(Sipas Nolit)
Vargje të nënshkruara
Ismail Xhaferi
Nënë moj vajto mer malin
Larot prapë në skenë po dalin
Me “protestë” na lodhi trutë
Aliu me 40 hajdutë.
Nënë moj vajto mer malin
Rrugën duan të ta ndalin
Tani shpesh të griset suma
Nga një farë Grida Duma.
Nënë moj vajto mer malin
Hodhën lumin dhe vranë kalin
Shiko kush po grin sallatë
Kundër drogës në Lazarat.
Nënë moj vajto mer malë
Për një tufë me të marrë
Shpresë e tyre e shpëtimit
Një vaksin’ kundër tërbimit.
Nënë moj vajto mer male
Dolën ca e të qajnë halle
Ata që të molën lopën
Dhe përditë po ta bëjn’ gropën.
Nënë moj vajto merr malin
Se protestat nuk do ndalin
Kundër drogës janë çuar
Ca që janë vet’ të droguar.
Nënë moj vajto merr’ dhenë
Ata që në burg do qenë
Nuk u hyn në sy një qime
Për moralin mbajnë fjalime.
Nënë moj vajto merr’ dhenë
Pavarësisht se s’u ke ngenë
Se tani e di gjithë bota
Kush t’i fut gurët nën rrota.
Nënë moj vajto merr malë
Edhe ec me hap të çalë
Se kemi halle të rënda
Djepi plot e djalli brënda.
Nënë moj vajto merr’ dhenë
Ujqër ishin, ujqër mbenë
Ti shikon e ndjen përditë
Kush ta mban lakun në fyt.
2000 vetë që nuk kan’ kthim
Ca persona në kërkim
Ca të Zogut, ca nga shkaba
Dhe në krye Ali baba…

Eh mor Malo Xhaferri, deri ne 2013 beje bejte kunder Rames tani e rrotullove kalemin