Ç’thonë arkivat për raportin e Nënë Terezës me regjimin komunist

redaktor

Shqipëria po fiton krenari të madhe nga fakti që Kisha Katolike do të shpallë shenjtore më 4 shtator, murgeshën misionare Nënë Tereza. Megjithatë, vendi i saj i origjinës nuk ka qenë gjithmonë kaq entuziast për arritjet e saj.

Dokumente të siguruara nga BIRN zbulojnë se regjimi komunist i Shqipërisë e spiunoi murgeshën me banim në Indi, pasi e konsideroi atë të rrezikshme dhe mendoi se Vatikani e kishte promovuar për të dëmtuar Shqipërinë.

Dokumentet e Arkivës Kombëtare Shqiptare tregojnë armiqësinë e zyrtarëve ndaj saj për vite të tëra.

E lindur në Shkup të Maqedonisë nga prindër shqiptarë të Kosovës, murgesha u vendos në radarët e regjimit komunist në fillim të 1980-s.

Nevila Nika, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Arkivës dhe pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës i tha BIRN se komunistët filluan të merren me të pasi ajo fitoi çmimin Nobel në dhjetor 1979.

“Gjatë ceremonive të mbajtura për çmimin në Norvegji, ajo shpalli haptazi origjinën e saj shqiptare në një kohë kur Shqipëria ishte bërë vendi i parë në botë që kishte ndaluar fenë,” theksoi Nika.

Pasi kishte vrarë dhe persekutuar klerikët e vendit, në 1967 diktatori komunist, Enver Hoxha vendosi të ndalojë totalisht fenë.

Komuniteti katolik mori goditjen më të rëndë. Ndërkohë që pak klerikë ia dolën të largohen, shumë të tjerë u burgosën nga sistemi dhe u ekzekutuan.

Pas vitit 1967, kishat dhe xhamitë u kthyen në zyra, qendra sportive, muzeume apo vende të punës.

Nika beson se komunistët ia kishin frikën lartësimit të Nënë Terezës në një figurë ndërkombëtare, duke menduar se mund të shkaktonte presion mbi ta për të lehtësuar trajtimin e ashpër ndaj katolikëve të Shqipërisë.

“Ndërsa Nënë Tereza nderohej nëpër botë, shqiptarët nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Asnjë nga qytetarët nuk e njihte atë apo ç’ka ajo kishte bërë për të fituar një çmim të tillë. Por lidershipi komunist e dinte mirë dhe ata nuk mund ta nënvlerësonin atë më gjatë,” tha Nika.

E spiunuar nga regjimi:

Një raport dikur i klasifikuar, i dërguar nga ministri i Brendshëm tek ish-kreu i Presidiumit të Asamblesë Popullore, Ramiz Alia në qershor 1982 përmend rrezikun nga aktivitetet e Nënë Terezës.

Dokumenti i lexuar nga BIRN thekson “aktivitetet armiqësore të Vatikanit ndaj Shqipërisë” dhe e përmend atë si komplotiste kundër regjimit.

Me frikën se ajo propagandë fetare mund të importohej në mënyrë sekrete nga Kosova në Jugosllavi, zyrtarët shqiptarë u vunë në alarm mbi aktivitetet e prezumuara të Nënë Terezës.

“Murgesha kosovare, Tereza Bojaxhiu, në mars të këtij viti organizoi një takim në Romë, në të cilin morën pjesë 70 priftërinj shqiptarë dhe kosovarë mes emigrantëve të vendit tonë,”shkruhet në dokumentin e qershorit 1982.

“Ne po i ndjekim këto aktivitete armiqësore kundër vendit tonë dhe kemi marrë masa të mëtejshme për t’u njohur me situatën, duke forcuar punën tonë,” përfundon dokumenti.

Nika beson se komunistët ishin veçanërisht të alarmuar pas shpërthimit të demostratave në Kosovë më 1981, ku shqiptarët etnikë kërkuan krijimin e një republike brenda Jugosllavisë.

[Kosova ishte atëherë një provincë.]

“Ata panë kurajon e studentëve dhe qytetarëve të Kosovës kundër status quo-së dhe ndjenë se një ditë, e njëjta gjë do të ndodhte në Shqipëri,” tha ajo.

Në nëntor 1982, Nënë Tereza u përmend sërish në dosjet sekrete të Ministrisë së Brendshme, dërguar zyrtarëve të lartë të regjimit komunist.

Në raportin e Nëntorit 1982, ajo u akuzua se bënte pjesë në aktivitetet armiqësore kundër vendit.

“Vatikani dhe Papa Vojtila [John Paul II] janë duke e përdorur përsonalisht dhe gjerësisht murgeshën Tereza Bojaxhiu për aktivitete propagandistike kundër vendit tonë,” thuhet në raport.

Theksohet gjithashtu se asaj i ishte dhënë çmimi italian Torri Merlate në maj 1982, medalja Marquette nga një universitet katolik në Shtetet e Bashkuara më 1981 dhe titulli “Doctor” nga universiteti i Georgetown.

Me ndihmën e Vatikanit, një prift kosovar i quajtur Lush Gjergji kishte publikuar gjithashtu librin “Nëna jonë Tereza”, në të cilin ajo ishte quajtur “përfaqësuese e dëshirave të të gjithë shqiptarëve në botë”.

Ndërkohë, RAI në Itali, në bashkëpunim me organizatën e filmit Jadran në Zagreb po “realizonin një film për jetën e saj,” shkruhet në dokumentet sekrete.

Në dosje shprehen shqetësime mbi udhëtimet e saj të vazhdueshme në Europë dhe Shtetet e Bashkuara dhe takimet e saj me president të vendeve më të fuqishme të botës.

“Gjatë këtyre udhëtimeve, ajo ka frekuentuar gjithashtu mjedise të atyre që janë arratisur nga Shqipëria….në Itali dhe me emigrantë shqiptarë dhe kosovarë. Në një intervistë të dhënë për revistën kosovare Drita, ajo bëri sulme të drejtpërdrejta ndaj vendit tonë, duke thënë ‘Kisha në Shqipëri është duke përjetuar një të premte të zezë, duhet të ngrihet sërish pasi vendi ynë nuk mund të harrojë,” shkruhet në dokument.

Kthesa e çuditshme e marrëdhënieve

Nika e konsideron shqetësimin e komunistëve ndaj Nënë Terezës si krejt të kuptueshëm për atë kohë.

“Pavarësisht se Nënë Tereza thoshte që nuk ishte e përfshirë në politikë, ajo ishte një politikane e jashtëzakonshme dhe e rafinuar dhe avokate e madhe e lirisë. Sigurisht që ata ishin të frikësuar prej saj, pasi ajo e dinte se si liritë në Shqipëri ishin shtypur në nivel institucional dhe personal,”tha Nika.

Në vitet 1970, pasi nëna e saj Drane dhe motra Age Bojaxhi vdiqën në Tiranë, ajo shprenzoi vite me kërkesa ndaj autoriteteve shqiptare që ta lejonin atë të vinte të vendoste lule në varret e tyre.

Pasi kërkesat u refuzuan në mënyrë sistematike, ajo që ndodhi në gusht 1989 ishte një surprizë: atë muaj ajo u lejua të hynte në Shqipëri në një vizitë që ata e quajtën private-thuajse një vit e gjysmë para se regjimi të rrëzohej.

“Nuk është e qartë se çfarë e detyroi liderin e ri të komunistëve, Ramiz Alia të lejonte Nënë Terezën të hynte në vend-me shumë gjasë ishte situata e vështirë ekonomike me të cilën përballej vendi. Ndoshta Alia mendoi se ajo mund të siguronte ndihma humanitare,” thotë Nika.

Edhe pse zyrtarët komunistë e pritën atë në vizitën e parë të saj, Alia refuzoi ta lejonte që të hapte urdhrin e saj në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, më 1 dhjetor 1990, vetëm pak ditë pas shpërthimit të protestave studentore kundër regjimit, qeveria e nderoi atë me dekoratën “Naim Frashëri” me motivimin e kontributit të çmuar ndaj njerëzve në nevojë.

“Shqiptarët janë krenarë për vajzën e tyre të madhe dhe të nderuar,” lexohet në tekstin që shoqëron dekoratën.

“Sigurisht, komunistët nuk e ndjenin të nderonin Nënë Terezën, por ata e bënë. Kjo është një provë tjetër e personalitetit të saj të shquar, diplomacisë dhe aftësisë në arritjen e objektivave të saj. Në fund, ajo ia doli madje edhe kundër komunistëve,” u shpreh Nika.

Share This Article
11 Comments
  • ***Një vrejtje për Nevila Nikën !!!
    ****Komunistët z.Nevila e kishin shpallur ateizmin e tyre dhe ishin në luftë me fenë ,ata thanë se feja është opjum për popullin ,dhe nuk kishin frikë kërkënd në botë ,as edhe Nënë Terezen që deklaroi se shteti shqiptar ishte 100% ateistë .!!!
    ***Komunistët e nderuan Nënë Terezen si peronalitet i zgjuar bamirse me origjinë shqiptare në botë ,kur ata panë se ajo nuk zhvilloi aktivitet kundër tyre.dhe jo ta kishin frikë.!!Mendoi se përdorimi i fjalës frikë nuk ka vandë,është i ekzegjeruar !

  • Kush eshte kjo Nika ?
    Mos eshte e bija e te lavdishmit Bujar Hoxha ?
    PRA MBESA E SHPIKESIT TE KOSOVES E KOSOVAREVE KADRI PRISHTINES (Djale i Lutfullah Halimit)
    PASKENI GJETUR KISHE KU TE FALENI JU TE DITES

  • BIRN!? ‘Bir Selman i nenes..’ e thote 1000 here me gojen e saj ‘virgjereshe’ katolike NIKA!
    —————-
    Te besh nje antishkrim per nje bamirese me emerin Gonxhe Bojaxhi e te mos thuash ASGJE per bemat e saj dhe mos i permendesh as emerat e prinderve biologjike ,e nga ana tjeter te zesh ne goje 100 here fjalen komunist autorja ‘fantazem’ bashke me te ‘antikrishteren’ NIKA qe kerkon te marre virgjerine e prostitutes Marija Magdalena jo vetem qe e poshteron figuren e maqedonases Bojaxhiu por tregon KRIMET e fese Katolike e istitucioneve te saj nga lindja e krishterimit ne vitet ’70 pas eres se re me protagonist shen Palin e deri tek mesjeta e inkujzicionit ku tere mendimi shkencor perfundonte ne turren e druve nga prifti Xhordano Bruno tek gjyqi i babait te shkences moderne Galileo Galilei!?
    P.S-Per ata qe nuk ).!!!!!

  • Historia eshte e pameshire,Nene Tereza e Shenjte,komunismi dhe zagaret e tyre ne ferr.
    Bijte e atyre qe ishin ne nomenklaturen komuniste sot ne pushtet ne Tirane kane vene maska ne fytyre prej “gezimi”te ketij evenimenti,hipokrite.lavdi te perjetshme NENE TEREZA, SHQIPTARJE ME NDERUAR NE HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR.FALEMINDERIT.

  • Sot bijte e krimineleve te diktatures perpiqen te shfrytezojne emrin e mire te Nene Terezes per ti dhene pak shkelqim ekzistences se tyre prej servilesh.

  • nuk e di pse gazeta Dita dhe ne pergjithesi shtypi shqiptar vazhdojne inkuzicjonin kunder pushtetit popullor te enver hoxhes.(EH)

    njerzit,nga rrethanat historike te sotme nuk kane ndonje simpati te madhe per EH…por kur shohim sot qe shteti shqiptar nuk egziston..kur morali dhe dinjiteti kombetar eshte ne piken me te ulet gjate egzistences si komb perse duhet te shajme
    “””gjasme diktaturen regjimin komunist stalinist” sipas ketyre Nevilave.

    kush eshte kjo Nevila qe se bashku me ate perversin tjeter Dervishaj i arkivave me blendi fejzite dhe farite ballite biles dhe kadarenjte me pellumb kullat jane kthyer ne hijena dhe nekrofage ??

    Nevila Nika eshte e bija e spiunit kosovar me te ndyre egjasme profesor /Pordhesor Bujar Hoxha qe pasi hengri buke lepurushi ne kohen e enverit ne vitet 89-91 u be nje nga bashkpuntoret kuislinge ne invazionin serb te asaj kohe me banden tropojane te elez biberajt,sali berishes azem hajdarit & dhe kompani

    ka fakte se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Pra eshte kriminale qe e bija e spiunit kosovar Bujar Hoxha te “hape arkivat” te veje mikroskopin dhe te na servire fakte te tilla qe jane me shume material humori dhe per vete kryekanibalin e fushates 25 vjecare elez biberaj qe ka qene dhe “miku” i Bujar Hoxhes.

    Eshte nder per kombin shqiptar qe po shenjterohet Nene Tereza..por gjithashtu pas 1992 ka 25 vjet qe shqipataret po shenjterojne padashur dhe enver hoxhen qe ka qene jezusi dhe muhameti i tyre pr gjysem shekulli..Edhe ky artikull i bijes se spiunit Udb Bujar Hoxhes dhe akasesi qe i jep shtypi dhe gazetes Dita kesaj spiuneshe eshte ne faky shenjterim qe po i ben enverit….

    o nevila dhe ju perverse te tjere.

    .nuk eshte viti 1991 kur erdhen ca koqevare udbashe & elezbiberamerikanet nga Beogradi Bujar Hoxhes me xhon megoun..me cekun e bardhe dhe teorine e nivelit zero dhe u treguan nekrofage me sistemin qe iku…eshte viti 2016 ku monstra e beogradit sali berishaj eshte akoma jashte burgut sepse akoma eshte e forte fantazma e rajersonit..elez biberajt dhe seperma e “profesorit serb” devile nevila.

  • Kjo Nika eshte nje debile komunistofage. Moj halldupe e patru, komunistet e Shqiperise ishin ata qe filluan trazirat ne Kosove, qe nxiten studentet te ngriheshin me parrullen “Kosova republike”. Ti keto i di, por qellimisht ke qejf t’i fshehesh dhe te mbash ne dore pishtarin e anti-komunizmes. Mbaje fort dhe pastaj fute aty ku di vete.

  • kjo gazete ka levizur nga synimi per te cilen u ngrit..Tashme motivi i Dites eshte ti krehi bishtin ekzekutivit,per reklama dhe njoftime si dhe te rise lexushmerine nepermjet “sensacioneve”Pse nuk ishte sensacion qendrimi i A Stefanit “se fajin e kishte Enver Hoxha qe Balli u bashkua me okupatorin” ha ha ha Isha nje lexues i regullt… tashme Diten nuk e lexoj me

  • Nexhmija eshte nje genjeshtare sa kriminale aq edhe patalogjike
    Agi,motra,e Nene Terezes ka lindur me 1905 dhe s ka pasur asnje shans te kete qene ne shkolle me Nexhmijen
    Nje reference e thjeshte ne internet ne emrin e saj apo te vllait Lazer Bojaxhi nxjerr te verteten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *