Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nenet e Kushtetutës që detyrojnë Bajram Begajn të heqë dorë nga postet dhe gradat, duhet t’i pranohen nga Meta para seancës së votimit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kryesore > Nenet e Kushtetutës që detyrojnë Bajram Begajn të heqë dorë nga postet dhe gradat, duhet t’i pranohen nga Meta para seancës së votimit
KryesorePolitike

Nenet e Kushtetutës që detyrojnë Bajram Begajn të heqë dorë nga postet dhe gradat, duhet t’i pranohen nga Meta para seancës së votimit

Ornela
Published June 4, 2022
Share
SHARE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla konfirmoi në mbledhjen e grupit parlamentar se Bajram Begaj ka hequr dorë nga postet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe grada gjeneralmajor.

Dorëheqja e tij nga këto poste diktohet nga neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë.

Sipas këtij neni, Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të jetë kryetar partie.

“Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, thuhet në nenin 89 të Kushtetutës së Republikës.

Ndërkohë, gradën gjeneralmajor mund ta mbajnë vetëm oficerët aktivë.

Po ashtu, Neni 167 i Kushtetutës është një arsye tjetër se përse Bajram Begaj duhet të japë dorëheqjen para votimit në Kuvend.


Ky nen përcakton: “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.
Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe”.

Por, duke qenë se edhe detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret nga Presidenti Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të pranohet nga kreu i shtetit.

Ndërkohë ky detyrim vjen në një moment kur kreu i shtetit Ilir Meta prej ditës së premte dhe sot ndodhet për një vizitë zyrtare në Stamboll.

Kjo nuk dihet nëse mund të krijojë ndonjë ngërç procedural./Panorama/

Ornela June 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?