Xhafa: Neni 13 do riformulohet

Elton Tafaruci

 

Neni 13 për kufizimin e lirisë së medias në ligjin për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion do të ndryshojë.

Fakti është bërë i ditur në një intervistë për Report Tv kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ku ka thënë se, paragrafi i nenit 13 të ligjit të SPAK nuk ka lidhje me lirinë e medias dhe raportin që duhet të ketë me hetimin dhe prokurorinë.

Ai shton se keqkuptimet janë një zhurmë e panevojshme, por thekson se ky paragraf i këtij neni duhet riformuluar.

Neni 13 i ligjit per Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion është një zhurmë e panevojshme. Në vetvete neni nuk ka te bëjë me lirinë e medias dhe raportin që duhet të ketë me hetimin dhe prokurorinë. Ka të bëjë me pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme që ka punë shumë delikate dhe me konflikt. Ndaj është e nevojshme që të mbrohen prokurorët nga çdo ndikim i paligjshëm që deformon hetimin. Futja e medias nuk kishte qëllim censurën, por ndalimin e përdorimit të medias si instrument për presion. Në mënyrën si është shkruar, mund të keqkuptohet. Ndaj duhet ndryshuar e riformuluar” tha Xhafaj.

Bëhet fjalë për paragrafin e dytë të nenit 13 të projektligjit, që aktualisht parashikon që çdo lloj “influence e papërshtatshme” e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.

neni-13-655x356

 

Share This Article
2 Comments
  • Ai neni aty eshte FIKS fare dhe duhet lene aty per ca vite, sepse te gjitha ju mediat si ato PRO dhe ato KUNDER Qeverise, jeni bere bajate fare dhe nuk ke se cte lexosh.
    Me mire te na lini rehat e te mos shkruani fare. Kualiteti i lajmit ne mediat shqiptare eshte “dez-informues, i pa konfirmuar, i pa anshem, dhe kopje nga interneti”.
    Po pse keshtu behet Gazetaria apo Media apo Lajmi?
    Per te mos folur fare pastaj qe 95% e lajmeve jane vetem per bikinizimin…..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *