë dëme vëndit më shumë se TURKU PËR 500 VJET sundim në Shqipëri.Sidomos me vjedhjet e shkatërrimin e pasurisë Kombëtare.
    2.Familja e Sb ka jetuarë në Tropojë por pasi prindrit e tij dogjën 3 herë kishën u përzunë në Viçidol të Pukës.Dhe babai i tij i kish thënë se edhe Saliu do e djeg Shqipërinë 3 her,2 herë e ka djegur.Por nuk besoj se e lejon Amerika ta djegi 3 herë..!
    3.Në Shqipëri është shpërdoruarë PRONA.Atë e ka marrë i forti,Miku,Partiaku…pa dekumenta,Jashtë ligjit që në 90-tën.Dhe dihet,për pronën janë vrarë mbi 3000 njërz.
    4.Në Shqipëri nderohet krimineli e jo i ndershmi.Në klub kriminelit i çohen në këmbë dhe i servirin të gjithë kafe,etj.
    5.Në Shqipëri është vrarë PUNA.Kërkohen fitime të jashtëLigjëshme..!
    6.Tek ne nuk ka DREJTËSI për popullin.Nëse bëhet DREJTËSIA në Shqipëri do të investoj shumë para.Këtë mendim e kanë shumë Shqipëtar bisezmen.Po a do bëhet drejtësia te NE..? Kjo është çëshja..!
    -FLM DITA,V.MALAJ

  • Nuk kuptoj nje gje. Perse sot qe pretendojme te kemi Gjykate Kushtetuese me gjyqtare te dale nga vetingu nuk shkon dikush nga pronaret e ligjshem te kerkoje rrezimin e ligjit 7501? Bie direkt dhe skema e legalizimeve. Te pakten te shpetojne ca ka ngelur. Une skam prona. Por as para. Do e beja vete po te kisha para. I beja nder njerezve.

  • Viktori permend Lulzim Bashen si “Luftetar” (ne thonjza) anti korrupsion qe paska ne tryezat qe paska thirrur njefare Fran Frrokaj te denuar dikur 4 vjet pikerisjht per korrupsion.
    Shume mire ben ti Viktori qe e permend, por ama ne tryezat qe therret dikush mund te vijne kushdo, vecse Lulzim Basha nuk e ka gje plan per Minister kete Frrokajn.

    Por cuditerisht ky Viktori qe pretendon Paanshmeri ne gjykim, “harron” ose nuk do te shohe nje Edi Rame Kampion Antikorrupsioni (pa thonjza fare) qe rri akoma brenda Kryeministrise kur Ministri i tij i Brendeshem (ai “me i suksesshmi” i deklaruar prej tij), ka marre denim me burg per Perfshirje ne grupe kriminale!
    Viktor, nese me thua diku a dikur ndonje Minister te Brendeshem te burgosur per afera me Grupe kriminale, dhe Kryeministri te kete vazhduar te mbaje kolltukun,hallall, le te rrije Edi Rama aty ne kryeministri dhe ti , hallall, merru me Frroket qe ka Lulzim Basha ne tryeza.

    • @ Tahiri ( jo ministri i suksesshem )
      Ti ore mik nuk paske kuptuar asgje nga shkrimi i Malaj.
      Nga ana tjeter ti dukesh qarte qe te djeg permendja e Bashes ( atij burrit qe pati cuar per lesh 230 milion euro ne Rrugen e Kombit kur ishte Minister Transporti ). Tek tavolina e Bashes nuk mund te ulet kushdo por vetem ata qe ai i fton ne mbledhje ( takime ), sic ishte edhe i ftuari Fran Frrokaj qe e permend autori ne shkrim. Pastaj, ka nje dallim thelbesor midis nje ministri qe dergohet ne burg, megjithese e ka partine ” e tij ” ne pushtet, dhe nje ish – kryetari bashkije i cili, megjithese i denuar me 4 vjet burg nga gjykata e shkalles se pare, thirret ne takim me ” kryeministrin e ardhshem ” per te dhene mendime dhe gjykime mbi luften kunder korrupsionit. Me keta Frrokat ( dhe Salianjin i denuar me 2 vjet burgim, Xhelal Mzatin e Kamzes, edhe ai i denuar me burgim nga gjykata e shkalles se pare per korrupsion ) do ta krijonte shtetin dhe qeverisje L. Basha, i cili edhe vete ai i pati shpetuar drejtesise me ” procedura ” per 230 milion euro.

      • “DEMOKRATI” qe nuk do te kuptosh asgje –
        Lulzim Basha “nuk shpetoi per procedura” nga Drejtesia per nje arsye te thjeshte e te qarte qe ti duhet ta ngulesh ne koke –
        Sepse ndaj Lulzim Bashes me Imunitet te hequr nga Parlamenti (ndryshe nga Saimir Tahirit qe ja hoqen me kushtin – Mos arrestohej!)
        Nuk u hap Gjygj sepse ajo Prokuroria qe kerkoi heqje Imuniteti Nuk e dergoi ne Gjykate atePadine ndaj Bashes kurre !
        Kaq gje kupto, se ajo ngrehine me 230 milion Euro te Rruges Kombit eshte vetem per silazh mediatik qe te ngope rilindjotet budallenj, sepse…ja ku eshte Lulzim Basha ne mes Tiranes, pse nuk “kujtohet” askush ta padise aty ku behen Padite, ne Gjykate si Saimir Tahirin, pra/

  • Gazetarja qe e merrte ne mbrontje Lizen genjente ose nuk e njihte realitetin e athershem,por une besoj se shpifte qellimshem. Jan akoma gjalle brezi i athershem dhe e dine mire se cfare ishte nje rroge shteti ne ate kohe,kjo per ata qe punonin ne minjere, e dine mire qe punonjesit e minjerave e gjeologjise pervec rrogave te mira per kohe dhe vendin ku jetonin kishin dhw buken e grurit e jo si fshataret e thjeshte.Nese ato vende kan qene keq e nuk jetohet provo shko zije nje pellembe toke atje po nata nuk te kap gjalle,po te kishim shtet e zyrtaret te punonin per shtet do kishim ligje te tilla sa Lizes e Lizave as ne mendje mos ti shkonte per zaptim e vjedhje. Ne fillim e kane provuar djemt e Lizes me paligjshmeri pastaj ka vazhduar Liza me vjedhje mbasi ka pare se shteti eshte dakort me ta.

  • Ol Viktor dy fjal kam me ty , e para te ter te ardhurit nga veriu neper qytetet Tiran Durres i solli PDja ktu qe ne fillimvitet 92 , i mori per vota dhe per ushtar , pra me nje gur vrau dy zogj PDja me saliun dhe hajdarin qe ishte si miemri qe kishte , me kte veprim jedhe i ben nder patriotve te tyre , por i kishin dhe gjith kohes ne dispozicion saliu dhe PDja me kta e dogjen 3 her shqiperin , me kta hapen depot e armeve , me kta shkaterruan shqiperin sipas udhezimeve te UDBs jugosllave dhe asfalis greke ne vitin 92 me kto dy agjentura dhe tvt e para dhe gazeetat u investuan nga kto agjentura dhe njerzit e tyre qe vepronin ne shqiperi per te mbeshtetur shpartallimin e kti vendi totalisht , kjo u reaqlizua me sukses , e dyta ky popull nuk mund te shperblej te ter shkelsit e ligjit nga koha PPShs duke filluar me ish burgaxhit deri tek lloj lloj zagari dhe antishqiptari qe i ka futurr dikur thiken pas shpine kti vendi , plus te tera demet e politikes paguhen me taksat tona plus vjerri lulit Bexheti dhe shum zaagar te tjer qe ne bashkepunim me politikanet ton kan ber miliona euro , tani te paguajm dhe tokat e ish pronarve qe kur kan mar taapit e ktyre tokave kto toka kan qen livadhe kullotash , sot kta ish pronar duan para me 3 mij euro metcrin e katrorit , e kur mendon qe kto para duhet te dalin nga xhepat ton qe nuk kemi kurrfar fai , epra i bie qe ktu ne kte tok qenka e then te jettojn vetem sharlatanet mash trusit kopilat hajdutet antishqiptaret dhe kriminelet , mos vall ky vend esht kthyer ne ishull banditesh ku jetojn vetem shkeles ligji mendoj qe deshira e UDBs jugosllave dikur dhe serbe sot bashk me deshiren e asfalis greke esht ber realitet 100 per 100 , kjo u realizua me politikanet tan anti shqiptar dhe me ndimen e njerezve te ketyre dy agjenturave ne televizionet tona dhe gazetat tona si mbeshtetse per realizimin e kti gjellimi kto te fundit te financtuara dhe te ngritura me parat e ktyre dy agjenturave qe me bashkepunimin e zuzarve shqiptar e perplasen pertok kte vend qe esht drejt zhdukjes se rrug tjeter nuk ka .

  • Edhe Nene Liza ka te derjte edhe ai qe i eshte grabitur toka apo prona ka te derjte ?!….. . Tregojne nje mesele nga anet tona . Ne nje dava qe zhvillohej nen drejtimin e kadiut të zones ishin mbledhur njerzit per te degjuar gjygjin dhe per te kuptuar se kush kishte te drejte dhe kush i kishte hyre ne hak tjetrit. Ngrihet i pari dhe i tregon kadiut se si qendronte problemi. Pasie e degjoje kadiu i thote ” Po ke te drejte , ulu ne vend” . Ngrihet pala e paditur dhe proteston duke i thene kadiut ngjarjen sipas versionit te tije . ” Po- i thote kadiu- ke te drejte ulu edhe ti” . Ngrihet njeri nga salla dhe thote ” -Po si keshtu kadi efendi ? Nuk po kuptojme asgje kush ka te drejte i pari apo i dyti ?. ” Edhe ti ke te drejte , ulu edhe ti.” -per gjigjet kadiu aty per aty…. Tani Viktor vellai do na thuash kush ka te drejte sipas teje ? . Nese duam te gjykojme a “peshojme ” nje veprim (jo mekot peshorja eshte simboli i gjykates) na duhet patjeter njesia matese . Vella Viktor sitemi i ekonomis se tregut ka ne themel te drejten e prones. Te gjitha te drejtat e tjera vijne pas saje. Sistemi qe rrezuam kishte ne themel apo si orjentim paresor hallin e personit . P.sh. bujku nuk kishte toke reforma agrare e beri me toke . I varferi nuk kishte para per arsim , per tu vizituar tek doktori. Sistemi ja garantoje doktorrin dhe mesuesin . Sakati nuk mundej te punonte , jetimi , asistoheshin nga shteti. Gruaja nuk punonte dhe per pasoje nuk kishte as te ardhura e as penson pleqerie . Sistemi ia mundesoje te dyja . Nese e masim me metrin e sistemit te kaluar Nene Liza ka te drejte sepse ai sitem ishte me baze hallin e nvojtarit . P.sh. s’ka shtepi Nene Liza ? Shume mire pushteti popullor, atije qe kishte dhoma me shume se ç’i nevoitej , ja merte dhe ja jepte Nene Lizes dhe femijeve te saje etj. etj. Por nese duam ta masim me metrin e sistemit kapitalist atehere kemi probleme sepse eshte shkelut rregulli baze , guri i themelit qe eshte “e drejta e prones ” . Nje njeri pa prone , eshte niegzistent ne ekonomine e tregut. Banka, qe eshte zemra e sistemit , nuk ndimon njeriun he ka hall por per njeriun qe ka prone . Ehhh….mor z. Viktor mor z. Viktor…..! Ke cituar Teodor Rusvelt por nuk je perpjekur ta zbatosh ate qe ai thote . Ti ke qendruar asnjanes midis te drejtes dhe te gabuares . Nuk je perpjekur te gjesh te drejten dhe te pronuncoesh pro saje . Prandaj them se je si kadiu i meselese qe te tregova .

  • Kjo. Liza qe nuk erdhi nga “bota e çudirave”,por “zbriti nga mali”, siç thoshte kenga dikur; “Dukagjinas zbrit nga mali ,merre token qe ta fali (atëherë partia) dhe sot “Shaban Tapia” ;Ja ,pra keto “Lizat”kanë të drejtë të”protestojnë”, sepse Sali RRumpallet dhe Shaban Rapit Jane akoma gjallë dhe jo vetëm i perkrahin, por edhe i nxisin “Lizat”per “. Revolucion Demokratik”!?Nuk e di a binden Lizat Ramen ,se Rama prandaj u nxeh ,se nuk arriti ti binde Lizat të se ne Kapitalizmin Demokratik çdo gje blihet , nuk falet!?Edhe ajo toka ku kane nderuar pa leje dihet të paguhet!?

  • Kjo. Liza qe nuk erdhi nga “bota e çudirave”,por “zbriti nga mali”, siç thoshte kenga dikur; “Dukagjinas zbrit nga mali ,merre token qe ta fali (atëherë partia) dhe sot “Shaban Tapia” ;Ja ,pra keto “Lizat”kanë të drejtë të”protestojnë”, sepse Sali RRumpallet dhe Shaban Tapit Jane ako

    Me

    gjallë dhe jo vetëm i perkrahin, por edhe i nxisin “Lizat”per “. Revolucion Demokratik”!?Nuk e di a binden Lizat Ramen ,se Rama prandaj u nxeh ,se nuk arriti ti binde Lizat se ne “Kapitalizmin Demokratik,”çdo gje blihet , nuk falet!?Edhe
    ajo toka ku kane nderuar pa leje duhet të paguhet!?

  • Si mos te ndihmojne NENA LIZAT , ne te gjithe Shqiperine politikanet mbare . Sali largqofti i la ne ate fillim te lire .Hyxhym mamluk vidhni ku te doni , zgjidhni ku te doni !!??. Donte ti merte voten , dhe ti kishte ushtare ,kur do ja lypte nevoja per te djegur Shqiperine .. O EDI RAMA , pse e pret nena lizen .Kush je ti more ,mos ndoshta kujton se je pashahi e cari i shqiperise ??.Ti o Rame je kryeminister , paguesh nga taksat e popullit . Ke vetem nje detyre te zbatosh vetem ligjin dhe kushtetuten .dhe as edhe nje gje me teper .

    Cfare taksirati kemi ne o Rame te pagojme me taksat tona m2 te nena LIZAVE ,veri jug te te gjithe Shqiperise me taksat tona ?? Pergjigju !!. A e di ti o Rame ,se pronari me te drejte do kerkoje neser parate per truallin , e jo sa don ti , por sa eshte cmimi i tregut . Mos haro o Rame ,se sa me shume ,kalon koha riten cmimet ,. Dhe ne qofte se nuk do ta besh hap krahun , jep doreheqje .Po vazhdove keshtu ,koha do te hedhi shume shpejt ne koshe te plehrave . Pergjigju mban pergjegjesi o Rame ,anti prone , anti drejtesi , anti kushtetute , pergjigju po te jesh burre . Devijo o Rame sa seshte vone , shmangju porosieve te Ramiz Alise te KATOVICES , se je ne ruge komplet te gabuar , e shkretetuat Shqiperine . Mendo edhe per koken tende , se neser kur te zbatohet ligji ne Shqiperi ,do pergjigjesh para ligjit .Jo vetem ti , por edhe Saliu e Ilir Meta ,dhe te gjithe parlamentaret e ketyre 31 viteve rrumpalle , e vetem vjedhje e ci qi temen ??

    Shkrim brilant i Z Malaj .Faleminderit .

  • “Analize brilante” un them analiz leshi!
    Sapo u zbulua nje vrasje ne SHBA mbas 38 vjetesh!
    C’duhet filozofimi? C’faj kan shqiptaret? Esht pytja me idiote! Katrahura mas viteve 90 ishte para syve te c’do kujt .A e lejut? Majeni me shnet!
    Pergjegjesi i pushtetit i asaj kohe sot nuk pyt per “non grata” vazhdon te sillet si i paprekshem pse?
    Sepse katrahura vazhdon, sepse nje pjes humbet nga ajo e nje pjese i duket sikur fiton! Nje Lise tjeter esht ke foltorja duke thirrur “ku jan provat e SHBA se ”
    Ka te pakten 100 vjet qe vezhgohen fenomenet sociale ne Shqiperi e jan te njejtat gabime qe perseriten!
    Pergjegjsit e katrahures njehsohen me ata qe i ven kazmen asaj duke perdorur 1000 argumente!
    Qofshi ju qe jeni me shnet se menja ju ka lon!

  • Pa truu ! @…………………………
    Keni luajtur me komentin tim . Doja te thoja , kemi 31 vite vite te nje rrumpalle mbi pronat . Alergjia qe kane pasur djemte e Ramiz Alise per ceshtjen e pronave kondra pronareve legjitim . E lavderoj dhe me ipni te drejte per z Malaj per kete shkrim . Arsyeja eshte e thjeshte .Gjate ketyre 31 viteve , as edhe nje gazetaruc nuk ka shkruar per kete katalizmo mbi pronat .. Per kete mizerabel . Ja kane kaluar edhe kohes se Turqise , 500 vite nen turkun .Mori e shkroi M Baze mero kelbaza üer Nena Lizen , por me tendence ,shante vetem Saliun , Ramen e lavderonte , e justifikonte , por i themi Mero Kelbazes se edhe Rama eshte njelloj si Saliu . Te gjithe gazetarucet edhin shashka , as edhe nje here nuk kane komentuar e shkruar , si Z Malaj sot me kete shkrim mbi pronat , kane dy muaj qe meren me kushtetuten te gjithe gazetarucet e shitur interesa xhinj, si do vendoset fati i Pres Metes Do rri apo do e largojne nga presidenca ??!!. Na plasi per Ilir Meten , sperfitojme asgje te ri , apo te qerohet Ilir Meta .Largojne keta batakcinj vemendjen dhe largimin nga keto probleme , por shyqyr qe doli nje nena Lize dhe ti cjerrim masken ketyre banditeve neokomuniste te ketyre 31 viteve te fundit qe e kane cuar vendin ne gremine . Nuk eksiston ligji , shkelet kushtetuta , ky palloshi i gjate Rama shkon ne Amerike dhe thote une jam dhe kam ndihmuar reformimin e drejtesise . Eshte uleritese , dhe e pa besueshme ?? . Ju pershendes ,, Pa truu !!

    • Fjala nuk eshte per nje gazetar apo dy politikane te korruptuar. Komentet ktu bohen njelloj si artikujt e gazetes me tendece ne mos partiake, duke u nis nga tendenca e interesa te vogla vetiake. Ai qe drejton eshte nje dhe korrupsionin se ben ai i vetem po jane te gjitha strukturat qe edhe per to duhet thene qe jane prap dy pal ata qe korruptojne dhe ata qe korruptohen! Problemi ktu nuk zgjidhet kurre. Nuk eshte fjala vetem per pronat por per c’do aspekt tjeter! Do ruajtje ambienti, plera cep e m’cep,do shkolla e edukim, msues t’pa afte e deftesa te bleme,do te shofesh shendetsin, korrupsion akoma me i madh dhe per me teper mjeket jan ajka e venit??
      Asnjeri nuk mban per nje moment frymen per te mor kthesen .
      Ajo goje qe i perket asaj dore qe hedh plera kuturu e merr ryshfet nuk mund te nxjerre xhevaire nga vetja ,ato sy qe i perkasin te njejtit surrat nuk mund te vlersojne estetiken.

  • Analiza duket e sakte.Mendoj se Z.Malaj duhet te kuptoj nje gje.Pushte etaret e pas vitit 1990-t jane udheheqesit e ordhive barbare ,nga te gjitha zonat rurale,per te grabitur pronen e trasheguar e ate te formuar nga diktatura. Shumica e atyre qe drejtuan vendin ne keto vite ishin pa breksit qe rregjimi i diktatures i kishte shkolluar e bere zyrtare.Edhe qeveria e sotme,si gjithe qeverite populiste,per te mbajtur pushtetin vazhdojne te legalizojne grabitjen e fallsifikimin.Ka mbetur dicka pa u kryer:”Vjedhia duhet legalizuar me ligj ne Kushtetute” e pas kesaj nuk do te kete me te tilla diskutime.
    Perpara 1990-tes askush nuk guxonte te ndertonte pa leje nje gardh e jo me te zaptoheshin troje pa fund.Nga gazetat e mediat lexojme e degjojme se Berisha ka ndertuar vile te madhe,Rama ka ndertuar vile,Meta ka ndertuar vile e plot te tjere.Ku e gjeten token keta pushtetare?Shembulli i tyre eshte tipik per zaptimet.Ky nuk eshte dhe s’ka per te qene shtet i te drejtes qe u propagandua.Kushdo qe ka zaptuar dhe ka bere ndertim pa leje ne prone te botes ti prishet dhe pastrimi i vendit te behet nga shkelesi.Pretendimi se po strehojme ata qe jane demtuar nga termeti eshte i pa drejte.Per fatkeqesin shteti te ndihmon te perballosh momentin e pare,te te sistemoj kundrejt pageses brenda mundesive.Duhet te jene shoqerite e sigurimeve,ku eshte siguruar banesa,qe te te japin demshperblimin per demin.Pse shteti nuk demshperblen ata dhjetra njerez qe pesojne deme me automjete ne rruge por i zhdemtojne shoqerit e sigurimeve?Shtet arbitrar dhe grabitqar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *