Nëntëdhjetë kg drogë e fshehur në kamion nga Maqedonia e Veriut për në Greqi, arrestohet shoferi

Edlira Shehu

Kontrollorët e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Greqi, kanë ushtruar kontroll mbi një kamion që vinte nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrolleve, ata kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 90 kilogramësh kanabis. Droga e sekuestruar ishte fshehur në pjesë të ndryshme të kamionit.

Shoferi i mjetit është arrestuar, ndërsa Policia ka mundur të sekuestrojë 88 pako në total me 90.5 kilogramë kanabis.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *