Nënshkruhet sot në Athinë marrëveshja për gazsjellësin TAP

anazapta

Do të nënshkruhet sot në Athinë marrëveshja ndërmjet Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Marrëveshja mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për zbatimin e projektit të TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë.

Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik.

Pala shqiptare do të përfaqësohet nga zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *